lifestyle

Çfarë është paraliza e gjumit dhe kush janë më të rrezikuarit

Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i zgjuar por nuk lëviz dot? Atëherë sapo ke përjetuar të ashtuquajturën “paralizë e gjumit”.

Ky problem është shumë i njohur por pak i studiuar nga ekspertët, megjithatë prej shekujsh, njerëzit, duke kërkuar shpjegim, kanë fajësuar për këtë problem praninë e demonëve apo alienëve.

Të lidhura

None found

Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm.

Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit.

Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta.

Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten.

Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia.

Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar.

Në rastin e parë, njeriu ndien nevojën e thellë për të fjetur gjumë por e ka të vështirë të flejë.  Paraliza në këtë rast pengon njeriun të lëvizë ose të flasë.

Ka raste kur njeriu zgjohet pak përpara mbarimit të fazës REM të gjumit, ose siç njihet ndryshe gjumi i thellë.

Kur njeriu është në fazën REM, trupi është në një gjendje të palëvizshme dhe tepër të qetë, ndaj zgjimi i papritur mund të ngjajë me paralizën.

Ky problem zakonisht shfaqet në adoleshencë.

Megjithatë, ka raste kur burra dhe gra të moshave të ndryshme e përjetojnë paralizën e gjumit një apo disa herë gjatë jetës.

Faktorët që nxisin paralizën e gjumit janë:

Mungesa e gjumit

Ndryshimet në rutinën e gjumit,

Çrregullimet e shëndetit mendor

E fjetura në pozicionin shtrirë në kurriz.

Ngërçet e këmbës

Përdorimi i medikamenteve të caktuara për shëndetin mendor

Përdorimi i substancave narkotike.

Kur duhet të Konsultoheni me mjekun:

Ekspertët thonë se nëse përjetoni paralizën e gjumit, duhet të shkoni për një konsultë tek mjeku, në rastet kur keni edhe shqetësimet e mëposhtme:

Ankth,

Plogështi gjatë ditës,

Vështirësi për të fjetur.

Mjekësia moderne nuk ofron kura për trajtimin e paralizës së gjumit.

Ekspertët thonë që nuk ka nevojë që njeriu të mendojë se është pushtuar nga ndonjë alien apo demon.

Nëse flini shtrirë në kurriz, përpiquni  të ndryshoni pozicion dhe përpiquni të rregulloni ciklin e gjumit ose edhe të zgjidhni problemet që ju lënë pa gjumë.

të fundit

Prokuroria jep hollësi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ish-vjehrra dyshohet se pa sulmin me sëpatë dhe nuk ndërhyri

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve…

47 seconds ago

Kamberi ngre pikëpyetje për shumicën e re në Serbi: A synon t’i shfuqizojë marrëveshjet me Kosovën?

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se, pavarësisht ndryshimit të klimës politike në Kuvendin e Serbisë,…

1 minute ago

13-vjeçarja amerikano-shqiptare gjendet në Tiranë pas largimit nga Shkodra, dyshohet për abuzime sek*uale në disa qytete

Një vajzë 13 vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra prej një jave ishte larguar duke mos u kthyer në shtëpi.…

2 minutes ago

Hetimi për dronët rusë: rruga e komponentëve amerikanë dhe evropianë drejt armëve të Moskës

Komponentë elektronikë amerikanë dhe evropianë, të prodhuar vetëm pak muaj më parë, janë zbuluar në dronët rusë të përdorur në…

2 minutes ago

Fofana rrëfen eliminimin nga Reali: Benzema më la të traumatizuar, na mundi thuajse i vetëm

Mbrojtësi i Chelseat, Wesley Fofana, ka zbuluar se përballja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve në vitin 2023 i…

2 minutes ago

U shpall i pafajshëm nga Apeli, Gjykata e Lartë merr vendimin e ri për Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shpalljen të pafajshëm të këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje…

5 minutes ago