lifestyle

4 rastet kur nuk duhet të pini kafe

Studime të ndryshme kanë treguar se kjo pije nuk shërben vetëm për t’u zgjuar nga gjumi, por ul edhe rrezikun për t’u prekur nga kanceri, sëmundjet e zemrës, përshpejton metabolizmin etj.

Por, të njëjtat studime sugjerojnë se duhet ta shmangni kafen (ose të paktën ta kufizoni) në raste të caktuara, për të shmangur efekte anësore, duke filluar nga ankthi deri tek rreziku për zhvillimin e kancerit.

Të lidhura

None found

Ja 4 rastet kur nuk duhet ta pini kafen:

NËSE ËSHTË SHUMË E NXEHTË

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius. Prandaj, tregohuni të durueshëm!

JU ZË ANKTHI

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit
Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga depresioni. Për të minimizuar influencën e kafeinës, përpiquni mos ta teproni me kafen dhe mos pini kafe 6 orë para gjumit

KUR JE DUKE “NGORDHUR” PËR GJUMË

Kafja mund të duket një zgjidhje shumë e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zërë gjumi. Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme në shëndet.

MOS PINI KAFE QË PA GDHIRË

Konsumimi i kafes që pa gdhirë nuk do t’ju shtojë aspak nivelet e energjisë. Kjo sepse në orët e para zgjimit, nivelet e hormonit kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë.

Prandaj shumë ekspertë bien dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë filluar të bien.

Individët që e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll gjendje si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, refluksi gastroezofageal duhet të kenë kujdes me sasinë e kafes që pinë.

 

të fundit

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

54 seconds ago

Parashikimi i motit 9 Nëntor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

16 minutes ago

Volkswagen shënon humbje prej një miliard eurosh në tremujorin e tretë

Një zhvlerësim prej disa miliardë eurosh i Porsche-s, biznesi i dobët në Kinë dhe kostot e ristrukturimit e çuan Volkswagen-in…

19 minutes ago

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

27 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

27 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

31 minutes ago