lifestyle

Djersiteni tepër? Ja disa prej sëmundjeve që e shkaktojnë dhe si ta “luftoni” përmes trajtimeve në shtëpi

Djersitja si çdo proces që kryen organizmi është gjithashtu shumë normale dhe e nevojshme për trupin.

Dihet që gjatë stinës së nxehtë trupi djersit më shpejt dhe më shumë, për shkak të përballjes me temperaturat e larta.
Në shumë raste kjo është diçka normale që ndihmon nxjerrjen e toksinave jashtë trupit.

Të lidhura

None found

Gjithsesi edhe ky proces nëse fillon e ndodh vazhdimisht, përveçse i dëmshëm mund të kthehet në një bezdisje të madhe.

Shenjat më të vogla të djersës fillojnë e duken mbi rroba, duke krijuar një ndjenjë parehatie të vazhdueshme.

Ka disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.

Në këtë artikull AgroWeb.org, ju tregon disa prej tyre dhe se çfarë simbolizojnë ato në shëndetin e trupit.

Tiroidja hiperaktive

Kur tiroidja e mbi prodhon hormonin e saj, metabolizmi juaj fillon e përshpejton proceset e tij.

Në këtë mënyrë ju filloni dhe djersitni pa pushim, prandaj nëse ndjeni djersitje të mëdha pa shkak faji mund të jetë i tiroides.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet kronike të zemrës apo mushkërive mund të bëhen shkak për djersitjen e tepërt.

Kjo sepse trupi ka vështirësi në funksionimin normal të tij, duke krijuar kështu faza djersitje të mëdha.

Hiperhidroza

Një nga diagnozat më të zakonshme kundër djersitjes së tepërt është hiperhidroza.

Një çrregullim që shkakton mbiprodhim të djersës dhe aktivizon gjëndrat e djersitjes.

Në botë rreth 15 milion njerëz vuajnë nga hiperhidroza.

Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet kanë sasi të mëdha djerse zakonisht në duar, këmbë dhe fytyrë.

Ushqimet e duhura

Një nga mënyrat më të mira për të shmangur këto probleme sipas mjekëve është stili i jetesës dhe konkretisht të ushqyerit.

Kjo këshillë vjen krahas trajtimeve mjekësore, ilaçeve apo kurave të ndryshme të cilat janë individuale në çdo rast.

Perimet

Mund të zgjidhni të gjitha perimet jeshile dhe të pasura me ujë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe bëjnë që metabolizmi të funksionojë më qetë.

Ndër të zgjidhni lakrat, spinaq, brokoli, patëllxhanët apo lulelakrat.

Kalciumi

Ushqimet me kalcium janë gjithashtu një metodë e mirë për të mbajtur djersën larg.

Të pasura me këtë proteinë janë kryesisht prodhimet e bulmetit, pra qumështi dhe djathi me nënproduktet e tyre.

Kalciumi ndihmon në rregullimin e temperaturës së brendshme të trupit dhe për rrjedhojë edhe me djersitjen e tepërt.

Vaji i ullirit

Edhe vaji i ullirit funksionon si një mënyrë e mirë për të rregulluar temperaturën e trupit dhe për të qetësuar metabolizmin.

Ndaj vendoseni të parin në listën e ushqimeve dhe vajrave tuaj të preferuar.

të fundit

Dy vatra zjarri vijojnë pranë Makedonski Brod dhe Kumanovës, nën kontroll deponia në Dellçevë

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se në 24 orët e fundit, deri në orën 7:30 të mëngjesit të…

7 minutes ago

Julian Alvarez përplaset me Atletico Madridin, kërcënon me grevë për t’u transferuar te Barcelona

Julian Alvarez ka arritur në pikën e fundit të durimit me Atletico Madridin dhe është i gatshëm të hyjë në…

9 minutes ago

Rrëzohet një MiG-29 ukrainas në rajonin e Odessa, piloti katapultohet në kohë

Një avion luftarak ukrainas MiG-29 u rrëzua në rajonin e Odessa, thanë Forcat Ajrore Ukrainase. [...]Read More...

9 minutes ago

Krujë, lirohet i moshuari i dyshuar për zjarrvënien në Abazë/ Flakët riaktivizohen, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

Një vatër e vogël zjarri vijon të jetë aktive në lagjen Abazë, pranë zonës ku nisi zjarri masiv që ka…

16 minutes ago

Ahmeti kërkon zgjedhje të parakohshme: Janë alternativa më e mirë dhe priten vitin e ardhshëm

I ftuar në Click Plsu në RTV21, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjidhja më e mirë për vendin…

20 minutes ago

Manchester City dhe Manchester United përplasen për firmën e Adam Wharton

Mesfushori anglez është në radarët e dy gjigantëve të Ligës Premier, por Crystal Palace kërkon një shifër të lartë për…

21 minutes ago