lifestyle

Dhimbje koke, skuqje apo kruarje të lëkurës? Mjekja e njohur: Vijnë si pasojë e nivelit të lartë të kësaj substance

Histamina eshte një neutransmetues, e cila luan një rol të rëndësishëm në shumë sisteme të trupit. Trupi e merr gjithë histaminën që nevojitet nga qelizat e tij por gjendet dhe në ushqime të caktuara. Dr. Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit. Dr. Albana shpjegoi se kur niveli i histaminës është në nivele të larta, trupi provokon përgjigje, për të cilat mendojmë se është një reaksion alergjik.

Ndër simptomat më të zakonshme të histaminës janë dhimbja e kokës, skuqja dhe kruarja e lëkurës por, në shumë raste mund të shkaktojë dhe simptoma më të rënda si sulmet e astmës. Përveç ushqimeve, Daka tha se “histamina rritet dhe te personat që kanë stres të shtuar psikologjik, te ata që janë mbipeshë dhe obezë për shkak të inflamacionit kronik, që nuk bëjnë gjumë të mirë apo te ata me regjim ushqimor të çrregullt.”

Të lidhura

None found

“Përveç prodhimit në organizëm, histamina merret dhe nga produktet ushqimore. Ata që kanë sasi të madhe dhe bllokojnë enzimën që shkatërron histaminën janë konservantët, ushqimet e paketuara dhe fastfood-et që janë shumë të procesuara. Këta ose inaktivizojnë enzimën ose rrisin dhe fuqizojnë histaminën në organizëm. Kështu rriten nivelet e histaminës dhe fillojnë reaksionet pseudoalergjike.

Nuk janë reaksione alergjike të vërteta. Njerëzit iu drejtohen alergologëve dhe bëjnë ekzaminime por nuk gjendet shkaku. Preken rrugët e frymëmarrjes deri në episodin e astmës bronkiale, kemi dhimbje koke. Duke prekur disa sisteme njëkohësisht, jep reaksion të dukshëm, janë fenomenet në lëkurë me skuqje dhe kruajtje masive që e drejtojnë personin drejt alergologut. Bëhen ekzamimine alergjike që në fakt dalin normal në shumicën e rasteve.

Mendon se nuk qenka alergji por ka fenomene në lëkurë, çfarë do të jetë. Personat që kanë probleme me histaminën, përveç ushqimet që ne thamë dhe paaftësisë së enzimës rritet dhe në persona që kanë stres psikologjik të shtuar, që janë obezë dhe mbipeshë, të cilët nuk bëjnë gjumë të mirë dhe ata që kanë regjim të çrregullt ushqimor. Në këto kemi episode pseudo-alergjike ose kolpo të histaminës që çojnë pacientin në një pjesë të madhe drejt urgjencës.

Testi i parë që bën është ai i alergjive ushqimore dhe del që nuk ka alergji. Atëherë kush është problemi që na ka çuar në këtë afektim masiv të lëkurës me skuqje, ënjte dhe kruajtje? Shikojmë se në fakt kemi reaksion nga nivelet e larta të histaminës. Në shumicën e rasteve janë të shoqëruar me intolerancë nga ushqime të ndryshme dhe vend të parë zënë intolerancat nga laktoza dhe glutetni pasi ekzima “, tha Daka.

të fundit

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

1 second ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

4 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

4 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

9 minutes ago

Dyshohet se drejtonte dhjetëra kompani, taksisti pjesë e një skeme mashtrimi me TVSH-në prej mbi 40 milionë eurosh

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…

17 minutes ago

EMRI/ Tentoi të përdorte pistoletën në një sherr në Vlorë, në pranga 34-vjeçari; iu gjet edhe grusht metalik

Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti…

19 minutes ago