lifestyle

Çfarë e shkakton depresionon pas lindjes? Mjekja specialiste i përgjigjet detajeve: Veprimi i parë që duhet të bëjnë nënat e reja

DEPRESIONI PAS LINDJES
Shtatzënia është periudha më e ëmbël dhe e bukur në jetën e një gruaje. Njëkohësisht, është një periudhë ndryshimesh fizike dhe psikologjike për nënën shtatzënë, që në disa raste mund të shkaktojë stres dhe ankth. Pas lindjes, nëna mund të shqetësohet nga sjellja e foshnjes, madje procese të tilla si ushqyerja, ndryshimi i orarit të gjumit dhe të qarat e foshnjes mund të jenë burim shqetësimi për nënën.

Vlerësohet se depresioni pas lindjes prek rreth 10% të grave rreth një javë pas lindjes por vetëm 50 % e tyre ndjejnë nevojën për ndihmë mjekësore. Ky crregullim karakterizohet nga një gjendje jo e mirë emocionale duke u shoqëruar me luhatje të shpeshta humori, pagjumësi, humbje e oreksit, ndjenja ankthi, ataket e panikut (gjendje ankthi shumë e fuqishme) etj.

Të lidhura

None found

Madje nënat e reja përjetojnë ndjenja faji nga fakti që kanë mendime depresive dhe ndjenja negative në lidhje me bebin, në një kohë kur ato mendonin se duhet të ishin të lumtura.
Ndërhyrja e menjëhershme është e rëndësishme sapo nëna identifikon simptomat e para të stresit.

Depresioni pas lindjes mund të ndikojë në aftësinë e nënës për t’u kujdesur për beben e saj dhe në zhvillimin e një lidhje pozitive me foshnjën.

Mirëpo, cfarë e shkakton atë?

Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta, por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve, gjatë javës dhe muajit të parë pas lindjes. Simptomat mund të shkaktohen nga ndryshime të mëdha të niveleve hormonale që ndodhin në dy javët e para pas lindjes. Ato mund të shkaktohen edhe nga privimi me gjumë dhe stresi i të paturit një fëmijë të porsalindur. Kategoritë më vulnerabël janë ato nëna të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar, pa ose me mbështetje të ulët sociale, apo që vijnë nga familje me një prind etj.

❓Cili është trajtimi i këtij problemi?
Psikologu ofron mbështetje psikologjike duke përfshirë elemente të të kuptuarit për të mbështetur ndërtimin e lidhjes mes nënës dhe foshnjes, ndihmon nënën të menaxhojë emocionet, të përjetojë sa më qetë periudhën e shtatzënisë dhe më tej kohën pas ardhjes në jetë të të porsalindurit.

✔️Përmes trajtimeve adekuate, simptomat e lehta të depresionit post-partum mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore.
✔️Ndërkohë, për shqetësime më të zgjatura rekomandohet këshillim psikologjik & psikoterapi.
✔️Në raste më të rënda është i nevojshëm trajtimi më intensiv në kushte spitalore.
Sabina Tahsimi /Psikologe

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

5 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

5 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

5 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

5 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

5 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

5 hours ago