Ekziston një besim se pajisjet si kondicionerët, ngrohëset, dushi etj harxhojnë më pak energji nëse i lëmë ndezur në tmperaturë të ulët, sesa kur i fikim e i ndezim vazhdimisht.
Baza shkencore që qëndron pas këtij pretendimi është se radiatorëve u duhet më shumë energji për t’u ngrohur pasi të jenë fikur, sesa po të ishin në nxehtësi të ulët më parë. Ndërsa ky mit i zakonshëm nuk është krejtësisht i largët, a ka vërtet ndonjë të vërtetë pas tij?
None found
A është më lirë të lini ngrohjen ndezur gjatë gjithë ditës?
Institucionet britanike si “British Gas” edhe Trusti i Kursimit të Energjisë kanë pohuar se në fakt është një mit që lënia e ngrohjes ndezur gjatë gjithë kohës do t’ju ulë kostot e energjisë elektrike. Lënia e pajisjeve ngrohëse në një temperaturë të ulët vazhdimisht është më e efektshme se sa ta përdorni në temperaturë të lartë, por është më mirë ta ndizni dhe ta fikni sipas nevojës.
Parametrat e kohëmatësit janë mënyra më e mirë për të rregulluar temperaturën e ambientit tuaj gjatë gjithë ditës, edhe kur nuk jeni fizikisht në shtëpi për ta bërë këtë.
Mënyrat aktuale për të kursyer energji
Ka mënyra efektive për të mbajtur shtëpinë tuaj komode gjatë gjithë ditës, të cilat ju lejojnë të kurseni energji. Shumica e kondicionerëve kanë të paktën tri cilësime: ndezur, fikur dhe automatik ose me kohë. Një termostat i programueshëm është ndoshta mënyra më efektive për të menaxhuar temperaturat në shtëpinë tuaj.
Instaloni një termostat të programueshëm: mund ta vendosni termostatin për temperatura më të larta dhe të kursimit të energjisë kur largoheni; dhe programojeni që të arrijë temperatura të rehatshme në orarin kur jeni për t’u kthyer në shtëpi. Përdorimi i kësaj strategjie mund t’ju kursejë deri në 15 përqind në faturat tuaja të energjisë. Vëzhgoni udhëzimet e rekomanduara për programimin e termostatit tuaj në mënyrë që të përfitoni nga metodat e kursimit të energjisë.
Këngëtari dhe kompozitori, Vlashent Sata, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format…
Jose Mourinho do të rikthehet në stadiumin “Olimpico” të mërkurën, por këtë herë në stolin kundërshtar.Trajneri portugez do të jetë…
Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…
Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi…