Sa herë në ditë është normale që të urinojmë? A të bën dëm nëse e mban? Nëse shkojmë në banjë edhe gjatë natës, a është kjo një shenjë që duhet të na shqetësojë?
Përgjigjen e gjeni duke lexuar artikullin e mëposhtëm.
None found
Për specialistët, normalisht një i rritur urinon tre deri katër herë në ditë, po frekuenca varet gjithsesi nga disa faktorë.
Madje jo vetëm nga sa pi por edhe se çfarë pi. Kafja dhe alkooli janë nxitës të urinimit. Ndërkohë që ka edhe individë që janë të prekur nga sindroma e “qeskës hiperaktive”, karakterizuar nga kontraksione të pavullnetshme të qeskës së urinës, gjë që haset më së shumti ndër femra.
Sipas mjekëve, nëse pavarësisht seksit fillojmë të shkojmë shpesh në banjë për të urinuar, këshillohet të shkojmë tek doktori. Në radhë të parë për të përjashtuar ndonjë rast tumoral, por edhe shqetësime të tjera.
Ndërkohë që nuk këshillohet të mbahet urina, pasi në këtë rast, dëmtohet muskuli i qeskës urinare i cili fillon të humbasë tonusin e tij, dhe në këtë rast, e ka të vështirë ta rifitojë për një kohë të shkurtër.
Një njëri që konsumon 2 litra ujë në ditë, normalisht do të duhet të shkojë në banjë një herë në katër orë dhe mbajtja e urinës për më shumë se gjashtë orë, është e dëmshme.
Urinimi i shpeshtë gjatë natës mund të jetë gjithashtu një simptomë e mirë. Në këtë rast lipset kontroll tek mjeku, pasi mund të kemi të bëjmë me zmadhim ose inflamacion të prostatës (tek meshkujt).
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domën të Shkodrës, ku një nënë dhe dy fëmijët…
Një stuhi e fortë në Gjermani krijoi një skenë të pazakontë dhe të frikshme, pasi një pemë mori flakë pasi…
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar me nervozizëm ndaj deklaratës së një deputeti i cili, gjatë seancës…
Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Postribë ku si pasojë e zjarrit humbën jetën nëna dhe dy fëmijët.…
Kuvendi Komunal i Nikshiqit ka hedhur poshtë një iniciativë të Partisë Demokratike Popullore (DNP) për miratimin e një deklarate që…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimet ndaj Iranit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do t'i përgjigjen me…