Një ekspert shëndeti ka zbuluar se alkooli ndikon në jetëgjatësinë e individit.
Dr. Tim Stockwell, shkencëtar në Institutin Kanadez për Kërkime mbi Përdorimin e Substancave, tha për Daily Mail se konsumimi mesatar i dy pijeve në javë gjatë gjithë jetës mund ta shkurtojë jetën e një personi me 3 deri në 6 ditë. Një pije në ditë, shtatë në javë, mund të ulë jetëgjatësinë me 2 muaj e gjysmë.
Konsumatorët e rregullt të alkoolit, ata që konsumojnë rreth 35 pije në javë, mund t’u shkurtohet jeta me afërsisht dy vite, sipas kërkimeve të Stockwell.
None found
Këto zbulime kundërshtojnë nocionin e përhapur se konsumimi i moderuar i alkoolit, veçanërisht vera e kuqe, është i dobishëm për shëndetin. Stockwell, që dikur ishte mbështetës i konsumimit të moderuar, ndryshoi qëndrim pas zbulimit të mangësive në kërkimet mjekësore të mëparshme.
Një meta-analizë e udhëhequr nga Stockwell, që rishikoi mbi 107 studime nga katër dekadat e fundit, përfundoi se asnjë sasi alkooli nuk përmirëson shëndetin dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga çdo shkak.
Alkooli është treguar se dëmton organe të ndryshme, duke përfshirë trurin, zemrën, mëlçinë dhe pankreasin. Ai mund të rrisë presionin e gjakut, të kontribuojë në sëmundje të zemrës, të ndërhyjë në thithjen e lëndëve ushqyese dhe të shtypë sistemin imunitar.
Ambasadori i ri iranian në Romë, Ali Akbar Rezaei, deklaroi se Teherani kërkon paqe dhe mbështetjen e Europës për t’i…
Vladimir Putin paralajmëron sulme hakmarrëse ndaj Ukrainës, duke e akuzuar Kievin se po vazhdon goditjen e rafinerive ruse të naftës,…
Manchester United vazhdon të jetë i hapur për shitjen e Marcus Rashfordit, pavarësisht rikthimit të tij në ekipin e parë.Gazetari…
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje dhe fyerje avokatin Idajet Beqiri, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor trevjeçar…
Kapiteni Granit Xhaka do t’i mungojë Sunderlandit të paktën edhe në dy ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat. Ai…
Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos. Mediumet…