lifestyle

Mjekja Albana Daka ndalon dietat e shpejta, rasti i pazakontë: Vajza konsumoi topa pambuku, përfundoi në operacion

Mjekja nutricioniste, Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc e shëndetit” për rreziqet nga të cilat përballemi kur ndërmarrim dieta të shpejta dhe të pamonitoruara. Doktoresha tha se mbipesha klasifikohet si sëmundje dhe duhet të trajtohet nga mjeku.

Nutricionistja vuri në pah rreziqet me të cilat përballemi nëse e trajtojmë veten duke ndjekur dieta që mund t’i lexojmë në internet. Sipas saj, në këtë mënyrë mund t’i shkaktojmë organizmit më shumë dëme sesa të mira. Mjekja rrëfeu dy raste të të rinjve që kishin përfunduar në spital.

Të lidhura

None found

Njëri kishte të bënte me një vajzë që kishte konsumuar topa pambuku pas disa videove që kishte parë në internet.

“Ishte një djalë i ri që bënte një regjim drastik dhe monitorohej nga një jo profesionist. Mbante një regjim të tillë, pa lëngje dhe me procedura të tej zgjatura të saunave çdo ditë.

Organizmi ynë ka mbi 70 përqind lëngje dhe nëse i heqim në mënyrë drastike, do të bjerë. Ky person kishte prej 10 ditësh që merrte pak lëngje dhe me seancat e saunës kaloi në hemodializë sepse bëri bllokim të veshkave. Nëse do të kishte vazhduar do të humbiste dhe veshkat.

Një rast tjetër është një vajzë që kishte parë disa video të modeleve që merrnin topa pambuku që të ulej volumi i stomakut. Hanin pambuk në formë topash, ulje volumi i stomakut dhe konsumonin më pak. Ajo e kishte bërë për disa ditë këtë gjë dhe vjen me ankesën se kishte vështirësi jashtë.

Tha që prej disa javësh konsumoj pambuk sepse kam presionin e shoqërisë. Nuk ishte mbipeshë. Fijet e pambukut ngjiteshin në muret e stomakut dhe zvogëlohej më shumë hapësira ku kalonin materialet ushqimore. Iu nënshtrua ndërhyrjes për të pastruar traktin tretës.”, tha Dr. Albana.

Mjekja theksoi se para se të nisin një dietë drastike duhet të kryhen kontrollet e duhura. “Që të kalojmë në një peshë normale dhe për të pasur një organizëm të shëndetshëm duhet të menaxhojmë stilin e jetës, aktivitetin fizik dhe të drejtohemi të mjeku. Nuk mund të shikojmë video në Youtube apo reklama në internet.

Organizmi mësohet gradualisht me rënien në peshë. Rënia vjen në varësi të peshës. Nëse jemi 100 apo 105 kg, është normale që të biem 7-8 kg në muaj.”, tha mjekja.

të fundit

Prishtina thellon shkëputjen në krye, Malisheva dhe Drita e ndjekin – tabela pas javës së 13-të

Java e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës ka përfunduar me rezultate interesante, ndërsa skuadrat tashmë do të shkojnë…

2 minutes ago

Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

8 minutes ago

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

15 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

16 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

20 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

20 minutes ago