lifestyle

E përdorni si qetësues paracetamolin? Ka edhe diçka që duhet ta dini patjetër

Paracetamoli është qetësuesi më i njohur në botë i dhimbjeve dhe është në dispozicion në shumë kombinime. Filloi të përdoret si medikament që nga viti 1955 kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët dhe është bërë shumë popullor, për shkak se nuk ka efekte të rëndësishme anësore. Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes, gripit apo virozave të tjera të stinës. Megjithatë, sidomos në këtë kohë pandemie, kur paracetamoli mund të duket qetësuesi më komod, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzionin e Gjakut tregoi se analgjezikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivelin e cirozës dhe hepatitit. Ata vunë re se përdorimi i tepruar i këtij medikamenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Të lidhura

None found

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshin hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojnë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”,- tha Dr. Leonard Nelson, bashkautor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore.

Herën tjetër, kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj.

të fundit

Tensions at protest near Parliament, 4 police officers injured

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë…

2 minutes ago

Police provide information on the serious Berat–Tirana minibus accident, 2 dead and 15 injured

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një…

2 minutes ago

Selin Bollati and DJ Gimbo speak about life after Big Brother: We have new projects

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother…

3 minutes ago

Young protesters head toward Police Station No. 1, chants of “Arrest Rama” during the march from the Tirana Police Directorate

Protestuesit nisen në këmbë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1. Te rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në…

3 minutes ago

Life imprisonment for Altin Kuka, Fier Court issues verdict for double murder in Kurjan

Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10…

3 minutes ago

Serious accident on the Tirana-Durrës highway briefly suspends parliamentary session, Balla requests interruption

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur…

3 minutes ago