Një ndër zakonet e përditshme është dhe larja e dhëmbëve. Ndonëse mendojmë se është një proces i thjeshtë, në fakt, ka shumë gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët. Ekspertët rendisin disa gabime të zakonshme që i bëjnë njerëzit në përgjithësi.
Lani dhëmbët në më pak se dy minuta
None found
Të gjithë e dinë se larja e dhëmbëve duhet të marrë të paktën dy minuta, dy herë në ditë, duke përdorur fill dentar. Nëse dëshironi të përmirësoni akoma më shumë higjienën tuaj, shpëlarja me gargarë është një bonus. Por të gjithë janë me nxitim në mëngjes dhe zakonisht i lajmë dhëmbët për 30 sekonda, që është është një gabim.
Gjuha e papastër
Pastrimi i gjuhës nuk është jetik vetëm për shëndetin oral, por është edhe parandalimi i erës së keqe të gojës. Bakteret e ndryshme që mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës kapen në gjuhë, ndaj pasi të keni larë dhëmbët, mos harroni të fërkoni gjuhën.
Fërkimi i tepërt i dhëmbëve
Kur lani dhëmbët, do të ishte mirë të fokusoheshit më shumë tek lëvizjet sesa tek presioni. Nëse e teproni me fërkimin mund të dëmtoni smaltin dhe mishrat e dhëmbëve.
Larja në të njëjtin drejtim, çdo ditë
Kur lani dhëmbët, duhet të ndryshoni çdo ditë vendin ku filloni.
Nuk e ndërroni furçën
Kur ishte hera e fundit që ndërruat furçën? Ekspertët rekomandojnë se idealja është ta ndërroni çdo tre muaj. Nëse përdorni furçë elektrike, edhe ajo duhet ndërruar rregullisht.
Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…
Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…