Categories: lifestyle

3 çiftet që horoskopi nuk i këshillon aspak të krijojnë një lidhje dashurie

Kur vendos të krijosh një lidhje dashurore, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjik e të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop. Astrologjia në vetvete nuk mund të zbulojë gjithçka rreth personalitetit tënd, por zbulon shumë rreth natyrës tënde emocionale. Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, Dritare.net, ju tregon shenjat zodiake që definitivisht duhet të evitoni.Plot me tension seksual, tërheqje të perbashkët dhe lojëra të komplikuara psikologjike, këto janë çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjatë.

Binjakët dhe Virgjëresha: Binjakët dhe Virgjëresha kanë shumë të përbashkëta, të dy janë të ndryshueshëm, të adaptueshëm, mendjemprehtë e të udhëhequr nga Mërkuri. Këto ngjashmëri bëjnë që të ketë tërheqje mes tyre. Por, në brendësi Binjakët janë të pavendosur dhe u pëlqen liria. Virgjëresha nga ana tjetër është shumë me këmbë në tokë për të qenë me dikë kaq të pavendosur si Binjakët. Si përfundim, në marrëdhënien mes tyre do të ketë mosbesim për shkak të keqkuptimeve të vazhdueshme si pasojë e natyrave krejt të kundërta. Virgjëresha është ajo që jep më shumë në këtë marrëdhënie. Ëndrrat tepër të mëdha të Binjakëve copëtohen nga prakticiteti i Virgjëreshës. Si përfundim janë të dy të pakënaqur.

Të lidhura

None found

Dashi dhe Demi: Dashi dhe Demi nuk kanë shumë të përbashkëta. Por, mund të përmendim admirimin e Dashit për Demin. Dashi ndjen një lloj afërsie me Demin, ndjen se mund të marrë e të mësojë shumë prej tij. Pavarësisht kësaj, ata janë krejtësisht të papërshtatshëm për njëri-tjetrin. Dashi e nis këtë marrëdhënie i tërhequr nga misteri që rrethon Demin, vetëm për këtë, por gjithçka përfundon me tradhëtinë e njërit prej tyre ose tradhëtinë e të dyve. Si rezultat, kjo në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme.

Gaforrja dhe Ujori: Gaforrja është tepër femërore dhe emocionale. Ujori është shenjë ajri dhe mashkullor. Natyrat e tyre të kundërta janë stereotip i shprehjes kur “një mashkull takon një femër”. Por, realisht ky është një kombinim që nuk funksionon. Gaforrja e cila vazhdimisht qahet e kapet me Ujorin, i cili nga natyra është tepër mospërfillës dhe kërkon të jetë i lirë. Pavarësisht kimisë seksuale që ekziston mes tyre ata nuk bëjnë për njëri-tjetrin dhe përfundojnë duke thyer zemrën e njëri-tjetrit.

të fundit

Partneriteti me Izraelin, Rama: Do firmosim një marrëveshje me qeverinë izraelite për të marrë sa më shumë dije

Kryeministri Edi Rama vizitoi një fermë eksperimentale në Cërrik, i cili është pjesë e nshkollës profesionale “Mihal Shahini”, një investim…

3 minutes ago

Shqipëria e dyta në Evropë për bllokimet në kufi, 12.4 mijë qytetarëve iu refuzua hyrja në BE

Rreth 12.4 mijë shqiptarëve u është refuzuar hyrja në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2025, sipas të…

49 minutes ago

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit

NATO-ja dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ushtarake të martën në bazën ushtarake "Jugu"…

1 hour ago

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura.…

1 hour ago

“Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Këlliçi: Skandalet e Ferit Hoxhës po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me…

2 hours ago

Rozana Radi thyen heshtjen me një mesazh të fortë: Nuk do flas, do veproj

Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e…

2 hours ago