Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo është tendenca (e gabuar) ku fëmijët nxiten të sillen, flasin, veprojnë, vishen si më të rritur.
Kjo mund të shikohet edhe në marrëdhëniet seksuale që ata krijojnë në moshë të hershme. Marsi Simo thotë se fëmijët kanë filluar të eksperimentojnë që në moshën 12-13 vjeçare dhe kjo për të është vërtet e frikshme.
None found
“Marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme tashmë, kanë filluar të jenë mbi moshë shumë të hershme. Jo sepse, drejt atyre na çon edhe ideja e një puthje intime në një moshë fare të vogël. Dhe numri i fëmijëve pra, se fëmijë janë deri në moshën 18 vjeç, të cilët po eksperimentojnë në afërsi të tilla fizike, i është ulur mosha. Nëse kanë qenë dikur 15-16 vjeç, tani e kemi diku hendekun 12-13 vjeç. Dhe sigurisht që, kjo është për t’u patur frikë sepse janë marrëdhënie të atilla që nuk fliten dhe nuk edukohen, por veteksplorohen. Sigurisht që është për t’u patur frikë, por që duhet diskutuar në moshën e tillë, që kur fillojnë hapat e parë, që në moshën 6-7 vjeç. Sigurisht duke përforcuar në moshën 8-9 vjeç. Unë shikoj që vajzat, sidomos vajzat e vogla, në moshën 5-6-7 fillojnë të rriten më shpejtë. Fillojnë të kërkojnë gjëra, fillojnë të bëjnë pyetje ngacmuese më të vështira më sesa djemtë. Djemtë edhe pjekurinë seksuale e arrijnë pak më vonë, por mbetem pak më shumë fëmijë deri në moshën 8-9 vjeç. Kurse vajzat duhet, them unë, të kemi më shumë kujdes” – përfundon sociologia. /tvklan.al
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të…
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça synon të rikthehet te fitorja në FIBA Europe Cup pas dy humbjeve të fundit…
Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi i Prizrenit po synon fitoren e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe…
Një studim sugjeron se këngët e të njëjtit zhanër ose të së njëjtës periudhë mund të sjellin ndër mend përvoja…
Një 35-vjeçar në shtetin Madhya Pradesh të Indisë ka humbur jetën pasi kafshoi një objekt që, sipas dyshimeve të policisë,…
Një mësuese 35-vjeçare në shtetin amerikan të Kentuckyt është deklaruar fajtore për veprime seksuale me një nxënës 16-vjeçar dhe për…