lifestyle

Fillojëni ditën më një gotë ujë të ngrohtë, 8 aryset që do t’ju befasojnë

Keni dëgjuar shpesh që një pjesë e mirë e njerëzve që merren me aktivitet fizik apo personazhe të njohur e nisin mëngjesin me një gotë uji të ngrohtë në një stomak bosh. Nëse nuk keni kërkuar për një “pse”, është momenti ta bëni tani.

Të pish ujë të ngrohtë në mëngjes sjell përfitime pafund për shëndetin duke filluar që nga humbja e kileve të tepërta deri tek përmirësimi i sistemit tretës. Sipas mjekësisë të lashtë kineze, ta fillosh ditën duke pirë një gotë ujë me stomak bosh do të thotë të pastrosh sistemin tretës, të përshpejtosh metabolizmin dhe të fuqëzosh sistemin imunitar. Cila janë specifikisht përfitimet që merrni nga uji i ngrohtë esëll?

Të lidhura

None found

1. Mund të bini në peshë!
Eshtë gjëja e parë që duhet të bëni çdo mëngjes nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Uji i vakët ngre temperaturën e trupit e cila si rezultat rrit shkallën metabolike (shkalla me të cilën trupi ynë djeg kalori). Kur kjo shkallë rritet, trupi ynë është i aftë të djegë më shumë kalori gjatë ditës, gjë e cila na ndihmon të dobësohemi më shpejt.

2. Përmirëson sistemin tretës
Trakti digjestiv aktivizohet duke hidratuar kështu stomakun dhe duke eleminuar toksinat e dëmshme nga trupi. Uji i ngrohtë ul gjithashtu ul rrezikun për kapsllëk dhe përmirëson lëvizjet e zorrëve.

3. Redukton dhimbjen e kokës prej sinuseve
Nëse vuani nga sinoziti, provoni ta nisni mëngjesin me një gotë uji të ngrohtë. Do ta shihni sa do t’ju ndihmojë për të pastruar mukozat e bllokuara, duke çliruar sinuset nga ngarkesat dhe si pasojë, reduktuar dhimbjen e kokës.

4. Përmirëson qarkullimin e gjakut
Zgjerimi i arterieve dhe venave ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Kjo ndihmon gjithashtu në relaksimin e muskujve, çlirimin nga dhimbja e tyre dhe ul riskun për probleme kardiake.

5. Ndihmon që trupi të qëndrojë i detoksifikuar
Temperatura e lartë e trupit bën që të djerësini dhe bashkë me djersën nxirrni jashtë gjithë toskinat e eleminuara nga trupi.

6. Lufton të ftohtin
Nxehtësia që merrni nga uji i ngrohtë është shumë efektiv nëse po kaloni një grip apo keni dhimbje krahërori.

7. Redukton dhimbjet e ciklit menstrual
Kur jeni me perioda provoni të pini ujë të ngrohtë pasi duke rritur qarkullimin e gjakut në muskujt e barkut, muskujt do të qetësohen dhe relaksohen.

8. Parandalon plakjen e parakohshme
E dini që akumulimi i toksinave në trup bën që lëkura të rrudhet më shpejt? Duke pirë ujë të ngrohtë, çlironi toksinat dhe riparoni qelizat e lëkurës duke rritur kështu elasticitetin e saj.

Sa duhet të konsumoni?
Të paktën 2 litra uji të vakët në ditë për të marrë gjithë përfitimet e përmendura më lart.

*Rreziku i vetëm që vjen prej tij është se mund të jetë shumë i ngrohtë në momentin që e konsumoni dhe mund të digjeni. Prandaj para se ta pini, provojeni me duar.

të fundit

Murati: Mbrojtja e parasë publike kërkon integritet financiar

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar ngjarjen e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me temën…

5 minutes ago

Ekzekutimi i Christa Pike dështon, nëna e 19-vjeçares së vrarë: Vajza ime po harrohet ndërsa autorja merr gjithë vëmendjen

Colleen Slemmer u largua nga Florida drejt Tennessee për të ndjekur ëndrrën e saj për të studiuar teknologjinë, por jeta…

8 minutes ago

Ragmi Mustafi sharply criticizes Vučić’s rhetoric about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

11 minutes ago

Mustafi condemns Vučić’s statements about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

11 minutes ago

Akuzohet se mori rryshfet, GJKKO jep masën e sigurisë për administratorin e inceneratorit të Elbasanit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Leli Kajën,…

12 minutes ago

Mickoski: Identiteti maqedonas nuk është produkt i Jugosllavisë

Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me…

12 minutes ago