zhgenjim Archives - Albeu.com

DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin me mungesën e përparimit në bisedimet e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë. Ne presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti”, tha në një koment për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ai thekson se nuk ka më kohë për të humbur dhe Shtetet e Bashkuara duan të shohin përparim në detyrimet ekzistuese të parashikuara në Marrëveshjen e Ohrit si edhe ato më të hershme, duke përmendur veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ne kemi plotësisht të njejtin qëndrim me partnerët tanë të Kuintit në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komentin e Departamentit të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara do të vendosin për hapat ardhshëm në konsultim me partnerët evropianë, përfundon zëdhënësi.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ranë dakord rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, duke theksuar se pa normalizim nuk ka ardhmëri evropiane për të dyja vendet.

Zoti Borrell tha se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim të tij për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas zotit Borrell, kryeministri Kurti kërkon zbatimin e aspekteve politike fillimisht, ndërsa Beogradi kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri Kurti, tha ndërkaq se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si “kushtëzim të vjetër të Serbisë” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /VOA/

The post DASH: SHBA të zhgënjyera nga mungesa e përparimit në bisedimet Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Zhgënjimi i sheikut të Al Nassr: Më kanë mashtruar dy herë, njëherë me qebapë dhe kur firmosa me Ronaldon
“Më kanë mashtruar vetëm dy herë. Herën e parë kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. Herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”.

Këto janë fjalët e bujshme të presidentit të Al Nassr, Musalli Al-Muammar, që po qarkullojnë në të gjitha mediat sportive ndërkombëtare. Një deklaratë e fortë, që nëse konfirmohet, do të shkaktojë shumë diskutime, madje më shumë se ato që sulmuesi portugez bëri te Manchester United dhe pataj u largua.

Një kapitull i ri në aventurën aziatike të CR7, e cila përfundoi në syrin e ciklonit për disa qëndrime të papërshtatshme ndaj shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe mbi të gjitha tifozëve kundërshtarë. Numri një i klubit saudit mësohet se ka mbetur i zhgënjyer në të gjitha aspektet.

Sheiku harxhoi 200 milionë euro për të sjellë Ronaldon në Arabi tek Al-Nassr, që humbi vendin e parë pas ardhjes së tij dhe ndodhet 6 pikë larg kreut, ndërsa portugezi ka shënuar vetëm 11 gola, ku 4 të tillë i ka shënuar vetëm në një ndeshje. Tashmë pritet reagimi i Cristiano-s, që për herë të dytë, në fundin e karrierës, mund të largohet me shumë polemika.

The post Zhgënjimi i sheikut të Al Nassr: Më kanë mashtruar dy herë, njëherë me qebapë dhe kur firmosa me Ronaldon appeared first on Albeu.com.

Zhgënjen Kosova, ndalet në barazim përballë Andorës
Kosova nuk ia ka dalë të siguronte fitoren e parë në këto kualifikuese, pasi është ndalur në barazimin e papritur 1-1 në shtëpi përballë Andorrës.

Edhe pse kjo ishte një ndeshje ku “Dardanët” mendohej se do të merrnin pikë për të ndjekur skuadrat e kreut, gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve në Prishtinë.

Në pjesën e parë, Kosova iu afrua rrallëherë portës kundërshtare, edhe pse kishte kontrollin e plotë të lojës.

Ajo e nisi më me ritëm pjesën e dytë dhe thumboi disa herë sidomos pas aktivizimi të Zhegrovës. Ky i fundit gjeti golin e avantazhit në minutën e 59 pas një aksioni spektakolar.

Por vetëm 3 minuta me vonë, erdhi goli i barazimit pas një pasigurie në zhvillimin e një goditje dënimi.

Pavarësisht tentativave të skuadrës kosovare, shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes dhe sfida u mbyll me shifrat 1-1.

The post Zhgënjen Kosova, ndalet në barazim përballë Andorës appeared first on Albeu.com.

BE-ja e zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk përfilli këshillat për targat e makinave
Bashkimi Evropian shprehu të shtunën zhgënjimin që qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara për zgjatjen e afatit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Në një komunikatë të BE-së thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”.

Ndonëse vendimi është një hap në drejtimin e duhur, thuhet në komunikatë, ai nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët”.

Më tej komunikata thekson se marrëveshja e vitit 2016 parashikonte një proces të renditur dhe të përcaktuar qartë me një afat kohor 12 mujor për procesin e konvertimit “i cili nuk është ndjekur. Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni. Kjo ka qenë këshilla e vazhdueshme e partnerëve më të afërt të Kosovës, përfshirë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara. Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur” këshilla, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian nënvizon se është e domosdoshme ruajtja e qetësisë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë qëndrueshmërinë në terren, veçanërisht në veriun e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës vendosi të premten të “shkallëzoj” zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Me vendimin e qeverisë janë vendosur disa afate për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Sipas qeverisë nga 1 nëntori deri më 21 nëntor fillon masa e qortimit, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes dhe nga 21 janari do të përdoren targat provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill nuk do të lejohen targa tjera në Kosovë.

“Kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin e ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë në vendin tonë, por jo vetëm”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Shtetet e Bashkuara u shprehën të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesat për ta shtyrë afatin për zbatimin e vendimit për dhjetë muaj.

Vendimi nxiti edhe reagime të opozitës në Kosovë e cila kritikoi qeverinë se po dëmton interesat strategjike të vendit.

Përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës paralajëruan se do t’i kundërvihen vendimit të qeverisë në rastin e parë kur autoritete do të shqiptojnë gjobë për këtë çështje.

Në vitin 2011 Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për përdorimin e targave me mbishkrimin RKS (Republika e Kosovës) ose KS si targa me status neutral si një masë e përkohshme për një periudhë pesëvjeçare. Në vitin 2016 palët u pajtuan që të vazhdonin vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet, përkatësisht deri në vitin 2021./ VOA

The post BE-ja e zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk përfilli këshillat për targat e makinave appeared first on Albeu.com.

“Në fushë derdhet djersë dhe gjak”, tifozat Kuq e Zi: Vijmë për flamurin, jo për ju
Humbja me Izraelin dhe barazimi në “Air Albania” me Islandën kanë zhgënjyer çdo tifoz, të madh e të vogël.

Asnjëherë nuk kishte ndodhur që tifozët e zjarrtë të kombëtares të dilnin kundër lojtarëve, siç ndodhi pas barazimit me Islandën.

Vetëm pak ditë pas kësaj ndeshje, ka ardhur edhe reagimi nga tifogrupi i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë një mesazh drejtuar lojtarëve të ekipit.

Reagimi i “Tifozëve Kuq e Zi”:

“Tifozat Kuq e Zi kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë!

Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim.

Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi.

Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund t’i tregoni cilësitë e juaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për tu parë.

Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria nuk ka asgjë!”

The post “Në fushë derdhet djersë dhe gjak”, tifozat Kuq e Zi: Vijmë për flamurin, jo për ju appeared first on Albeu.com.

Ka zhgënjim, tifozët nuk mirëpresin lojtarët duke i fërshëllyer (VIDEO)
Tifozët nuk e kapërdinjë barazim ndaj Islandës në minutat e fundit.

Me këtë rezultat Kombëtarja e mbyll fushatën e Ligës së Kombeve në vendin e fundit.

Pas këtij barazimi zhgënjyes lojtarët e Kombëtares shkuan drejt tifozëve kuqezi, por këta të fundit nuk i kanë mirëpritur duke i fërshëllyer. /G.D albeu.com/

*KryesoreSportTifozetZhgënjim

The post Ka zhgënjim, tifozët nuk mirëpresin lojtarët duke i fërshëllyer (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Haradinaj: Kam besuar se Kurti dhe VV ishin zgjidhje e duhur, por jam zhgënjyer deri në palcë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në facebook, duke thënë se ka qenë ndër të rrallët që kishte menduar se Kosova ka nevojë për rotacion pushteti. Ai ka potencuar se ka besuar që Kurti dhe Vetëvendosje do të ishin zgjidhje e duhur, megjithatë sot shton se është i zhgënjyer “deri në palcë” me qeverisjen Kurti II, raporton Express.

Kreu i AAK-së ka pyetur se “si nuk e kryen një punë të hajrit për një vit e sa që janë në qeveri!?”.

Ish-kryeministri ka përmendur ligjin e pagave, duke thënë se bllokimi i tij është vjedhje ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e punëtorëve të tjerë.

Ai tutje ka përemndur edhe shkallë e lartë të inflacionit, duke potencuar se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë për ta vendosur nën kontroll situatën.

Reagimi i plotë:

Kam qenë ndër të rrallët në mos i vetmi që kam folur hapur se Kosova kishte nevojë për rotacion të pushtetit. Kam besuar se Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të ishin zgjidhje e duhur, por sot jam i zgjënjyer deri në palcë me qeverisjen e tyre!

Po si nuk e kryen një punë të hajrit për një vit e sa që janë në qeveri!?

Si e bllokuan ligjin e pagave, që nuk është tjetër pos hajni ordinere ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve, punëtorëve…

Me ligjin e ri të pagave të miratuar nga qeveria ime, të cilin e ka bllokuar Albin Kurti, një mjek specialist do ta kishte pagën bazë 1200 euro. Sot e ka 703 euro. Kjo i bjen që Qeveria Kurti, e ka dëmtuar secilin prej tyre nga 6045 euro për vit.  Natyrisht pa e kalkuluar inflacionin vjetor prej 14.1 %, i cili do të duhej të ishte harmonizuar me rritjen vjetore të pagave. Ngjashëm është edhe më të gjitha kategoritë tjera të të punësuarve, një numër jo i vogël i të cilëve tashmë e kanë marrë rrugën e mërgimit.

Nuk ka asnjë shpjegim logjik, se pse kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për mbajtjen, sado kudo nën kontroll, të rritjes enorme të çmimeve.  Qeverisë i janë rritur të hyrat, por u janë zvogëluar qytetarëve. Nga punët e Qeverisë Kurti, kanë mbetur vetëm deklaratat qesharake të eksponentëve të saj, se “pagat në Kosovë janë rritur më shumë se sa çmimet”. Kam dashur shumë që kjo qeveri të ketë sukses, por ajo sot është shndërruar në qeverinë më antipopullore që ka pasur Kosova ndonjëherë./express

The post Haradinaj: Kam besuar se Kurti dhe VV ishin zgjidhje e duhur, por jam zhgënjyer deri në palcë appeared first on Albeu.com.

Samiti i BE, Rama për mediat italiane: I zhgënjyer, të mbështesim nismën e Macron
Ai thotë se i vjen keq për Bashkimin Evropian , jo i zhgënjyer. Megjithatë, dje në Bruksel, kryeministri shqiptar, socialisti Edi Rama , e kishte të vështirë të fshihte zhgënjimin dhe nervozizmin për një ngërç në procesin e anëtarësimit në BE që prek vendin e tij dhe Maqedoninë e Veriut .

“Ishte një ditë e keqe për Unionin,” tha ai gjatë një interviste telefonike me Corriere della Sera .

Intervista:

Ditë e keqe pse?

“Sepse nuk ishte e mundur të lironim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pengje vetëm të një vendi të BE-së, Bullgarisë, e cila është edhe anëtare e NATO-s njësoj si ne. E gjithë kjo përballë 26 shteteve të tjera anëtare që duken të pafuqishme dhe me një luftë te porta”.

Pse jeni peng i Bullgarisë?

Thjesht për çështjet e tyre të brendshme politike, asgjë më shumë”.

A prisnit një hap përpara për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

“BE nuk i ka mbajtur premtimet. Dhe nuk e them unë, të njëjtët drejtues të komunitetit e pranojnë që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, por pavarësisht kësaj jemi ende të vendosur”.

Ju diskutuat me presidentin francez Macron, me atë të Këshillit Evropian Michel dhe me Komisionin von der Leyen, çfarë i thatë njëri-tjetrit?

“Ne diskutuam se si të dilnim nga kjo situatë dhe u thashë se mbështesim idenë e një komuniteti të ri evropian.

A duhet hequr unanimiteti nga vendimet e BE-së?

“Unë në të vërtetë mendoj kështu, 100%. Jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e ndjeshme për vendet anëtare, e cila ka historinë dhe rëndësinë e saj. Por ka ardhur koha për ta hequr atë”.

Keni folur për këtë me kryeministrin italian Mario Draghi?

“Sigurisht. Diskutuam këtë situatë, urgjencën e gjetjes së një zgjidhjeje. Diskutuam edhe ndikimin rus në Ballkan”.

A rrezikohet Ballkani nga infiltrimi nga Rusia dhe Kina me këtë ngërç?

“Nuk ka dyshim që zona përfaqëson një pikë të dobët të kontinentit për sa i përket rrezikut të depërtimit nga subjektet e tjera. Nëse shikojmë Rusinë, është e qartë se ajo ka mënyrat dhe kanalet e veta që e bëjnë Ballkanin të pambrojtur: kjo është arsyeja pse ne dhe shtetet e tjera të zonës po punojmë për Ballkanin e Hapur që pret të anëtarësohet në BE”.

Putini do të jetë i lumtur me këtë ngërç…

“Putini mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Evropian nuk është më mirë”.

Pra, si kujdeset BE për veten?

“Nuk mund të them asgjë për këtë: ne nuk jemi ende brenda Unionit dhe nuk na takon neve të ofrojmë kujdesje. Por nevoja për të nisur një reformë të thellë të BE-së është shfaqur qartë mes liderëve të BE-së, diçka që ata e kanë thënë prej vitesh”.

A e mbështesni idenë e një BE me dy standarde?

“Unë mendoj se çdo gjë e re në BE është më e mirë se kjo situatë, por kjo status quo është e papranueshme.”

A e lë në hije fatin tuaj dhënia e statusit të vendit kandidat Ukrainës?

“Aspak. Janë dy skedarë të veçantë. Ukraina meriton të jetë një kandidate për anëtare të BE-së, edhe nëse statusi i vendit kandidat nuk sjell shumë më tepër, siç e dëshmon edhe historia e Shqipërisë”.

A duan ende shqiptarët të anëtarësohen në BE?

“Nuk mund të jap përqindje, por qëndrimi i shqiptarëve ndaj Europës nuk ka ndryshuar: duan të jenë anëtarë dhe protagonistë aktivë të BE-së”.

Kur mendoni realisht se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian?

“Sinqerisht? E pamundur të thuhet. Të parashikosh lëvizjet e BE-së është si të parashikosh fatkeqësi të mëdha natyrore”.

The post Samiti i BE, Rama për mediat italiane: I zhgënjyer, të mbështesim nismën e Macron appeared first on Albeu.com.

Sergio Ramos rikthehet në fushë, tifozët e PSG-së e presin me fishkëllima (VIDEO)
Sergio Ramos është duke kaluar ndoshta momentin më të vështirë në karrierë, pas  sezonit të fundit me Real Madridit.

Eksperianca në Paris nuk po shkon aspak ashtu sic pritej, dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë mbrojtësin, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët që po shohin shumë rrallë në fushë atë që pritej të ishte lideri i mbrojtjes.

Pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për gati dy muaj, Ramos është rikthyer mbrëmë në fushë.

Në minutën e 72’, spanjolli futet në fushë duke zëvendësuar Marquinhos, por u prit me fishkëllima nga tifozët.

Jo vetëm kaq, por zhgënjimi i tifozëve është aq i madh sa fishkëllenin sa herë që ai prekte topin./albeu.com

Sergio Ramos is getting whistled & booed with every touch of the ball by PSG fans.#PSG #PSGFCLpic.twitter.com/7uNIrAYjBI

— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) April 3, 2022

The post Sergio Ramos rikthehet në fushë, tifozët e PSG-së e presin me fishkëllima (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rezoluta e PE-së për Ukrainën i referohet edhe Serbisë: Të zhgënjyer, dëmtoi procesin e saj të anëtarësimit
Parlamenti Evropian do ta hedhë në votim pas pak Rezolutën e Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Në pikën 32 të draft-rezolutës ku i referohet Ballkanit Perëndimor përmendet Serbia dhe mosrreshtimi i saj me BE-në për sanksionet ndaj Rusisë. Në draft-rezolutën që e ka siguruar EWB, Parlamenti Evropian ka shprehur keqardhjen që Serbia s’është angazhuar për sanksione ndaj Rusisë, raporton Gazeta Express.

Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian lavdëron shtetet e Ballkanit Perëndimor për përkrahjen e sanksioneve të BE-së dhe dënon ato shtetet që e përkrahin Federatën Ruse.

“(Parlamenti Evropian) thekson me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen në proceset e tyre demokratike; denoncon ata që i shprehën mbështetje Federatës Ruse pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe përgëzon mbështetjen e treguar nga ato vende të Ballkanit Perëndimor që janë aleatë euroatlantikë; shprehim keqardhjen e madhe për mos-angazhimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të cilat dëmtojnë procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe rithekson pritjen e saj që kandidatët për anëtarësim në BE të jenë në linjë jo vetëm me ligjet e BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit”, thuhet në draft-rezolutën e siguruar nga EuropeanWesternBalkans.com

Debati në Parlamentin Evropian mbi luftën në Ukrainë po vazhdon kurse eurodeputetëve iu kanë drejtuar presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell.

Sipas agjendës së seancës së PE-së, rezultati i votimit të rezolutës do të bëhet i ditur në ora 15:00./GazetaExpress

The post Rezoluta e PE-së për Ukrainën i referohet edhe Serbisë: Të zhgënjyer, dëmtoi procesin e saj të anëtarësimit appeared first on Albeu.com.