A i largon uji i nxehtë më mirë mikrobet se ai i ftohtë, kur lajmë duart? Në fakt, një studim i ri amerikan tregon se larja e duarve me ujë të ftohtë largon të njëjtën sasi mikrobesh si larja me ujë të nxehtë.
Studiuesit, me në krye profesorin Donald Schaffner nga Universiteti Rutgers në New Jersey kryen testimet me 21 vullnetarë. Për këtë studim, duart e pjesëmarrësve u ekspozuan ndaj një sasie të madhe të baktereve të padëmshme Escherichia coli.
None found
Pjesëmarrësit lanë duart me ujë në temperatura të ndryshme (15, 26 dhe 38 gradë Celsius) dhe me sasi të ndryshme sapuni (gjysmë, një dhe dy ml). Rezultoi se uji i nxehtë dhe i ftohtë është kanë të njëjtin efektivitet kundër mikrobeve.
Gjithashtu, nuk duket se ka ndonjë ndryshim në varësi të sasisë së sapunit të përdorur, madje edhe një larje duarsh prej dhjetë sekondash është mjaft efektive.
“Studimi ynë tregon se për sa i përket efikasitetit, temperatura e ujit të përdorur nuk luan një rol të rëndësishëm”, – tha Schaffner.
Këto gjetje janë të rëndësishme, veçanërisht për industrinë e restoranteve dhe ushqimit. Schaffner tha se çështja e temperaturës së ujit është debatuar për disa vite pa argumente të mjaftueshme shkencore për të mbështetur ndonjë rekomandim për të dhënë udhëzime të sakta ose për të ofruar prova se temperatura e ujit bën një ndryshim në higjienën e duarve.
Boksieri shqiptar i Kosovës, Drilon Rama, ka fituar përballjen e tij mbrëmë ndaj rivalit gjerman Aro Schawartz [...]Read More...
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit…
Një tjetër fundjavë protestash në Francë. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, 106 mijë njerëz morën pjesë të shtunën në…
Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…