lifestyle

E thotë dietologia e njohur: Shijoini patatet e skuqura pa u ndjerë në faj, por ja çfarë duhet të dini më parë

Disa te reja mbi patatet e skuqura
Kimia e skuqjes

Ndryshimet kimike qe pesojne vajrat gjate skuqjes kane si rezultat formimin e substancave te padeshiruara, disa nga te cilat kane efekt toksik dhe kancerogjen.
Ne shume vende te botes jane caktuar kufij te nderrimit te vajit ne restorante dhe nuk lejohet te kalojne ne nivele te rrezikshme substancat e demshme ne vajin e gatimit.
Era karakteristike e skuqjes eshte pasoje e formimit te nje produkti teper te demshem qe quhet trans-trans-2,4 dekadienal. Nga thithja e vazhdueshme nepermjet frymemarrjes te kesaj substance jane shtuar rastet e shfaqies se kancerit nder guzhinjeret e restoranteve kineze te cilet e perdorim shume gatimin e skuqur. Nga nje studim laboratorit kimik te universitetit Harokopio te Athines, eshte pare se kjo substance gjendet me shumice ne patatet e skuqura ne restorante me vaj luledielli dhe shume me pak ne patatet e skuqura ne shtepi me vaj ulliri.

Të lidhura

None found

Patate te skuqura ne shtepi, me vaj ulliri, cfare tregoi studimi?
Pas skuqjes se pare, vaji i ullirit nuk u oksidua dhe nuk u formuan substanca te padeshirueshme.
Ky fakt vjen si pasoje e permbajtjes se larte te vajit te ullirit ne acide lyrore te pangopura me nje lidhje te dyfishte (MUFA), dhe duron ne temperatura te larta mjaftueshem per skuqje, (deri ne 180 grade Celcius). Per me teper vaji i ullirit permban natyrshem antioksidante. Megjithate keta antioksidante fillojne te shkaterrohen gjate skuqies, por jo krejtesisht.

Patatet e riskuqura ne restorante me vaj vegjetal
Vaji u oksidua qe ne skuqien e pare dhe duhej te nderrohej.
Oksidimi vjen si pasoje e permbajtjes se larte te cideve lyrore te pangopura me shume lidhje te dyfishta (PUFA), te cilat ne temperature me te larte se 160°C oksidohen lehte dhe prodhojne substanca te demshme si perberes te polimerizuar, akrilamide per shkak te ushqimit qe skuqet, etj. Por zakonisht, restorantet ne kete temperature gatuajne.
Nder keto vajra mund te permendim vajin e lulediellit dhe vajin e misrit.

Fituesi i studimit
Pa dyshim patatet e fresketa, te skuqura ne shtepi me vaj ulliri
Vaji i ullirit ekstra i virgjer mund te rezistoje deri ne 30min skuqie. Me pas duhet patjeter te nderrohet. Gjithsesi, nje vaj qe e keni perdorur mos e mbani gjate pasi ai vazhdon te oksidohet. Per te njejten arsye nuk duhet te hidhni vaj te fresket ne vaj te prdorur.

Perfundimi
Ne kuzhinen tuaj mbani vetem vaj ulliri, mundesisht ekstra te virgjer! Pa dyshim qe skuqia eshte mire te evitohet, por nese ju pelqejne shume patatet e skuqura prefrojini ne shtepi, te fresketa dhe te skuqura ne vaj ulliri. Mos harroni, gjate skuqjes ta mbuloni tiganin me kapak.

-Si te ulni rrezikun gjate skuqjes – 5 keshilla
-Perdorni vetem vaj ulliri per skuqje, sa me cilesor aq me mire
-Mos skuqni ne tigane hekuri dhe bakri
-Nese shihni qe vaji nxjerr tym, ulni temperaturen
-Mos perdorni te njejtin vaj dy here
-Nese do te skuqni patate, pasi ti prisni lerini ne uje per 10minuta, me pas largojani mire ujin dhe hidhini ne tigan. Mos i lini te marrin ngjyre kafe!/Blerina Bombaj

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

7 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

7 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

7 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

7 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

7 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

7 hours ago