lifestyle

E premte 13, çfarë duhet të bëni për ditën më të zezë të vitit?

Nëse je supersticioz dhe shqetësohesh për këtë bashkim dhe historinë që fshihet pas, nuk je vetëm. Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti. Për vitin 2022, kjo është e premtja e pare dhe e vetmja, e cila vjen pas 13 gushtit 2021, pra pas 9 muajsh.

E premtja, datë 13 do të përsëritet sërish më 13 janar 2023.

Po çfarë simbolike ka e premtja që bie më datë 13?

Psikologët e njohin këtë fenomen dhe e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi – paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Një mundësi për të shmangur çdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.

Një lojë numrash?

Origjina ditës së premte, data 13, dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.

Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.

Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij.

Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin XIV, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.”

Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas W. Lawson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Wall Street për të premten e datës 13.

Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.

të fundit

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

7 hours ago

Rritje e madhe e Ethereum: Po i afrohet kulmit historik

Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…

7 hours ago

27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave…

7 hours ago

Zjarret në Delvinë/ “Të gjithë janë larguar”, banori: Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua!

Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…

7 hours ago

Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të…

8 hours ago

Katy Perry gjobitet pasi xhiroi një videoklip në një zonë të mbrojtur

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë…

8 hours ago