Temperatura e ulet tek femijet, cfare eshte dhe si te veproni?
Me homeostazë nënkuptojmë aftësinë e trupit të njeriut për të mbajtur temperaturën në vlerat normale. Nëse ajo do të jetë shumë e lartë apo e ulët kjo nënkupton se kemi të bëjmë me një problem. Nëse temperatura e fëmijës do të ulet nën vlerat normale, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku, kjo për të kuptuar edhe arsyen përse ka ndodhur.
Kur duhet ta konsiderojmë temperaturën e fëmijës normale?
None found
Ajo konsiderohet normale deri në 37 gradë, megjithatë mund të lëvizë edhe me 0.5 gradë në varësi të aktivitetit që fëmija është duke bërë.
Si duhet ta interpretojmë temperaturën e ulët tek fëmija?
Ajo mund të tregojë gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe shpesh mund të “fshehë” një problem nga i cili fëmija mund të jetë duke vuajtur.
Ndër këto probleme mund të marrim në konsideratë:
• Një grip, rrufë, infeksion, reagim ndaj një medikamenti që i është dhënë për uljen e temperaturës së lartë;
• Problemet neurologjike, sidomos nëse ajo ulet vazhdimisht gjatë natës dhe nën 35 gradë;
• Defiçencë, që mund të jenë në jod, hekur etj.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
Duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet temperaturë më të ulët se 35 gradë. Kjo mund të shkaktojë problem serioze në organe. Mjeku mund të dyshojë edhe për nje infeksion të mundshëm dhe për pasojë mund të kërkojë kryerjen e analizave.
Si duhet ta trajtojmë temperaturën e ulët tek fëmija?
• Duhet të ndryshoni dietën e fëmijës. Ai ka nevojë për ushqime të shëndetshme dhe me yndyrë të plotë.
• Duhet t’i ngrohni rrobat dhe më pas t’ja vishni. I vishni gjithashtu edhe veshje prej leshi.
• Shkoni menjëherë tek mjeku. Ai do të ketë si qëllim kryesor normalizimin e saj dhe më pas do të kryejë testet e nevojshme për të kuptuar shkaqet. pernenat.al
Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si…
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar…
Pas takimit të radhës ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,…
Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, njëherit deputet i VV-së, Andin Hoti ka…
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas njoftimit të Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për ditën e…
Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte me inicialet J.R. Përmes një postimi…