lifestyle

A besojnë fëmijët gjithçka që u thuhet? Studimi tregon përgjigjen befasuese

Fëmijët mësojnë vetë përmes vëzhgimit dhe eksperimentimit. Po ashtu, ata mësojnë nga ato që u thonë njerëzit e tjerë, sidomos të rriturit dhe figurat me autoritet si prindërit dhe mësuesit e tyre. Kur fëmijët mësojnë diçka befasuese për ta, kërkojnë informacione shtesë duke bërë pyetje apo duke i testuar vetë pretendimet që dëgjojnë.

Studimet e mëparshme, kanë treguar se ajo nëse fëmijët eksplorojnë pretendimet befasuese të të rriturve, ndryshon sipas moshës. Fëmijët mbi 6-vjeç, kanë më shumë gjasa të kërkojnë informacion shtesë sesa fëmijët 4 dhe 5 vjeç. Megjithatë, ka ende kërkime të kufizuara rreth asaj se pse fëmijët kërkojnë informacion në përgjigje të asaj që u thuhet nga të rriturit.

Të lidhura

None found

Një studim i ri i publikuar në “Child Development” nga studiues në Universitetin e Torontos dhe Universiteti i Harvardit, synoi që t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje. “Hulumtimi tregon se ndërsa rriten, fëmijët bëhen më mosbesues ndaj asaj që u thonë të rriturit.

Kjo shpjegon edhe arsyen pse fëmijët më të rritur kanë më shumë gjasa të përpiqen të verifikojnë pretendimet, dhe janë më të qëllimshëm në lidhje me eksplorimin e objekteve nga ana e tyre”- thotë Samanta Kotrell, kërkuese në laboratorin Childhood Learning and Development (CiLD) në Universitetin e Torontos.

Në dy studime të ndryshme, studiuesit u përpoqën të shpjegonin pse fëmijët kërkojnëinformacione shtesë mbi gjërat që i befasojnë kur i dëgjojnë. Në studimin e parë, që u krye midis shtatorit 2019 dhe marsit 2020, 109 fëmijë të moshës 4-6 vjeç u rekrutuan nga rajoni i Torontos, Kanada.

Për shkak të pandemisë Covid -19, laboratori u mbyll në mars 2020, gjë që solli më paktestime sesa ishin planifikuar fillimisht. Prindërit e 108 nga 109 fëmijët raportuan për përkatësinë etnike të fëmijës së tyre:49 për qind e përshkruan fëmijën e tyre si të bardhë, 21për qind përkatësi etnike ose race e përzier, dhe 19 për qind aziatike juglindore.

Gati të gjithë prindërit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me formimin e tyre arsimor. 18 për qind e fëmijëve kishin prindër që nuk kishin ndjekur universitetin. 34 për qind kishin vetëm një prind me arsim të lartë, dhe 48 për qind i kishin të dy prindër me universitet.

Fëmijëve iu paraqitën tre objekte të njohura:një copë shkëmbi, një copë materiali si sfungjer dhe një top prej lecke. Një nga studiuesit nisi t’i pyesë fëmijët:”A mendoni se ky shkëmb është i fortë apo i butë?. Të gjithë fëmijët deklaruan se shkëmbi ishte i fortë.

Më pas, disa fëmijët u përzgjodhën rastësisht për t’iu thënë diçka që binte në kundërshtim me besimet e tyre për botën (“Në fakt, ky shkëmb është i butë, jo i fortë”) ose iu tha diçka që konfirmonte intuitën e tyre (“Ashtu është, ky shkëmb është i fortë”).

Pas këtyre deklaratave, të gjithë fëmijët u pyetën sërish:”Atëherë, a mendoni se ky shkëmb është i fortë apo i butë?”. Gati të gjithë fëmijët që dëgjuan pretendime që përputheshin me bindjet e tyre, vazhduan të kishin të njëjtin gjykim si më parë:që shkëmbi ishte i fortë. Ndërkohë, pak nga fëmijët që iu tha se shkëmbi ishte i butë, vazhduan të kishin të njëjtin gjykim si më parë. Studiuesi u tha fëmijëve se duhet të largohej për një moment nga salla për të kryer një telefonatë, dhe i la fëmijët të eksploronin vetë objektin. Sjellja e fëmijëve u regjistrua në video. Studimi zbuloi se shumica e fëmijëve, pavarësisht nga mosha, u përfshinë në testimin e pretendimeve befasuese.

Më herët, ekspertët supozonin se dallimet e raportuara më parë sa i përket moshës në eksplorimin nga fëmijët të pretendimeve befasuese, mund të pasqyrojnë zhvillimet nëaftësinë e fëmijëve për ta përdorur eksplorimin për të testuar pretendimet më komplekse.

Por mund të ndodhë që me kalimin e moshës, të ndryshojë motivimi që qëndron pas eksplorimit të fëmijëve. Kështu fëmijët më të vegjël eksplorojnë, sepse e besonin atë që u ishte thënë, dhe donin ta shihnin objektin befasues, ndërsa fëmijët më të mëdhenj eksploroninsepse ishin skeptikë ndaj asaj që u ishte thënë.

Edhe rezultatet e studimit të dytë, që u krye midis shtatorit dhe dhjetorit 2020, me 154 fëmijë të moshës 4–7 vjeç, tregoi se fëmijët më të mëdhenj (6 dhe 7 vjeç) kishin më shumë gjasa se më të vegjlit të kishin një strategji eksplorimi, në përshtatje me atë që dëgjonin.

të fundit

Rama: Absurd when they tell us that we do projects by forcing people out of their homes, foreign architects don’t come here for things outside standards!

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, foli në prezantimin e konkursit për një tjetër kullë që pritet t’i shtohet Tiranës,…

21 seconds ago

Arrest of Vlora Hyseni/Bardhi: We warned about it earlier, organized crime has captured the institutions

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së…

48 seconds ago

I usually stay naked at home; it was a fatal mistake”: Teacher in Italy accidentally sends intimate photo to students’ group

Një mësues i shkollës së mesme në Ravena të Italisë është i tronditur dhe i turpëruar pasi e gjeti veten…

1 minute ago

Monika Kryemadhi condemns the publication of intimate videos: Those responsible must be punished

Monika Kryemadhi ka reaguar këtë të enjte lidhur me videot intime të personazheve të njohur të ekranit, të cilat prej…

2 minutes ago

VIDEO/ Prime Minister Rama met with protests from students at QSUT, police take several activists into custody

Studentë dhe aktivistë kanë protestuar në ambientet e QSUT në Tiranë, në momentin kur Kryeministri Edi Rama, kishte mbërritur për…

2 minutes ago

Afghan man arrested in North Macedonia, found with marijuana and rolling papers

MPB Maqedoni njofton se dje (30.09.2026) në orën 11:05 në vendin e quajtur "Bunec", zyrtarët policorë nga Njësia Policore Mavrovë…

8 minutes ago