lifestyle

Dhimbja e kokës shkaktohet nga mungesa e këtyre mineraleve, ushqimet që i përmbajnë me shumicë

Dhembja e kokës ndonjëherë shkaktohet nga mungesa e vitaminave, të cilat gjenden në disa artikuj që e eliminojnë dhimbjen. Dhembjet e kokës mund të pengohen me vitaminën B2, e cila gjendet në drithëra, në tharmin e birrës, në kajsi të thata dhe në hirrë.

Supozohet që kjo vitaminë përmirëson aktivitetin e pjesëve të qelizave të cilat e prodhojnë energjinë. Nëse dhembja e kokës nuk pushon për shkak të tendosjes të enëve të gjakut, do të veprojë naicina e cila gjendet në oriz integral, bizele, perime të gjelbra, peshk dhe në mishin e tonit.

Të lidhura

None found

Sipas ekspertit të ushyqerjes Erin Palinski, dhimbja e kokës në disa raste shkaktohet nga mungesa e kaliumit. Një patate furre mund t’ju vinte shumë në ndihmë.

Sipas mjekes Stella Metsovas, në shumë raste kjo shkaktohet nga dehidratimi dhe një burim i mirë uji do të ishte patatja e ëmbël që përmban edhe magnez, i cili është i rëndësishëm për të luftuar dhimbjen.

Uji. Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën. Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.

Kosi. Sugjerohet konsumi i rregullt ditor të kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalcium e që dhimbja e kokes të mbahet larg.

Farat e susamit. Janë të pasura me vitaminë E, e cila ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut dhe qetësimin e dhimbjes. Ulin presionin e gjakut dhe për pasojë lehtëson dhimbjen e kokës. Janë të pasura me vitaminë B6 që ndikon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru. Ky hormon vepron si anti-depresiv por qetëson edhe dhimbjet.

Farat e linit. Janë të pasura me omega-3 dhe kanë veti anti-inflamatore. Kanë veti anti-inflamatore, kundër dhimbjes si edhe të vjellave. Konsiderohet si trajtues natyral edhe për dhimbjet e kokës.

Specat djegës. Ky efekt qetësues shkaktohet nga përbërësi i quajtur capsaicinë që vepron si qetësues jo vetëm në rast dhimbje koke, por edhe shpine apo dhëmbësh. Janë të pasura me vitaminën B3 që qetëson enët e gjakut si edhe nervat. Shpesh mungesa e kësaj vitamine shkakton stres dhe dhimbje koke.

Avokado. Në rast se ju është dashur arsye tjetër për ta dashur këtë pemë të mrekullueshme, atëherë kijeni parasysh se avokado e lufton migrenën. E pasur me antioksidantë, avokadoja jo vetëm që i largon dhimbjet e kokës, por edhe ju ndihmon t’i parandaloni ato.

Fiqtë. Fiqtë janë të mirë për trupin tonë dhe shëndetin e përgjithshëm, por janë edhe shumë të mirë sa i përket ballafaqimit me migrenën. Sipas ekspertëve, fiqtë përmbajnë kalium, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe rrjedhimisht parandalon dhi mbjet e kokës.

Salmoni. I mbushur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë B2, konsumimi i salmonit i parandalon trombocitet të grumbullohen, proces i cili është përgjegjës për dhimbjet e shpeshta të kokës. Ndër të tjera, salmoni e zvogëlon inflamacionin dhe ju ndihmon ta luftoni migrenën.

të fundit

After Pristina, Katy Perry and Justin Trudeau Spotted Vacationing in Kotor

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

6 minutes ago

Four Bloody Days on the Country’s Roads, Several Killed and Dozens Injured in Accidents

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

7 minutes ago

Pas Prishtinës, Katy Perry dhe Justin Trudeau kapen duke kaluar pushimet në Kotorr

Ylli i muzikës amerikane Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, udhëtuan për në Kotor pas Saint-Tropez.…

36 minutes ago

Laçi përforcon prapavijën, firmos me argjentinasin që ka qenë pjesë e Inter Zapresic

LaciLaçi ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 27-vjeçar nga Argjentina, Gonzalo Julian Gamarra [...]Read More...

36 minutes ago

Liverpooli nis bisedimet për talentin e PSG-së, Ibrahima Mbaye

Liverpooli ka vendosur në shënjestër talentin e Paris Saint-Germain, Ibrahima Mbaye, dhe ka nisur kontaktet me agjentin e tij të…

37 minutes ago

Katër ditë të përgjakshme në rrugët e vendit, disa viktima dhe dhjetëra të plagosur në aksidente

Katër ditët e para të muajit gusht janë shoqëruar me një numër të lartë aksidentesh rrugore në disa akse të…

42 minutes ago