Sheqernat në akullore ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe parandalojnë ndarjen e proteinave duke shkaktuar rritjen e insulinës, thotë trajneri i famshëm dhe dietologu Jay Cardiello për Men’s Journal.
“Akullorja mund të jetë e dobishme deri në dy orë pas stërvitjes”, theksoi ai.
Ndërsa, kirurgu Dr. Christy Phan beson se ka disa të vërteta që akullorja të jetë e mirë për rikuperimin pas stërvitjes, por paralajmëron:
– Pyetja kryesore është se sa fort keni ushtruar? Nëse nuk ushtroheni mjaftueshëm dhe hani akullore çdo ditë, kjo nuk do të reflektojë mirë në formën tuaj.
Mund të prishë gjumin
Disa njerëz besojnë se akullorja i ndihmon të qetësohen dhe të flenë më shpejt, por ekspertët thonë se kjo është e pakuptimtë.
Një studim kryesor i botuar në Journal of Sleep Medicine thotë se ngrënia e ushqimeve të ulëta në fibra dhe të pasura me yndyrna të ngopura shoqërohet me gjumë më të dobët dhe shqetësim gjatë natës.
Konsumimi i më shumë sheqerit, veçanërisht gjatë natës, zvogëlon sasinë e gjumit të thellë. Nëse duhet të hani diçka para gjumit, hani një banane, e cila është e pasur me magnez, e cila përmirëson gjumin.
Ndikon negativisht në humor
Ushqimet me shumë yndyrë dhe sheqer, si akullorja, janë të dëmshme për trurin.
Disa studime kanë gjetur një lidhje midis një diete të lartë në sheqerna të rafinuar dhe funksionit të dëmtuar të trurit, dhe madje edhe përkeqësimit të simptomave të çrregullimeve të humorit si depresioni, shkruan Dr. Eva Selub në blogun e shëndetit të Harvardit.
Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD),…
Policia franceze, arrestoi dhe ekstradoi në Shqipëri Paul Dedën, ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu,…
Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk…
Janë kaluar mbi një dekadë që nga lidhja e shumëpërfolur mes Stines dhe moderatores Roza Lati, por emrat e tyre…
Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë…