lifestyle

Ekspertët alarmohen nga rritja e rasteve të të rinjve me kancer: Shenja që s’duhen injoruar

Të rinjtë tani janë më të rrezikuar nga kanceri se kurrë më parë.Sipas një studimi, mundësia për tu diagnostikuar me kancer para moshës 50-vjeçare është rritur ndjeshëm. Ekspertët besojnë se kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të mëdha në dieta dhe stilin e jetës së një personi gjatë dekadave të fundit.Kjo përfshin rritjen e konsumit të alkoolit, mungesën e gjumit, ngrënien e shumë ushqimeve të përpunuara, konsumimin e pijeve me sheqer dhe incidenca më të larta të pirjes së duhanit. Fëmijët në veçanti po flenë shumë më pak sot se sa disa dekada më parë, shpjeguan studiuesit.

Sëmundjet që rrisin rrezikun e kancerit të tilla si diabeti dhe obeziteti janë rritur gjithashtu që nga vitet 1950. Rreth pesë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë diabet dhe 90 për qind e rasteve kanë diabet të tipit 2, i shkaktuar nga mënyra e jetesës jo të shëndetshme. NHS vlerëson se rreth një në çdo katër të rritur dhe rreth një në çdo pesë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar janë obezë.

Studiuesit, nga Brigham and Women’s Hospital në SHBA, besojnë se nivelet më të larta të kancerit tek të rinjtë do të “vazhdojnë të rriten në breza të njëpasnjëshëm”.

11 mënyra për të dalluar kancerin sipas NHS

Simptomat e kancerit mund të jenë të gjera dhe shpesh mund të maskojnë një sëmundje të përditshme si ftohja ose gripi.

Por është gjithmonë mirë të bëni kujdes nëse keni një nga simptomat e mëposhtme, të cilat sipas NHS mudn të jenë një shenjë e kancerit.

Kollë, dhimbje gjoksi dhe gulçim
Ndryshime në zakonet e zorrëve
Fryrje
Gjakderdhje
Gunga
Nishanet
Humbje peshe e pashpjegueshme
Dhimbje barku ose shpine
Urth
Lëkura e verdhë
Ndjeheni të lodhur dhe jo mirë

të fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë thirrje qytetarëve të saj: Tregoni kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me situatën e zjarreve në vend ku…

14 minutes ago

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën…

34 minutes ago

Pas suksesit në “BBVK3”, kjo ish-banore do të jetë në krye të moderimit të “Big Talk”

Lela Seferi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka shpallur një lajm të rëndësishëm për fansat e…

38 minutes ago

Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron frikën nga kafshët e ngordhura, urdhër të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në…

56 minutes ago

Foto/ Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Sara Hoxha, po shijon një periudhë të bukur pushimesh me partnerin e saj të ri, biznesmenin Erik Fullani, në një…

1 hour ago

Situatë alarmante në Delvinë/ Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

Situatata po vijon të bëhet edhe më dramatike gjatë orëve të fundit në Delvinë. Flakët janë përhapur masivisht dhe po…

2 hours ago