lifestyle

4 shenjat e Horoskopit që do të shënojnë arritje në karrierë në vitin 2023

Për disa shenja të Horoskopit, viti 2023 do të jetë një vit që do të plotësojë ambiciet e tyre, do t’u japë mundësi për të gjetur një punë ashtu siç e dëshirojnë por gjithashtu dhe arritje të qëllimeve. Me pak fjalë, do të jetë një vit ideal për sa i përket jetës së tyre profesionale.

Në përgjithësi, 2023 ka shumë surpriza dhe ngjarje pozitive, ndaj nëse nuk i përkisni shenjave të mëposhtme, mos u frikësoni! Kjo nuk do të thotë që jeta juaj nuk do të ndryshojë për mirë. Zbuloni nëse shenja juaj është në listën e atyre që do të kenë sukses në profesionet e tyre në vitin e ri.

Të lidhura

None found

Gaforrja

Keni frymëzime dhe plane ambicioze, shumë prej të cilave do të konkretizohen në vitin 2023, veçanërisht deri në datën 17/5, pasi Jupiteri do të jetë në Dashi dhe në shtëpinë tuaj të 10-të diellore, duke ju siguruar mjetet e duhura. Duke qenë se keni rishqyrtuar dhe provuar gjëra apo metoda të reja, suksesi në punën tuaj është i sigurt, por edhe një shpërblim i guximshëm për atë që keni arritur.

Nëse bëni biznes dhe angazhoheni më aktivisht me publikun, atëherë dijeni se dallimi juaj është i garantuar.

Akrepi

Në vitin 2023 mund të shpresoni për më të mirën në fushën tuaj profesionale dhe veçanërisht në punën tuaj, pasi deri në datën 17/5 Jupiteri do të jetë në shtëpinë tuaj të 6-të, duke ju ofruar njohje, përmirësim të kushteve, por edhe suksese, pa u munduar shumë.

Nëse nuk jeni duke punuar deri më tani, ndoshta do të gjeni një punë që do t’ju ofrojë, përveç një rroge të mirë ose përfitime të tjera, dhe kënaqësinë për të bërë diçka që ju pëlqen. Më pas, ajo do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të 7-të, duke ju sjellë një partneritet të dobishëm dhe pse jo, fitimprurës.

Luani

Për ju gjërat e mira do të nisin nga data 17/5 e tutje, me Jupiterin në Demi dhe shtëpinë tuaj të 10-të, ndaj prisni një vit jashtëzakonisht të suksesshëm. Ndryshime të favorshme do të ketë këtë vit, por edhe njohje me njerëz që do t’ju sjellin një hap më afër arritjes së qëllimeve tuaja.

Madje është e mundur të bëni një ndryshim në karrierën tuaj ose të fitoni famë, një pozicion më të lartë dhe, rrjedhimisht, më shumë para dhe njohje në zonën ku po lëvizni.

Shigjetari

Me Jupiterin në shtëpinë tuaj të 6-të, jo ​​vetëm që do të përmirësohen kushtet tuaja të punës apo marrëdhëniet me kolegët apo punonjësit, por do të merrni edhe një rol drejtues që keni dashur gjithmonë, për të kaluar në një pozicion tjetër që ju përshtatet. Nëse nuk punoni, tani me siguri mund të gjeni punën që dëshironi, si nga ambjenti ashtu edhe nga të ardhurat. /albeu.com.

të fundit

Seanca konstituive pritet në gusht, Aliçkaj paralajmëron partitë: Kosova nuk ka më kohë për bllokada

Ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca për konstituimin e legjislaturës së…

4 minutes ago

SPAK përfundon hetimet për pjesën e veçuar të “Metamorfozës”, dërgon 9 të pandehur në gjykatë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë…

6 minutes ago

Edon Zhegrova përfiton një mundësi të re për t’u dëshmuar te Juventusi

Sulmuesi Edon Zhegrova do të ketë edhe një tjetër mundësi për ta dëshmuar kualitetin te Juventusi.Pas një sezoni zhgënjyes që…

12 minutes ago

Paraburgim për tre personat e dyshuar për ndotjen e ujit në Gostivar

Prokuroria Themelore e Gostivarit ka caktuar masën e paraburgimit për tre pesona, të dyshuar për ndotjen e ujit në Gostivar.Dragosllava…

17 minutes ago

Ish-deputetja britanike Ann Widdecombe u godit 21 herë me çekiç teksa drekonte, prokuroria zbardh dinamikën e vrasjes

Ish-deputetja britanike Ann Widdecombe humbi jetën pasi u godit 21 herë në kokë me një çekiç në shtëpinë e saj…

24 minutes ago

Rama rikthehet në Theth një vit pas shembjeve: Ndërtimet pa leje pushtuan lëndinën pranë Kishës, simbolin e njohur botërisht

Kryeministri Edi Rama vizitoi Thethin këtë të martë ku prezantoi “Paketën e Maleve” te banorët e zonës. Kreu i qeverisë…

28 minutes ago