Categories: lifestyle

5 hile super të thjeshta për t’i përdorur sa herë ndiheni pesimistë

Ndonjëherë, zakonet që ekspertët rekomandojnë për t’u shkëputur nga humori i keq dhe për të rritur nivelet e lumturisë nuk shkojnë në një linjë me të përditshmen tonë. Kush ka kohë të ulet dhe të bëjë seanca të zgjatura meditimi kur kemi 1000 gjëra të tjera për të bërë?

Fatmirësisht, ka shumë gjëra të tjera të thjeshta që kërkojnë vetëm pak minuta, por kanë fuqinë të të ndryshojnë gjithë ditën. Sa herë të ndiheni pesimistë, të rënë moralisht apo thjesht të trishtuar, bëni një nga 5 gjërat më poshtë.

1. Merru me detyrën tënde më të vështirë

Duke përmbushur detyrën tuaj më të vështirë ju rrisni nivelet e dopaminës, që rrjedhimisht vjen nga “ndjesitë e përmbushjes”. Sa herë të ndjeni gjithçka përmendëm më lart, merrni detyrën më të besdisshme që keni për momentin dhe hiqeni qafe.

2. Bëj 10 frymëmarrje të thella

Eshtë ushtrimi më i mirë që mund t’i bëni vetes në momente ankthi apo mungese humori. Mbyll sytë dhe fokusohu totalisht tek frymëmarrja për ta bërë siç duhet.

3. Dëgjo një këngë të gëzueshme

Mundësisht edhe kërce me të! Kërkimet kanë treguar se një muzikë e mirë shkon në një linjë me meditimin. Nëse e shoqëroni edhe me kërcim do ta keni më të thjeshtë për të çliruar stresin.

4. Për pak minuta, fokusohu tek njerëzit që janë gjithmonë aty për ty

Oxytocina është një tjetër “hormon lumturie” dhe për ta stimuluar atë rekomandohet të mendoni për njerëz të cilëve ju besoni. Pyesni veten: Nëse do të kem nevojë për diçka, kush do të jetë aty?

5. Bëj diçka të mirë për dikë tjetër

Ky veprim do të të bëjë të marrësh frymë më lirshëm dhe rrjedhimisht të ndihesh më i lumtur. Sado gjest i vogël të jetë, mirësia mban një forcë të madhe që mund t’ju shpëtojë edhe nga situata më e vështirë.

Tags: hilepesimist

të fundit

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze

Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…

16 minutes ago

Në kujtim të Charlie Kirk/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…

30 minutes ago

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…

54 minutes ago

Elia Zaharia flet për divorcin nga Princ Leka: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri

Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për…

1 hour ago

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën

Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…

2 hours ago

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili…

2 hours ago