zjarret ne vend Archives - Albeu.com

Zjarret në vend, menaxhimi i situatës nën udhëzimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e lidhur këtë me përkeqësimin e situatës nga zjarret, veçanërisht në Delvinë dhe Gramsh.

Thirrje të ngjashme kanë ardhur edhe nga përfaqësues të tjerë të opozitës.

Megjithatë, burime për Report Tv bëjnë të ditur se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i drejtuar nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente. Nga Presidenca saktësojnë se, në kushtet kur forcat janë të angazhuara në terren, prioritet mbetet ndihma direkte për të përmirësuar situatën.

Sipas të njëjtave burime, më herët është mbledhur Komiteti i Mbrojtjes Civile, nën udhëzimet e të cilit po veprohet dhe po menaxhohet situata.

Ky strukturë koordinon punën e të gjitha ekipeve të emergjencës, duke udhëhequr operacionet për kontrollin e flakëve dhe evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara.

Autoritetet vijojnë apelimin për bashkëpunim dhe ndjekjen e udhëzimeve zyrtare, ndërsa frontet e zjarrit mbeten ende aktive në disa zona të vendit.

The post Zjarret në vend, menaxhimi i situatës nën udhëzimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Patos e Mallakastër/ Forcat e Armatosura në terren, ministri Vengu ndjek nga afër operacionin për shuarjen e flakëve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e flakëve po zhvillohet me ndërhyrje të kombinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me emergjencat civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione të tjera.

Gjatë inspektimit në terren, ministri Pirro Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha forcave të angazhuara në operacion, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është një prioritet absolut i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet të lartë dhe me koordinim të ngushtë ndërinstitucional, në mënyrë që të shmangen rreziqet për banorët dhe mjedisin përreth.

Mjetet dhe forcat e përfshira në operacion:

• 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura

• 3 zjarrfikëse nga Bashkia Patos

• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Mallakastër

• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Lushnjë

• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Fier

• 2 mjete nga kompania Albpetrol

• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Roskovec

The post Zjarret në Patos e Mallakastër/ Forcat e Armatosura në terren, ministri Vengu ndjek nga afër operacionin për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vendin tonë, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike (FOTOT)
Ditën e sotme, dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë, mbërritën në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit.

Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.

I pranishëm në pritjen e dy avionëve nga Rumania me ekuipazhet e tyre, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu falënderoi autoritetet rumune për ndihmën në këto momente të vështira.

Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

The post Zjarret në vendin tonë, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend, policia: Nga 1 korriku, 17 zjarre të qëllimshme
Poicia e shtetit ka bërë një përditësim në lidhje me zjarret ne vend.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka patur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore.

Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Njoftimi

Policia e Shtetit/Masa për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, strukturat e Policisë në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Marrja e masave parandaluese ka fillur që në muajin janar, me hartimin e planit të masave, zhvillimin e takimeve me prefektët e qarqeve, kryetarët e bashkive, administratorët e njësive administrative dhe kryetarët e fshtarave.

Ndërkohë, nga SPZ-të e zonave është marrë kontakt me të gjithë barinjtë që shfrytëzojnë sipërfaqe kullosore, që të tregojnë kujdes maksimal për të mos shkaktuar zjarrvënie, qoftë dhe nga pakujdesia.

Megjithë punën parandaluese të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe masat ndëshkuese për autorët, javën e fundit është konstatuar një rritje e rasteve të zjarrvënies në sipërfaqe bujqësore dhe kullosore dhe për pasojë zjarri është përhapur në sipërfaqe shumë më të mëdha.

Për të gjitha rastet e konstatuara të rënies së zjarrit, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori, si dhe janë njoftuar menjëherë prefekti, emergjencat civile dhe kryetari i bashkisë në zonën ku është shfaqur vatra e zjarrit.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga hetimi, nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin, nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka patur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë që të intensifikojnë veprimet parandaluese, zbuluese dhe ndëshkuese. Të bashkëpunohet me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota. Gjithashtu, të mbështeten emergjencat civile, me forca policore, si dhe të bashkëpunohet me të gjitha strukturat, për parandalimin e rasteve të tilla.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata shtetas që me dashje apo nga pakujdesia djegin pyjet, sipërfaqet kullosore apo pronat private.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore./albeu.com/

The post Zjarret në vend, policia: Nga 1 korriku, 17 zjarre të qëllimshme appeared first on Albeu.com.

20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Sa janë shuar dhe sa janë aktive
Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend. Në 24 orët e fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, dhe sot aktive janë në fshatin Shetaj, bashkia Durrës. Kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Njoftimi:

SITUATA E ZJARREVE NË VEND 13.08.2022

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat:

në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin;

në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh;

tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës;

në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë;

në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë;

në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë;

në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë;

në vendin i quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë;

në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz;

në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz;

në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër;

në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës;

në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe;

në fshatin Otllak, bashkia Berat;

në fshatin Arrëz, bashkia Dimal;

në fshatin Kozare, Kuçovë;

në fshatin Momël, bashkia Kavajë;

në fshatin Floq, bashkia Fier;

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intesitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë   së   shtetit   çdo   rast   të   dyshuar   për   zjarrvënje   të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

The post 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Sa janë shuar dhe sa janë aktive appeared first on Albeu.com.

Zjarret, Niko Peleshi gjen justifikime për situatën e dalë nga kontrolli: Era po na e vështirëson punën, evakuohuni nëse ju kërkohet
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Peleshi, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, kushtet atmosferike po e vështirësojnë punën e forcave operacionale në terren.

“U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet”, shkuan ndër të tjera ministri.

Postimi i Niko Peleshit:

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

The post Zjarret, Niko Peleshi gjen justifikime për situatën e dalë nga kontrolli: Era po na e vështirëson punën, evakuohuni nëse ju kërkohet appeared first on Albeu.com.

Nikla nuk gjen “qetësi”!
Foto ilustruese

Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në fshatin Zezë të Niklës, ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe shkurresh.

Sipas burimeve flakët po rrezikojnë edhe banesat aty pranë.

Për të fikur zjarrin janë nisur drejt vendngjarjes zjarrfikëse nga Kruja dhe Kamza.

Situata e zjarreve në Shqipëri mbetet alarmante. Në Elbasan, Krujë dhe në Mirditë gjendja është kaotike.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë riaktivizuar disa vatra zjarri në zonën e Krujës./albeu.com/

The post Nikla nuk gjen “qetësi”! appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Himarë, zjarret e çmimi i naftës, zhvillimet më të rëndësishme të kësaj jave
Kjo javë ka qenë tronditëse për të gjithë, pasi  të martën e 2 gushtit, një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë. Gjithashtu të tjera ngjarje të rëndësishme janë zjarret që kanë përfshirë vendin tonë si dhe çmimi I naftës, i cili në raport me bursën, mbetet i lartë.

Albeu.com ju sjell më poshtë më me detaje nga ngjarjet më të rëndësishme të javës

Tragjedia në Himarë, siguria në plazhe, reagimi publik dhe përplasja politike

Të martën e 2 gusht, rreth orës 14:00, vendi u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një vajzë 7-vjeçare, ndërsa po notonte në det me të atin, një skaf i përmasave të mëdha e godet me helikat e motorit dhe i merr jetën. Drejtuesi i mjetit lundurues ishte Arjan Tase, ishte efektiv policie me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan. Pas ngjarjes, ai u arrestuar dhe ditën e djeshme, Gjykata e Vlorës e ka njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa se Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën “vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte” dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Në dëshminë e tij ai tha: “Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”. E gjithë kjo ngjarje tragjike ka sjellë një reagim të fortë të opinionit publik. Më 4 gusht, para Ministrisë së Brendshme u zhvillua një protestë ku Ramës iu dha ultimatum deri të hënën për të shkarkuar Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Kujtojmë se ky i fundit, pas ngjarjes shkarkoi të gjithë oficerët e lartë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë. Qëndrimi i kryeministrit Rama, në lidhje me këtë ngjarje nuk është pritur mirë. Shefi i qeverisë tha se ky është sezoni më i rregullt turistik dhe politikanët e opozitës i cilësoi si vampirë politikë. Policia ka nisur një aksion për mjete lundruese dhe gjatë 4 ditëve, janë shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël.

Zjarret në vend

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra dhe konkretisht: në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Kucok, bashkia Durrës, në fshatin Karpen, bashkia Shijak, në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, në fshatin Rehovë, bashkia Polican, në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal, në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat, në fshatin Seman, bashkia Fier, në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh, në fshatin Laknas, bashkia Kamëz, në fshatin Llaman, bashkia Himarë, në fshatin Salari, bashkia Tepelenë, në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë, në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë. Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 37 mjete zjarrfikëse. Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në: Në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej disa ditësh, me gjithë ndërhyrjen forcat të Administratës së Zonave të Mbrojtura nuk është bërë e mundur fikja e zjarrit. Ditën e sotme operacioni mbështetet dhe me 40 efektive nga Forcat e Armatosura. Në Bashkinë Mat, në fshatin German. Operacioni në ketë vatër zjarri ka disa ditë që zhvillohet nga forcat bashkiake, zonat e mbrojtura, forcat zjarrfikëse, forcat pyjore, të mbështëtur nga Forcat e Armatosura. Janë shuar disa vatra zjarri të cilat kanë qënë me përmasa të mëdha. Operacioni është në vijim. Në Bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj ku janë disa vatra zjarri. Nga bashkia Durrës po vijon puna për ndërtimin e rrugëve të kalimit me qëllim afrimin e mjeteve zjarrfikëse sa më afër vatrave të zjarrit. Ditën e djeshme janë fikur disa vatra zjarri me mbështetjen dhe të Forcave të Armatosura. Operacioni për fikjen e zjarrit vazhdon. Në Bashkinë Krujë, fshatin Zezë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për shuarjen e tij. Në Bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Mali i Bardhë, intensiteti i të cilit është i rritur si rezultat i erës së fortë. Strukturat e bashkisë dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin. Në Bashkinë Mirditë, vazhdon të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bulshar. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e bashkisë ka punuar dhe kanë shuar disa vatra zjarri. Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Në Bashkinë Mirditë, në fshatin Valçe ditën e djeshme u përfshi nga zjarri një sipërfaqe me pyll lisi. Menjëherë u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë. Bashkia Himarë, Porto Palermo, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, për shuarjen e së cilës janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur vënin në kontroll. Në fshatin Cërricë, bashkia Skrapar, po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare.

Nafta bie në bursa, Bordi e ul me 1 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimet e karburanteve. Benzina do të tregtohet 8 lekë më pak, me 199 lekë/litri nga 207 lekë nga vendimi i datës 2 gusht. Nafta do të tregtohet me 220 lekë për litër, nga 221 lekë që ishte më parë. Gazi ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër. Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 94 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi. Mos rënia e naftës në tregun vendas me të njëjtat ritme si treguesi Brent në bursat ndërkombëtare ka krijuar shqetësim te konsumatorët dhe shoqatat e biznesit, që kërkojnë transparencë dhe reflektim të çmimeve në tregun vendas. “Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi i përmbahet me përpikëmëri lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. Jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim”, thuhet në njoftimin e Bordit./albeu.com

The post Tragjedia në Himarë, zjarret e çmimi i naftës, zhvillimet më të rëndësishme të kësaj jave appeared first on Albeu.com.

Zjarret në vend, Emergjencat Civile: Janë 9 vatra aktive, zonat më problematike
Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari ka informuar mbi situatën e zjarreve

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra dhe konkretisht:

në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës,

në fshatin Kucok, bashkia Durrës,

në fshatin Karpen, bashkia Shijak,

në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin,

në fshatin Rehovë, bashkia Polican,

në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal,

në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat,

në fshatin Seman, bashkia Fier,

në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh,

në fshatin Laknas, bashkia Kamëz,

në fshatin Llaman, bashkia Himarë,

në fshatin Salari, bashkia Tepelenë,

në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë,

në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë.

Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 37 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:

-Në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej disa ditësh, me gjithë ndërhyrjen forcat të Administratës së Zonave të Mbrojtura nuk është bërë e mundur fikja e zjarrit. Ditën e sotme operacioni mbështetet dhe me 40 efektive nga Forcat e Armatosura.

-Në Bashkinë Mat, në fshatin German. Operacioni në ketë vatër zjarri ka disa ditë që zhvillohet nga forcat bashkiake, zonat e mbrojtura, forcat zjarrfikëse, forcat pyjore, të mbështëtur nga Forcat e Armatosura. Janë shuar disa vatra zjarri të cilat kanë qënë me përmasa të mëdha. Operacioni është në vijim.

-Në Bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj ku janë disa vatra zjarri. Nga bashkia Durrës po vijon puna për ndërtimin e rrugëve të kalimit me qëllim afrimin e mjeteve zjarrfikëse sa më afër vatrave të zjarrit. Ditën e djeshme janë fikur disa vatra zjarri me mbështetjen dhe të Forcave të Armatosura. Operacioni për fikjen e zjarrit vazhdon.

-Në Bashkinë Krujë, fshatin Zezë ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për shuarjen e tij.

-Në Bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Mali i Bardhë, intensiteti i të cilit është i rritur si rezultat i erës së fortë. Strukturat e bashkisë dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin.

-Në Bashkinë Mirditë, vazhdon të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bulshar. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e bashkisë ka punuar dhe kanë shuar disa vatra zjarri. Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

-Në Bashkinë Mirditë, në fshatin Valçe ditën e djeshme u përfshi nga zjarri një sipërfaqe me pyll lisi. Menjëherë u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë.

-Bashkia Himarë, Porto Palermo, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, për shuarjen e së cilës janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur vënin në kontroll.

Në fshatin Cërricë, bashkia Skrapar, po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

The post Zjarret në vend, Emergjencat Civile: Janë 9 vatra aktive, zonat më problematike appeared first on Albeu.com.

Zjarr masiv në Nikël
Një zjarr i madh ka përfshirë disa fshatra në njësinë administrative Nikël në Krujë.

Sipas burimeve, si pasojë e zjarrit po digjen sipërfaqe me pyje te ulëta, shkurre dhe pemë.

Ndërkohë bëhet me dije se forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve./albeu.com/

The post Zjarr masiv në Nikël appeared first on Albeu.com.