lifestyle

E praktikojnë gratë më të suksesshme/ Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini në ora 22:00?

Kim Kardashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një gjë të përbashkët: të gjitha shkojnë të flenë rreth orës 22:00. Duket se këto gra nuk e bëjnë këtë gjë më kot pasi që gjumi kaq herët mund të ketë shumë efekte pozitive në trupin dhe mendjen tonë.

Ndoshta nuk është për t’u habitur atëherë që disa nga gratë më të suksesshme sot e përfundojnë ditën e tyre kaq herët, për t’u bërë gati për tjetrën.

Të lidhura

None found

Bright Side tregon disa nga efektet pozitive në trupin dhe mendjen tonë, nëse fillojmë ta bëjmë rutinë gjumin në orën 22:00.

Ne marrim maksimumin nga gjumi

Gjumi ynë ndahet në cikle 90-minutëshe, të gjumit të rëndë dhe të lehtë, nga gjumi i thellë i lëvizjes jo të shpejtë të syve (jo REM) deri te gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Pjesa më e thellë dhe më e qetë e gjumit tonë është ndërmjet orës 22:00 dhe 2:00. Kjo do të thotë se për të pushuar plotësisht duhet të filloni të flini herët.

Gjithashtu, një studim thotë se gjumi më herët dhe më gjatë na ndihmon të ndalojmë mendimet negative dhe shqetësuese që mund të na mbajnë zgjuar natën.

Trupi ynë kthehet në formë

Kur jemi në ciklin e gjumit të thellë, trupi ynë po shërohet duke prodhuar hormone të rritjes dhe riparimit. Ky aktivitet vendimtar do të sigurojë që ne të jemi në formën më të mirë për ditën e nesërme, veçanërisht kur flasim për njerëz që janë atletikë.

Nivelet tona të stresit bien

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund t’ju lërë të stresuar për shkak të niveleve tepër të larta të hormonit të stresit, kortizolit në trupin tuaj. Shumë kortizol mund të na bëjë të ndihemi të shqetësuar dhe mund të ndikojë në shëndetin tonë. Por sapo të filloni të flini më herët, mund të kapni periudha më të gjata të gjumit të thellë që në fakt mund të kontrollojnë nivelet tuaja të kortizolit.

Ju mund të zbuloni se jeni plotësisht të rimbushur gjatë ditës pasi nivelet e stresit ulen, falë pushimit që mendja dhe trupi juaj marrin nga gjumi i plotë i natës.

Do të jeni më të mbrojtur ndaj sëmundjeve

Disa studime kanë treguar se njerëzit që flenë më herët janë më të shëndetshëm në krahasim me ata që punojnë gjatë natës ose janë bufat e natës. Njerëzit që nuk arrijnë të zënë gjumë mjaftueshëm të thellë kanë një shans më të lartë për të jetuar me sëmundje si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se faza e gjumit të thellë midis orës 22 dhe 2 të mëngjesit është vërtet e rëndësishme për qelizat tona imune. Njerëzit që nuk kishin gjumë të thellë kishin një përgjigje më të ulët të antitrupave të virusit, që do të thotë se ata mund të sëmureshin më lehtë.

Ne mund t’i kontrollojmë më mirë emocionet tona

Studimet tregojnë se njerëzit që flenë mjaftueshëm orë janë përgjithësisht më të lumtur në jetë. Kur nuk bëjmë gjumë të thellë mjaftueshëm, emocionet tona mund të jenë më të paqëndrueshme pasi e kemi më të vështirë t’i kontrollojmë ato. Gjithashtu, gjumi më herët mund të nënkuptojë zgjim më herët, gjë që mund të jetë e rëndësishme nëse duam të kapim më shumë dritën e ditës dhe serotoninën që përmirëson humorin.

Ne mund t’i kuptojmë më mirë emocionet e njerëzve

Një studim na thotë se mos gjumë i mirë e bën më të vështirë leximin e lumturisë dhe trishtimit. Sipas studimit, shenjat më delikate të emocioneve humbasin, që do të thotë se është pothuajse e pamundur të marrësh këto indicie për të treguar nëse një person është i sinqertë apo jo.

Megjithatë, emocionet e tjera si zemërimi dhe frika ishin të lehta për t’u lexuar, ndoshta sepse ato janë instinktet tona më parësore, të bazuara në mbijetesë, të nevojshme për të kuptuar rrezikun.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago