lifestyle

Doni të bëheni të pasur në një kohë të shkurtër? Miliarderi tregon “çelësin” e suksesit

Kush nuk dëshiron të bëhet një miliarder? Duket se të gjithë e duam këtë, edhe pse disa prej nesh thonë se më rehat do të ishte nëse do të fitonim sa për të mbijetuar.

Egoja e njeriut është e tillë që kur vjen puna te paratë, nuk do t’i kthente kurrë prapa.

Të lidhura

None found

Për të pasur para, Oscar ëild dhe shumë të njohur të tjerë ndër shekuj, i kanë treguar njerëzimit se milionat nuk vijnë vetvetiu. Për t’u bërë i tillë, çdo njeri duhet të ndryshojë disa nga besimet ekzistuese.

Më poshtë, këshillat e një miliarderi:

Harroje se mund ta bësh me punë profesionale – Në fillim më lejoni të jem i qartë për këtë, nuk duhet ta braktisni punën profesionale para se të keni grumbulluar disa të ardhura që do të mbulojnë shpenzimet e tua, ndryshe jeta jote do të bëhet e mjerueshme.
Por nga ana tjetër, kurrë mos provo të bësh shumë para nëpërmjet punës profesionale, sepse ka më shumë mundësi të të ndodhë ndonjë nga këta skenarë:

Do të punosh jashtëzakonisht shumë dhe mund ta bësh milionin e parë mbas 20 apo 30 vjetësh kur ai milion nuk ka më asnjë vlerë.

Ose të punosh po ashtu shumë, shefat e tu të mos e vlerësojnë mundësinë e largimit tënd, ti të mbetesh duke punuar gjithnjë për të tjerët dhe të mos arrish asgjë.

Biznesi privat është çelësi për t’u bërë milioner shpejt – Të fillosh biznesin tënd privat është rruga më e shpejtë për t’u bërë me para, njerëz të caktuar kanë arritur milionin e parë brenda 4 vitesh, por kanë deklaruar se kanë bërë shumë, shumë, gabime dhe nëse do t’i kishin eliminuar ato gabime, mund t’ia kishin dalë më shpejt.

Zgjidh një biznes që nuk ka kufizime – Mundësia më e madhe që një person të bëhet milioner është kur ai hap një dyqan të vogël, por ama me qëllimin në mendje që ta zgjerojë në një dyqan të gjerë rajonal me degë të ndryshme në vende të tjera. Njerëz të tillë nuk zgjedhin opsione biznesesh me potenciale të kufizuar zgjerimi.

Nuk bën dot para shumë shpejt – Disa njerëz nuk mund të bëhen kurrë milionerë. Këta janë ata që shohin për mundësitë për t’u bërë të pasur menjëherë, pastaj përfundojnë duke i humbur paratë si pasojë e mashtrimeve ose njerëzve manipulues që shfrytëzojnë ëndrrat e tyre. Milionerët mund të planifikojnë t’i bëjnë paratë e tyre për një periudhë 2 apo 4-vjeçare nëpërmjet vizioneve afatgjata, por asnjëri prej tyre nuk planifikon të bëhet milioner për dy muaj.

Nëse nuk kanë para t’ia fillojnë? – Prapë ata mund të bëhen milionerë. Në ditët e sotme ekzistojnë biznese që nuk duan shumë para për t’u filluar, ka edhe nga ato që duan thjesht disa para xhepi, por që këto mund të bëhen biznese të fuqishme nëse do të dihet si të ndërtohen.

Gjëja e fundit dhe më e rëndësishmja – Asnjë nuk arrin diçka që me herën e parë, ose të katërtën. Mbaje mend këtë që suksesi në biznes varet nga ”të dështuarit shumë herë derisa të zbulosh se cili veprim funksionon për t’ia dalë”.

të fundit

Rama Yesterday Called Trump “a Threat to America,” Today He Takes a Different Stance Amid 31 Days of Protests

“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…

8 minutes ago

The protest against Rama continues for 31 days, with ახალგაზრდents in the square and an elderly man breaking down in tears as he supports them

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

8 minutes ago

Explosion in Monaco leaves three members of a Ukrainian family injured; authorities examine terrorism lead

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

8 minutes ago

JetBlue plane reports possible drone incident during approach to land at JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

8 minutes ago

Mexhiti: VLEN ka çuar përpara edhe mbi 300 projekte që nuk ishin pjesë e premtimeve elektorale

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti në emisionin Click Plus duke folur për projektet të cilët gjatë 24 muajve në Qeveri…

8 minutes ago

Today marks the 31st protest against the government, citizens demand the non-negotiable removal of Edi Rama

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…

8 minutes ago