lifestyle

Dëmet që i shkakton organit jetësor, shkenctarët ngrenë alarmin për rreziqet e PARACETAMOLIT

Paracetamoli është qetësuesi i dhimbjeve më i njohur në botë dhe është në dispozicion në shumë kombinime.
Përdoret për të ulur temperaturën dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse një studim i ri tregon se konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të jetë fatal për funksionimin e mëlçisë.

Paracetamol ka filloi të përdoret që nga viti 1955 si medikament kundër temperaturës dhe dhimbjes te fëmijët, dhe është bërë shumë popullor për shkak të faktit se nuk ka efekte të rëndësishme anësore.

Të lidhura

None found

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Edinburgut dhe Oslos si dhe Shërbimi Kombëtar Skocez për Transfuzion të gjakut treguan se analgjetikët shkaktojnë dëme të mëlçisë në nivel të cirozës dhe hepatitit. Ata gjetën se përdorimi i tepruar i këtij medkimanenti është shkaktari kryesor i inflamacionit akut të mëlçisë në botën perëndimore.

Shkencëtarët kanë studiuar efektin e paracetamolit në qelizat e mëlçisë. Ata gjetën se përdorimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë lidhjet vitale strukturore ndërmjet qelizave fqinje në indin e mëlçisë. Kur këto lidhje, të cilat janë zakonisht të forta, çrregullohen, struktura e mëlçisë dëmtohet dhe nuk mund të funksionojë normalisht. Ky lloj i dëmit përfshinë hepatitin, cirozën dhe kancerin, por deri më tani nuk ka qenë i lidhur me toksicitetin e paracetamolit.

“Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, paracetamoli është zgjedhja e parë, sepse është i lirë dhe efektiv. Megjithatë, dëmtimi i mëlçisë i shkaktuar nga medikamentet është një problem i rëndësishëm klinik dhe sfidë për zhvillimin e barnave të sigurta. Rezultatet e studimit tonë përforcojnë nevojën për përdorimin racional të paracetamolit dhe mund të ndihmojë të kuptojmë se si të parandalojmë dëmtimin e përdorimit të tij”, tha Dr. Leonard Nelson, bashkë autor i studimit.

Njerëzit shpesh e marrin lehtë dhe mendojnë se paracetamoli nuk është një problem në qoftë se marrin disa tableta më shumë se doza e rekomanduar ditore. Herën tjetër kur të filloni për të marrë paracetamol, mendoni rreth kësaj.

të fundit

Cristina Guarda pas protestës së 30-të në Tiranë: Qytetarët shqiptarë po përcjellin një mesazh të fortë

Eurodeputetja italiane e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, e cila mori pjesë në protestën e 30-të…

5 minutes ago

Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen projektrezolutat për institucionet e pavarura dhe ndryshime në komisionet parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë përfundoi seancën plenare të kësaj të marte, ku u dhanë miratimet për disa projektrezoluta që lidhen me…

6 minutes ago

A po mbyllet një brez? 10 emra të mëdhenj që mund të jenë në Botërorin e fundit

Me fazën me eliminim direkt tashmë në zhvillim, shumë prej emrave më të mëdhenj të futbollit mund të jenë duke…

6 minutes ago

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

nga Lutfi Dervishi Imagjinoni për një moment sikur Dritan Goxhaj të ishte ish-drejtor i AKSHI-t me akuzën për “organizatë kriminale”.…

7 minutes ago

Moti ndryshon papritur në jug, era e fortë dhe reshjet largojnë pushuesit nga plazhet e Radhimës dhe Himarës

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë jugun e vendit, duke sjellë erë të fortë dhe reshje shiu në disa zona…

7 minutes ago

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, ku foli gjerësisht…

18 minutes ago