Djali im 18 muajsh nuk ka urinuar për 6 orë, a është normale? A mund të ketë ndonjë problem edhe pse duket mirë?Është normale që një nënë të shqetësohet nëse fëmija kalon 6 orë pa urinuar gjatë ditës, ndërsa gjatë natës nëse nuk ushqehet kjo kohë pa urinuar nuk duhet të përbëjë shqetësim.
Udhëzimi i përgjithshëm për foshnjat më të mëdhenj se një vjeç është se mosurinimi për 12 orë është një shenjë e dehidratimit, ndërsa për foshnjat më të vegjël se aq, 6 orë me një pelenë të thatë është një shenjë e dehidratimit.
None found
Prandaj, nëse i referoheni udhëzimeve mjekësore, fëmija juaj nuk ka ndonjë problem sepse është 18 mujash dhe ka kaluar vetëm 6 orë pa urinuar. Megjithatë, prindërit i njohin më mirë se kushdo fëmijët e tyre dhe i dallojnë kur ndryshimet tek ata janë shumë të mëdhaja.
Disa gjëra që duhen marrë parasysh, për të vlerësuar situatën:
A ka ngrënë dhe pirë si zakonisht gjatë këtyre orëve?
Kur ka urinuar, a ishte urina me ngjyrë të zbardhur dhe me një erë të butë? Nëse urina duket më e koncentruar, e errët dhe me erë të mprehtë, atëherë djali juaj thjesht duhet të pijë më shumë ujë.
A tregon ai ndonjë shenjë se po e mban vetë urinën? Ndoshta nuk e bën sepse ka dhimbje po ta bëjë.
A ka temperaturë, ose ndonjë shenjë sëmundjeje, që mund të jetë tregues i një infeksioni të traktit urinar?
Nëse nuk tregon shenja të tjera sëmundjeje, mos u shqetësoni shumë, por ofrojini sa më shumë ujë dhe lëngje.
Nëse fëmija juaj duket i sëmurë, duket se është në ndonjë lloj dhimbjeje, nuk ha apo pi, ka ethe, urinë me erë të keqe ose shenja të gjakut në urinë e tij, kontaktoni me mjekun./BURIMI ”PËR NËNAT”
“Lufta” me flakët e zjarreve në masivet pyjore nuk bëhet vetëm për të mbrojtur jetën e qytetarëve, banesat dhe pasuritë…
“Lufta” me flakët e zjarreve në masivet pyjore nuk bëhet vetëm për të mbrojtur jetën e qytetarëve, banesat dhe pasuritë…
Fshati Vajzë i Selenicës është shndërruar në qendrën e vëmendjes kulturore dhe turistike përmes edicionit të katërt të “Vajza Fest”,…
E shtuna, 15 gusht 2026, sjell një ditë me më shumë emocione, takime dhe dëshirë për të kaluar kohë me…
Barcelona ka ndërmarrë hapat e parë për një transferim të mundshëm të Christopher Nkunkus, ndërsa e ardhmja e sulmuesit te…
Mansory do të debutojë për herë të parë në Pebble Beach Concours d’Elegance 2026, në Kaliforni, me dy projekte ekskluzive…