lifestyle

Historia e lashtë e unazave të martesës

Festimi i fejesës apo i martesës me një unazë, është sot një pjesë përbërëse e shumë kulturave. Por mund të habiteni kur të mësoni se mbajtja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë, është një traditë që daton të paktën 1 mijë vjet më parë.

Ajo është një praktikë që mendohet se rrjedh nga besimi, se një venë gjaku shkon nga ky gisht deri në zemër. Ajo quhet ndryshe Vena Amoris. Kjo ide shpesh i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të lashtë, por origjina e vetë unazës mbetet ende e paqartë.

Të lidhura

None found

Gjithsesi arkeologët kanë zbuluar unaza ari që i përkasin epokës së Egjiptit të Lashtë. Por para mbretërimit të Ptolemenjve, nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare martese. Kontratat martesore praktikoheshin, por ato mbetën të kufizuara kryesisht ndërmjet familjeve.

Nga Egjipti, përdorimi i unazave besohet se është përhapur te grekët dhe etruskët, dhe kësisoj në Romën e lashtë. Edhe pse në fakt grekët e lashtë shkëmbyen unazat si simbole të dashurisë, jo të martesës. Atëherë, kur nisën të përdoren filluan unazat e fejesës?

Kur flitet mbi origjinën e përdorimit të unazave për fejesa, të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ose të paktën kështu do të dukej. “Unazat romake që bartin simbolin e 2 duarve të shtrënguara, kuptohen zakonisht si unaza fejese, shpjegon Karen Hersh, profesore e historisëklasike greke dhe romake në Universitetin Tempëll.

Ky simbol i duarve të kapura me njëra-tjetrën, është një emblemë e përbashkët midis grekëve dhe romakëve, duke i dhënë njëfarë besimi faktit se midis këtyre popujve kishte njëshkëmbim të ndërsjellë. Në përgjithësi, unazat ishin tepër të rëndësishme për kulturat e lashta, thotë Hersh, që është edhe autore e librit “Dasma Romake: Rituali dhe kuptimi i tyre në Antikitet”.

Ato tregonin pasurinë dhe statusin, dhe mbaheshin nga ata që kishin role të veçanta politike dhe përfaqësonin një rëndësi simbolike dhe fetare. Dëshmi të tjera nënvizojnë përdorimin e unazave në fejesat romake.

Për shembull Plini Plaku, vuri në dukje se në kohën e tij “një unazë prej hekuri i dërgohet si dhuratë një gruaje kur është e fejuar, por pa asnjë gur në të”. “Ka prova të mjaftueshme tëthuhet se unazat jepeshin si një shenjë premtimi”- thekson Hersh.

Unaza do të ofrohej në një ngjarje të njohur si sponsalia, një marrëveshje joformale për t’u martuar, normalisht midis dhëndrit dhe babait të nuses. Këto unaza fejese – të njohura si Annuli Pronubi – mund të kenë ndryshuar me kalimin e kohës, nga unazat e thjeshta të hekurit të përshkruara nga Plini në ato prej argjendi dhe ari.

Rreth shekullit III Pas Krishtit, ishte një praktikë e zakonshme (të paktën në mesin e elitave) që fejesat të shoqëroheshin me këto materiale më të vlefshme. Megjithëse unazat e martesës ka të ngjarë të mos jenë përdorur në Romën e lashtë, praktika e ofrimit të tyre për të kremtuar fejesat, mund të ketë frymëzuar përdorimin e tyre gjatë ceremonive të dasmës nga Kisha e krishterë.

Në mesjetë, ato ishin shndërruar në një simbol të dashurisë dhe të bashkimit të përhershëm.Pra akti i vendosjes së një unaze në gishtin e dikujt me synimin për t’u martuar, ka një histori të gjatë. Natyrisht, jo çdo pjesë e traditës është e lashtë:unaza e fejesës e zbukuruar me diamante, është krijuar si rezultat i një marketingu dinak që i ka fillesat vetëm nga mesi i shekullit XX-të.

të fundit

Peja prosecution indicts a person for aggravated murder and illegal possession of a weapon

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e…

17 seconds ago

Osmani: Contacts with the Trump administration should be daily and at the highest level

Ish-presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se komunikimi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump,…

44 seconds ago

Merz calls for concrete steps in Kosovo–Serbia talks

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se gjendja aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po…

1 minute ago

Shiroka-Pula: Constitutional Court decisions must be implemented, regardless of political consequences

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen pa u personalizuar, pavarësisht pasojave…

2 minutes ago

Debat në Kuvend mes Gërvallës dhe Haxhiut për Faton Pecin

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në senancën plenare të Kuvendit të Kosovës, foli për kolegun e saj të partisë, Faton…

2 minutes ago

Pamjet nga kampi i Njësive Speciale në Vrellë, Ramadani: Shkelje e rëndë e sigurisë, kërkohet hetim

Lidhur me publikimin e disa pamjeve ku një person ka hyrë dhe ka xhiruar në kampin e Njësive Speciale të…

3 minutes ago