lifestyle

Cila kategori është më e rrezikuar, mjekja Albana Daka: Çfarë është dhjamosja e mëlçisë dhe si të shpëtoni

Dhjamosja e mëlçisë është një patologji me një predominancë gjithnjë e në rritje. Mjekja Albana Daka, gjatë rubrikës “Abc-ja e shëndetit”, shpjegoi se më shumë se 60 përqind e njerëzve mbipeshë dhe obezë preken nga dhjamosja e mëlçisë. Ajo theksoi se kjo sëmundje mund të çojë në probleme serioze, pasi mund të shkaktojë dëmtim të indeve në mëlçi, duke shkaktuar cirrozë.

Rreth 20% e të rriturve kanë një formë të kësaj gjendjeje.

”Nëse dhjamosja është deri në gradën e katërt kalon te fibroza e mëlçisë deri te shkatërrimi i fibrit të mëlçisë. Në këto raste, mëlçia fillon dhe humbet funksionin e vet dhe organizmi futet në një gjendje kaotike, që kur kalon nivelin e cirrozës bëhet e papajtueshme me jetën.”, tha Daka.

Sipas saj, një person i prekur nga kjo patologji është kandidat për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, hipertensioni dhe nga sëmundjet e zemrës. Dieta ka një rol kryesor në këtë patologji, ndaj mjekja Daka vuri theksin te ushqyerja e shëndetshme. Cilat janë ushqimet që duhen shmangur? “Dhjamosja e mëlçisë ndodh kryesisht në personat mbipeshë dhe obezë, të cilët kanë një regjim të çrregullt.

Kanë abuzuar me sheqernat, ushqimet e procesuara, me alkoolin, yndyrnat dhe këto janë faktorë riskues për dëmtimet e mëlçisë. Nëse një person mbipeshë ose obez, ku dhjamosja e mëlçisë është në kuadrin e asaj që quhet sindromë metabolik, që ndodh tek personat mbipeshë, të cilët kanë një nivel trigliceridesh të rritur, kanë nivele më të larta se normat të tensionit të gjakut.

Kanë një prishje të tolerancës së dëmtuar të glukozës apo sheqerit. Një person me këto katër simptoma futet në atë që quhet sindromi metabolik dhe në shumicën e tyre, kemi dhjamosje të mëlçisë në grada të ndryshme. Të gjithë këto persona, që kanë këto problematika, kanë një kequshqyerje, e cila është e kombinuar me një stil jetese pasiv.”, thotë Daka.

të fundit

Horoskopi 20 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift kësaj here do jete shume me e mire dhe do kënaqeni pa fund. Kënaqësitë dhe emocionet…

6 hours ago

Planifikoi sulme në Evropë dhe SHBA, vritet një militant i IS-it

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist,…

6 hours ago

Paditi New York Times për shpifje, gjykata rrëzon Donald Trump!

Gjykata federale në Tampa të Floridas ka hedhur poshtë padinë e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj gazetës The New York…

6 hours ago

Kosova ngre aktakuzë në mungesë për krime lufte kundër dy të dyshuarve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshuarve për pjesëmarrje në vrasjen e një civili…

6 hours ago

Gazment Bardhi: Fjalimin e Diellës e kishte shkruar Rama, e ktheu Kuvendin në teatër kukullash

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, ku ka folur…

7 hours ago

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zhvillimet për zgjedhjet…

7 hours ago