Pencilina është një nga antibiotikët më të përdorur në botë për trajtimin e infeksioneve bakteriale.
Megjithatë, 10 përqind e popullatës së botës është alergjike ndaj penicilinës, madje ka raste kur alergjia është aq e ashpër sa mund të kërcënojë seriozisht jetën e njeriut.
None found
Ka raste të tjera kur njerëzit e ekzagjerojnë dhe ngatërrojnë reagimin e trupit ndaj penicilinës me një alergji të mirëfilltë.
Cilat Janë Simptomat e Alergjisë Ndaj Penicilinës
Shenjat dhe simptomat e alergjisë ndaj penicilinës zakonisht ndodhin një orë pas marrjes së saj, ndërkohë që reagime të tjera më të rralla mund të ndodhin pas disa orësh, ditësh apo javësh.
Në rastet e kësaj alergjie, lëkura pezmatohet, skuqet dhe kruhet.
Temperatura, enjtja, vështirësia në frymëmarrje, rrjedhje të hundëve, lotim të syve.
Simptoma më e rrezikshme është anafilaksia.
Ky reagim i rrezikshëm shoqërohet me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, të përziera, diare, rrahje të shpejta të zemrës, rënie të tensionit dhe gjendje të fikëti.
Simptomat e alergjisë ndaj penicilinës nuk duhen ngatërruar me efektet anësore të saj.
Siç ndodh rëndom me medikamente të tjera, edhe marrja e penicilinës mund të shkaktojë efekte anësore.
Këto efekte nuk kanë të bëjnë me një reagim alergjik.
Në varësi të llojit të penicilinës, efektet anësore mund të shpalosen me diare, dhimbje koke, të përziera e të tjerë.
Ka raste kur simptomat e vetë infeksionit mund të ngatërrohen me një reagim alergjik ndaj insulinës.
Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Njerëzit duhet të shkojnë tek mjeku menjëherë pasi të vërejën simptomat që listuan më lart në artikull ekspertët e AgroWeb.org.
Në rastet kur dyshoni që jeni prekur nga anafilaksia pas marrjes së penicilinës duhet të shkoni në spital menjëherë.
Në raste të tjera, duhet të jeni më të vëmendshëm për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një reagim alergjik apo një efekt anësor i penicilinës.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…
Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…