lifestyle

Horoskopi 19 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat

Dashi

Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment i mbushur me lodhje sa i takon punës, sidomos nëse keni në plan që të çoni përpara projekte të reja.

Të lidhura

None found

Demi

Jeni të rrethuar nga njerëz që ju stresojnë, por nuk jeni ju problemi. Bëni kujdes ndaj marrëveshjeve dhe kontratave. Nëse e tërhiqni shumë litarin, mund të këputet! Mundohuni që të jeni më fleksibël.

Binjakët

Një problem i lindur së fundmi në dashuri, do të arrijë që të zgjidhet në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Sa i takon punës, do të keni mundësi që të merrni një shpërblim. Lajme të rëndësishme, pritet të vijnë për ju para fundit të vitit, lidhur me një çështje të rëndësishme.

Gaforrja

Ju pret një e premte mjaft e vështirë, ku gjatë saj do të jeni të lodhur dhe nervoz, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Do të ndiheni të pasigurtë për të ardhmen. Gjithë ata që janë në kërkim të një pune, nuk duhet të humbasin besimin, pasi me gjasë do të përballen me një mundësi.

Luani

Do të keni takime intriguese. Tashmë do të jeni më të sigurtë dhe më pak të paqëndrueshëm. Shtatori dhe tetori, do të jenë dy muaj me ngarkesë të madhe në punë dhe zgjedhje të rëndësishme për bashkëpunim.

Virgjëresha

Takimet do të jenë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, ku në dashuri do të jeni mjaft të favorizuar. Ndërsa në punë do të inatoseni për diçka, por mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ziliqarë do të ketë gjithmonë.

Peshorja

E premtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon sferës sentimentale. Në punë do të ketë të papritura, për ata që janë në fillimet e tyre. Me shumë mundësi do të nisni bashkëpunime të reja.

Akrepi

Mjaft më me polemika! Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për zgjidhjen e problemeve. Kujdes duhet të tregoni për çështjet financiare dhe ligjore. Në punë ju pret një propozim mjaft interesant.

Shigjetari

Nuk do e keni aspak të vështirë që të gjeni dashurinë, duke qenë se yjet janë në anën tuaj. Në punë, dikush do ju kërkojë që të zëvendësoni një person, shkruan noa.al. Gjithsesi do të arrini që të jeni pozitiv dhe të bëni gjërat që doni.

Bricjapi

Bëni kujdes me të lindurit e shenjës së peshores dhe gaforres, pasi mund të keni tensione. Ndërsa sa i takon punës, kjo duket periudhë më e mirë për të zgjidhur disa vështirësi që keni kaluar së fundmi.

Ujori

E premtja nuk do të jetë aspak e favorshme sa i takon ndjenjave, ndaj ruani qetësinë dhe mos u acaroni. Sa i takon punës, mund të vendosni që të ndaleni dhe të reflektoni. Keni disa dyshime që ju mundojnë.

Peshqit

Kjo ditë është mjaft e favorshme për dashurinë. Nëse duhet të flisni për gjëra të rëndësishme, bëjeni. Duke nisur nga data 27, Mërkuri do të luajë rol të rëndësishëm në shenjën tuaj. Çdo gjë do të shkojë në favorin tuaj, sa i takon punës.

Tags: horoskopi

të fundit

Xhaka flet hapur pas periudhës së vështirë: Do të gënjeja po të thosha se jam mirë

Zvicra regjistroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke mposhtur Bosnjën me rezultat bindës 4-1,…

44 minutes ago

Botërori 2026 ndryshon ritmin e lojës: më pak kohë shtesë, më shumë futboll real

Për vite me radhë, tifozët janë mësuar të shohin tabela me 10, 11 apo edhe 12 minuta kohë shtesë në…

2 hours ago

Real Madridi përgatit ofertë rekord për Michael Olisen, mbi 200 milionë euro në lojë

Real Madridi ka vendosur Michael Olisen si objektivin kryesor të afatit kalimtar veror, raporton MARCA.Gjiganti spanjoll po shqyrton mundësinë e…

2 hours ago

“Kërkesa e parë është dorëheqja e qeverisë”, organizatorja e protestës tregon se çfarë po kërkojnë protestuesit

Përfaqësuesja e grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 19-të, Arilda Lleshi, e ftuar në emisionin “Të…

2 hours ago

“Jeni pjesë e llumit”, Agron Shehaj përplaset ashpër me deputeten e PS-së, Iris Luarasi

Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia”, u përplas ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me deputeten e PS-së,…

2 hours ago

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndyshimet prekin komisariatet kryesore në vend

Lëvizje të rëndësishme, të cilat kanë prekur komisariatet më të rëndësishme të vendit janë bërë në rradhët e Policisë së…

2 hours ago