lifestyle

Cilët e falin më shumë tradhtinë, burrat apo gratë?

Tradhtia është një nga arsyet më të zakonshme për ndarjen e çifteve. Megjithatë, burrat dhe gratë e shohin tradhtie ndryshe.

Meshkujt zakonisht e marrin më seriozisht tradhtinë fizike, kur partnerja e tyre kryen marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, sesa gratë.

Ndërsa këto të fundit marrin më seriozisht tradhtinë emocionale, kur partneri i tyre fillon një marrëdhënie intime me një person tjetër.

Të dyja gjinitë falin njësoj

Edhe pse çdo lloj tradhtie e përjetojnë ndryshe, burrat dhe gratë janë pothuajse njëlloj të gatshëm të falin partnerin e tyre, me sudimet që tregojnë se shkalla e faljes nuk lidhet me llojin e tradhtisë.

“Na bëri përshtypje kur zbuluam se dallimet mes gjinive nuk ishin aq të mëdha. Mekanizmat që motivojnë faljen janë pak a shumë identikë në të dyja gjinitë”, shpjegon profesor Leif Edëard Ottesen Kennair nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Norvegjisë, i cili ishte bashkëautor i këtij studimi të botuar në Journal of Relationships Research .

“Kërcënimi i mundshëm për marrëdhënien”

Ekipi hulumtues përfshiu në studim 92 çifte, të cilëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për problemet në skenarë hipotetikë ku partneri i tyre kishte kryer një lloj tradhtie.

Një skenar përshkruante partnerin duke bërë seks me një person tjetër, por që nuk e dashuronte.

Skenari tjetër, partneri bie në dashuri me dikë tjetër, por nuk bëjnë seks.

Pra, sa të gatshëm ishin pjesëmarrësit për të falur partnerët e tyre?

Siç rezulton, burrat dhe gratë e përpunojnë tradhtinë e partnerit të tyre pothuajse në mënyrë identike.

“Shumica e njerëzve, pavarësisht nga gjinia dhe lloji i tradhtisë, besojnë se nuk ka gjasa ta falin tradhtinë e partnerit. Nëse një çift divorcohet apo jo, në thelb varet nga sa kërcënuese është për marrëdhënien tradhtia që ka ndodhur. Sa më kërcënuese të jetë tradhtia, aq më keq për marrëdhënien”, shpjegon autori i parë i studimit, Trond Viggo Grøntvedt.

Të gatshëm për të falur

Nëse dy partnerët besojnë se marrëdhënia e tyre mund të vazhdojë varet gjithashtu nga sa të gatshëm janë ata të falin njëri-tjetrin, veçanërisht pa u distancuar.

Sigurisht, ka dallime të mëdha individuale, madje edhe midis njerëzve të të njëjtit seks.

“Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tradhtisë, në varësi të personalitetit dhe rrethanave të tyre. Shumë njerëz mund të mendojnë se çiftet që kanë një marrëdhënie të fortë do të ishin më të përgatitur për të duruar tradhtinë, por studimi ynë nuk e tregoi këtë”, thotë profesori Mons Bendixen.

Përgjegjësitë dhe tradhtia

Ka një aspekt tjetër që vjen në lojë në rastet e tradhtisë emocionale, ku nuk ka ndodhur asnjë akt seksual. Sa përgjegjësi duhet të marrë partneri për atë që ndodhi?

“Shkalla e fajit që i atribuohet partnerit shoqërohej me gatishmërinë për të falur. Marrëdhënia është më e rrezikuar nëse partneri detyrohet të marrë një pjesë të madhe të përgjegjësisë për përfundimin e një marrëdhënieje personale me një person tjetër”, thekson Dr. Bendixen.

Ndërsa përfundon: “Nëse dikush bën seks me një person tjetër, nuk ka shumë rëndësi nëse ai mendon se ishte faji i tij apo i tjetrit. Falja nuk varet nga pranimi i kësaj përgjegjësie.”

të fundit

Tërmet në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë.  Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD),…

23 minutes ago

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit Paul Deda

Policia franceze, arrestoi dhe ekstradoi në Shqipëri Paul Dedën, ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.…

52 minutes ago

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu,…

58 minutes ago

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk…

1 hour ago

Stine flet për lidhjen me Roza Latin: Me fat që kam qenë në atë moment

Janë kaluar mbi një dekadë që nga lidhja e shumëpërfolur mes Stines dhe moderatores Roza Lati, por emrat e tyre…

1 hour ago

Botërori 2026 rrezikon të digjet nga vapa, a do lëvizë FIFA?

Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë…

1 hour ago