lifestyle

4 shenjat pasionante të zodiakut që ua bëjnë jetën ëndërr partnerëve

Nëse jeni një prej atyre njerëzve që e kanë nisur ditën duke dëgjuar detajet më romantike të një nate më parë të fqinjes, koleges ose qoftë të panjohurës që kishit pranë në autobuz, nuk mund të mos mendoni si është e mundur që juve nuk u ndodhi asgjë nga këto. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se partneri nuk jo do thjesht nuk bën pjesë në shenjat romantike të zodiakut. Krejt e kundërta për shenjat e mëposhtme që janë kryekëput detajiste, të ndjeshme dhe sigurisht romantike të lindura:
1.Peshqit: Të lindurit nën shenjën e Peshqve janë shumë të ndjeshëm, ëndërrimtarë të pabindur që nuk duan të rriten kurrë dhe romantikë të lindur. U pëlqen të surprizojnë partnerin,partneren në çdo moment pasi për ta çdo ditë është një mundësi e mirë për të dhuruar e marrë dashuri.
2.Gaforrja: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Gaforrja është shenjë uji. Në përgjithësi këto shenja janë të lidhura me emocionet dhe shquhen për ndjeshëmrinë e tyre karakteristike krahasuar me shenjat e tjera. Nuk i pëlqen të fshehë ndjenjat, përkundrazi shfrytëzon çdo moment për t’u shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj njerëzve të dashur.
3.Luani: I treti në radhë, por jo nga rëndësi, Luani është po ashtu një nga shenjat më romantike të zodiakut. Lidhja me një Luan nuk është kurrë e mërzitshme dhe monotone, përkundrazi është krejt e kundërta. I pëlqen të dhurojë shumë dashuri, emocione, mirëbesim, si dhe nuk kursehet aspak tek dhuratat.
4.Virgjëresha: Natyra kontrolluese e thuajse perfeksioniste mund t’ju bëjë të mendoni se ç’dreqin bën ajo në këtë rënditje. Në të vërtetë përtej këtij imazhi fshihet një person i butë, i ndjeshëm dhe i etur për dashuri. I pëlqejnë përkëdheljet, puthjet dhe emocionet që sjellin ato./living

Të lidhura

None found

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago