lifestyle

As mos e çoni nëpër mend, këto shenja s’do i jepnin kurrë një shans të dytë ish-it

Nuk ka marrëdhënie perfekte që duket sikur kanë dalë nga ndonjë libër përrallash apo produksion i Disney-t, të gjitha historitë e dashurisë kanë ulje-ngritjet e tyre. Por sa të gatshëm jeni t’u jepni një mundësi të dytë atyre që u kanë thyer zemrën? Gjashtë shenjat e mëposhtme jo vetëm që nuk e bëjnë, por as e çojnë në mend një gjë të tillë.

Demi: Në qoftë se mendoni se një Dem është aq zemërgjerë me ish-in, siç është zakonisht me miqtë dhe familjarët, bëni mirë të ndryshoni qëndrim para se t’ju fshijë edhe juve nga lista. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë të vendosur dhe nuk bëjnë kurrë kompromise të ulëta, me vlerat dhe parimet që i konsiderojnë të shenjta. Nëse u thyeni besimin do t’ju nxjerrin nga jeta e tyre pa u menduar dy herë.

Të lidhura

None found

Binjakët: Binjakët njihen si një nga shenjat më dy dyzuara të horoskopit, që ndërrojnë mendje si Haxhi Pishmani, por jo kur bëhet fjalë për ish-partnerin/ish-partneren. Janë kokëfortë të lindur që s’janë kurrë një shans të dytë dhe as ulen për të gjetur një rrugë të mesme. Kështu që bye, bye ish!

Luani: Luani nuk do të kthehej kurrë me ish-in për dy arsye shumë të thjeshta: 1.askush nuk mund t’i lëndojë krenarinë mbretit të zodiakut dhe 2.është i,e bindur që do të gjejë dikë tjetër më të mirë. Nuk do ta pranonte kurrë të ishte zgjedhja e dytë për një ish që e ka bërë të vuajë. Kështu që mos u lodhni as me të, nuk do të kthehet dhe pikë.

Virgjëresha: Si mund ta çoni në mend që shenja më perfeksioniste e zodiakut mund të japë një mundësi të dytë. Jo vetëm që kjo gjë do të binte në kundërshti me parimet e saj, por edhe nëse do të ndodhte, s’do t’ia falte kurrë vetes që i dolën gjërat nga kontrolli. Bëhuni gati të blini biletën vetëm për vajtje, pasi një Virgjëreshë as nuk do t’ju dojë më në jetën e saj.

Peshorja: Me siguri jeni të habitur që në këtë listë gjendet edhe Peshorja, shenja që lufton gjithmonë për të gjetur paqen dhe harmoninë në jetën e saj. Por ja që kur dikush tradhton besimin e saj dhe nuk vlerëson përpjekjet që bën për të mbajtur gjallë lidhjen, nuk heziton aspak t’i përplasë derën në fytyrë

Bricjapi: Bricjapi është pa diskutim shenja që s’jep kurrë shanse të dyta, jo vetëm ish-it, por as njerëzve të tjerë që e rrethojnë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë striktë dhe të vendosur në çdo hap që hedhin dhe në dashuri kërkojnë të marrin po të njëjtin mirëbesim, siç edhe japin. Po i humbët, harrojeni të gjeni më vend në jetën e tyre.

të fundit

Porsche 924 e vitit 1979 rikthehet në pamjen e flotës policore të Emirateve të Bashkuara Arabe

Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…

34 seconds ago

Koleksioni i veturave sportive amerikane del në shitje pas 40 vjetësh

Një tregtar i veturave nga Ohio ka kaluar rreth 40 vjet duke krijuar në heshtje një koleksion me disa prej…

49 seconds ago

Një grup protestuesish mblidhen sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…

5 minutes ago

Iseni on attack against two municipal sanitation workers: Those responsible will face the law

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup,…

6 minutes ago

BDI calls for immediate identification and punishment of Komiti members who beat two Albanian Municipal Hygiene workers

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj sulmit fizik të dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup, të cilët…

6 minutes ago

Italy: 39-year-old suspected of trying to strangle her 8-year-old daughter; father found her unconscious

Një grua 39-vjeçare është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të mbysë vajzën e saj 8-vjeçare me një kordon prej…

7 minutes ago