lifestyle

Bëjeni që sot dhe shpëtoni gjithë verës, dy maska në shtëpi për t’i thënë lamtumirë kallove të këmbëve

Pas një dimri të gjatë e të ftohtë, duhet t’i gëzohemi verës dhe temperaturave të saj, ok ndoshta jo edhe aq shumë temperaturave të nxehta që të marrin frymën. Por, i pari që i gëzohet kësaj stine është padiskutim trupi pasi më në fund mund t’i lejoni vetes veshje dhe këpucë të lehta.

Dhe duke u ndalur tek këpucët, është mëse e zakonshme që në këtë periudhë të vitit të hiqni dorë nga këpucët dhe çizmet e rënda dhe t’i zëvendësoni me sandale, balerina apo shpaka me gisht. Megjithatë këto këpucë rrisin rrezikun e shfaqjes së kallove apo flluskave të bezdishmë në pjesë të ndryshme të këmbës. Kallot janë pjesë të trasha, të forta lëkure të vdekur me ngjyrë gri në të verdhë. Ato formohen për të mbrojtur vetë lëkurën nga fërkimet dhe dëmtimet, sakaq shoqërohen me dhimbje, kruajtje dhe irritim të vazhdueshëm.

Të lidhura

None found

Në qoftë se i keni provuar të gjitha, por sërish nuk keni arritur rezultatin e duhur ju këshillojmë të provoni dy këshillat e mëposhtme:

1.Bëni një kompresë me lëng limoni, xhel Aloe vera dhe uthull të bardhë rrushi: Bashkoni të gjithë përbërësit në një dhe aplikojini në zonat ku keni kallo, duke i mbuluar me fasho ose garzë pambuku sterile. Tre përbërësit e mësipërm kanë veti antiinflamatore dhe antibakteriale të cilat luftojnë kallot dhe nxisin shërimin e plotë të tyre.

2.Maskë me cipën e membranës së vezës: E keni parasysh atë cipën që rrethon vezën e zier, gati e ngjitur me lëvozhgën e sja.. epo nuk duhet ta hidhni më pasi përmban shumë vlera ushqyese dhe antioksidantë të fuqishëm që luftojnë kallot dhe parandalojnë shumimin e tyre.

të fundit

Horoskopi i ditës: çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, punën dhe financat

Dashuria, karriera, paratë e fati - njihuni me horoskopin për ditën e sotme [...]Read More...

2 minutes ago

Horoskopi 25 Nëntor 2026, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do të keni më shumë sukses…

8 minutes ago

Punimet për rikthimin e bllokut B1 në KEK vijojnë deri vonë

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.…

10 minutes ago

Muhamed Elmazi: Ownership of Lake Treska fully returns to the Municipality of Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…

17 minutes ago

Half of adults in North Macedonia use tobacco, while economic costs exceed 500 million euros

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…

17 minutes ago

Kosovo Assembly committees to meet, with Minister Rizvanolli set to report

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…

17 minutes ago