lifestyle

Esëll apo pas mëngjesit? Dr. Albana Daka i jep fund dilemës: Kur duhet ta konsumoni kafen

Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe në mëngjes. Por, ajo që shumë bëjnë gabim është ta pinë kafen esëll. Kjo, sipas mjekes nutricioniste Albana Daka është e gabuar. Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, Dr. Albana shpjegoi arsyet pse kafen duhet ta pimë pasi të kemi ngrënë vaktin e mëngjesit.

“Jo, sepse kafja nxit prodhimin e lëngjeve të tepërta të stomakut dhe në këtë mënyrë, rritet prodhimi i acidit klorhidrik që prodhohet në stomak dhe fillon refluksi. Nga shtimi i këtij acidi, fillon djegia e stomakut, gastrite minimale dhe mund të shkojnë deri në ulçerë kur ne e nisim me kafe që në mëngjes por dhe kur ka një sasi të shtuar. Një nga problematikat që fillojnë shqetësimet e stomakut është konsumi i tepruar dhe esëll i kafes.”

Të lidhura

None found

Sa kafe duhet të pimë në ditë?

“Normalisht, organizmi ka një tolerancë personale ndaj kafeinës. Thuhet se mesatarisht 200 deri në 240 miligramë kafeinë, e konvertuar në filxhane kafe është jo më shumë se 3 në ditë. Ka persona që pinë vetëm një dhe nuk e tolerojnë dot një kafe të dytë sepse mund të kenë takikardi ( rritje të rrahjeve të zemrës), ndjenjën e refluksit, rritjen e ankthit. Nëse pihet afër drekës, mund të stimulojë pagjumësinë.

Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë. Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jetë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.”, shtoi Dr. Albana.

E pyetur nga moderatori Alban Musa për efektet që ka kafeina në trup, mjekja shpjegoi se ajo mund të shkaktojë probleme me stomakun, ankth dhe pagjumësi nëse merret në sasi të ekzagjeruar. Siç theksoi doktoresha, personat me hipertension dhe ata që vuajnë nga pagjumësia duhet ta shmangin.

Kush duhet ta pijë kafen?

“Kafja është një ritual i përditshëm dhe ka efekt psikologjik, stimulon sistemin nervor. Njerëzit që kanë aktivitet psikologjik, punën rutinë, me vëmendje të përqendruar, një kafe në mëngjes pas në vakti të bollshëm, është i rekomanduar. Ata që kanë tendencë për tension të lartë dhe ata që vuajnë nga pagjumësia nuk rekomandohet sepse ajo do ta thellojë më shumë pagjumësinë.”, përfundoi Dr. Albana

të fundit

Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

4 minutes ago

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

11 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

12 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

16 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

16 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

22 minutes ago