lifestyle

3 shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të mbarë

Pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit dhe kaq shumë ndryshime bëhen në tabelat astrologjike. Edhe pse këto ndryshime nuk janë të lehta, mund të jenë të mira për ju. Në fakt, nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, atëherë kjo javë do të sjellë mjaft pozitivitet.

Demi

Të lidhura

None found

Jeni duke kërkuar mundësi në vende të papritura këto ditë. Ndërsa Mërkuri ndodhet në shtëpinë tuaj të 9-të (ajo e aventurës) krijon një trekëndësh me Uranin në Dem, mbajini sytë dhe mendjen hapur për të arritur majën. Natyrisht, duhet të gjeni edhe guximin për të hedhur hapin tjetër – pasi dihet mirë se nuk e doni ndryshimin. Presioni për të marrë vendime rritet, por besoni instinkteve tuaja dhe do t’ia dilni.

Virgjëresha

Zbuloni mënyra të reja për të shprehur kreativitetin tuaj. Nëse po ndiheni pak të dëshpëruar, kjo javë po vjen për të rritur moralin tuaj. Tani ndiheni më të hapur për hobi dhe aktivitete që mund t’i keni refuzuar në të kaluarën. Kërkimi i përsosmërisë ju pengon të shijoni momentin, por duhet të pranoni se gabimet dhe “rrëmuja” janë rruga drejt suksesit. Kjo është koha më e mirë për ta pranuar atë.

Bricjapi

Ka ardhur koha për ta dashur veten ashtu siç është. Kohët e fundit keni ndjerë se gjithçka ishte e përqendruar te gabimet dhe dobësitë tuaja, por tani duhet të kuptoni se këto mendime thjesht po ju pengojnë. Kërkimi i brendshëm që keni kryer në ditët e mëparshme ju shpërblen dhe tani filloni të kuptoni se gabimet tuaja nuk ju përcaktojnë plotësisht, ndërsa fokusimi vetëm në to ju pengon. Shikoni pamjen e madhe dhe shijoni atë që keni arritur.

Tags: horoskopjava

të fundit

Rokas Expresses Optimism for a Swift Solution That Will Pave Macedonia’s Path to the EU

Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, deklaroi sot se po bëhet shumë punë, e cila nuk është e dukshme, por ka…

1 minute ago

Elfete Ismaili of the Alliance for Albanians: Stoilković’s conduct in Parliament unacceptable, must be punished immediately

Elfete Ismaili, përfaqësuese e Forumit të Gruas së Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka dënuar ashpër sjelljen e deputetit Ivan Stoilkoviq…

1 minute ago

Online Trade in Macedonia Grows by 18.1%, Reaches €266 Million in First Quarter of 2026

E-tregtia vendase vazhdon të rritet në vend, 156 milionë euro të shpenzuara në dyqanet elektronike në RMV në tremujorin e…

1 minute ago

Dubrava Prison Guard Temporarily Removed from Duty Over Suspicions of Serious Disciplinary Violations

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës një zyrtar korrektues të angazhuar…

2 minutes ago

Zejnulla Gashi appointed Kosovo’s Chief State Prosecutor after decree from Haxhiu

Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e nënshkroi dekretin…

2 minutes ago

Kremlin Rejects Merz’s Position on Ukraine’s Security: Without Russia, an Agreement Cannot Be Reached

Sipas Kremlinit, garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk mund të hartohen pa përfshirjen e Rusisë. Reagimi u bë të martën,…

4 minutes ago