zgjedhjet ne itali Archives - Albeu.com

Formimi i qeverisë së re në Itali, Meloni e Salvini takim kokë më kokë për ekipin e ri
Giorgia Meloni, e cila është duke punuar aktualisht për formimin e ekipit qeveritar, raportohet të jetë takuar sot me kreun e “Lega-s”, Matteo Salvini në Montecitorio për të bërë një bilanc.

Mediat në vend raportojnë se takimi mes dy liderëve zgjati rreth një orë ndërsa shtohet se Salvini e Meloni shprehën dëshirën për “bashkëpunim dhe unitet.”

Të dy liderët, thuhet në njoftimin e lëshuar, shprehën kënaqësinë për besimin e dhënë nga italianët ndaj koalicionit dhe përsëritën ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që sjell ky rezultat.

“Meloni dhe Salvini u takuan për të diskutuar rreth “agjendës së qeverisë dhe Parlamentit, edhe në dritën e situatës komplekse që po përjeton Italia.”

The post Formimi i qeverisë së re në Itali, Meloni e Salvini takim kokë më kokë për ekipin e ri appeared first on Albeu.com.

Avokatja shqiptare: Nuk erdha në dasmën e Shkëlzen Berishës vetëm për të votuar Georgia Melonin
Të djathtët pritet të rikthehen në pushtet në Itali, pas fitores në zgjedhjet e zhvilluara të dielën e kaluar.

Në këto zgjedhje, Fratelli d’Italia e Georgia Melonit triumfoi bindshëm.

Mirëpo, fitorja e saj po shihet me skpticizëm veçanërisht nga Brukseli, pasi partia që ajo drejton cilësohet si tepër ekstremiste.

Në një lidhje me skype në emisionin “Log.” në ABC, avokatja shqiptare në Itali, Ilenja Mëhilli hodhi poshtë këto pretendime. Ajo shpjegoi se Fratelli d’Italia është partie e djathtë dhe jo e esktremit të djathtë dhe se ka qenë në qeverinë italiane deri në vitin 2012.

“Nuk është hera e parë që partia e djathtë vjen në qeveri. Është partie djathtë dhe jo ekstrem i djathtë. Në 2012 kur koalicioni ra nga qeverisja. Ishte Meloni që krijoi këtë parti. Meloni nga zero arriti të ngrejë partinë. Është një nga të paktat që do të mirën e Italisë. Nuk është partie e ekstremit të djathtë sepse është e njëjta parti që ka qeverisur Italinë deri në 2012.

Në Itali ka akoma njerëz që votojnë partinë komuniste. Fratelli d’Italia nuk është ekstremiste”, tha ajo.

Mëhilli tregon më tej se simpatizon Georgia Melonin dhe madje refuzoi ftesën për në dasmën e Shkëlzen Berishës të dielën vetëm për të votuar për të.

“Unë e kam njohur në 96. Ka qenë një person që i është dedikuar ndryshimeve të lëvizjes. Është e kulturuar dhe shumë nacionaliste.”

“Refuzova një dasmë në Shqipëri të dielën sepse votova për Melonin”, tha Mëhilli.

The post Avokatja shqiptare: Nuk erdha në dasmën e Shkëlzen Berishës vetëm për të votuar Georgia Melonin appeared first on Albeu.com.

ANALIZA: Si pritet të ndryshojë politika e jashtme italiane, pas fitores së Xhorxhia Melonit
Italia u zgjua shumë ndryshe këtë herë. Fytyra e saj politike është transformuar brenda pak orësh dhe si asnjëherë më parë gjatë dekadave të fundit. Ne ende nuk e dimë nëse ka ndryshuar edhe fati i saj si komb në Evropë. Por kjo është pyetja e parë, që shumë të tjerë e kanë në mendje.

Në realitet, fati i të gjithë protagonistëve dhe aktorëve mbështetës të këtij transformimi historik ndryshon nga sot, ku për herë të parë një parti që nuk e njihte veten, mbi 70 vjet më parë, në paktin që i dha jetë Republikës aktuale, arrin të fitojë shumicën relative të votave dhe vendeve në parlament.

Rrjedhimisht, tashmë jemi përballë një faqeje boshe, e cila do të duhet që të plotësohet shpejt, pasi recesioni ekonomik po afron dhe kriza ndërkombëtare na kërcënon nga shumë afër. Por në radhë të parë është me vend të pyesim se çfarë do të ndodhë me ardhjen në krye të vendit të Xhorxhia Melonit, fitueses së vërtetë të zgjedhjeve.

Pasi fitoi ajo dhe jo një koalicion që doli i dërrmuar nga këto zgjedhje dhe ku humbësit quhen Silvio Berluskoni dhe Mateo Salvini. Tani udhëheqësja e re e një të djathte radikale dhe të opozitës së vetme ndaj qeverisë Dragi – kishte edhe të tjerë të nënkuptuar, për të mos thënë hipokritë – përballet me një test pjekurie për të cilin ajo duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme. Me fjalë të tjera: nëse ashpërsia e disa pozicioneve (votimi në favor të Orban, qasja kritike ndaj BE-së etj), ishte një lloj dinakërie elektorale për të forcuar konsensusin midis LEGA-s dhe mbështetësve të Italexit, ne kemi arsye të ndihemi vërtet të qetë.

Por nëse, nga ana tjetër, ato ishin paranteza e një programi hiper-populist, atëherë ka shumë arsye për t’u shqetësuar. Për më tepër, ne e dimë që pikënisja e Melonit në politikë është një atlanticizëm i dukshëm, që sot përkthehet në linjën pro-ukrainase dhe anti-Putin.

Kësaj iu shtua edhe mbrojtja e Tajvanit nga synimet kineze, me argumente që me siguri do t’i pëlqejnë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Ashtu si Polonia, edhe Italia e partisë së Melonit paraqitet si shumë miqësore me Amerikën, dhe në të njëjtën kohë shumë e ftohtë ndaj Bashkimit Evropian.

Por Italia nuk është Polonia. Ajo është një vend themelues i Evropës politike. Po ashtu nuk ka arsye të kujtohet se sa e ndryshme është historia, pesha, forca ekonomike e secilës. Është krejtësisht logjike të thuhet që ky atlantizëm, i dobishëm për të përfituar të paktën mos-armiqësinë e Uashingtonit, është një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për qeverisjen e vendit.

Është e vërtetë që në një artikull të orëve të fundit “Wall Street Journal” e cilëson drejtuesen e Fratelli D’Italia si një politikane konservatore që nuk ndryshon nga të tjerët që janë shfaqur më herët në skenën evropiane, duke e mbyllur me fjalinë: “Tek e fundit, ajo nuk është Marinë Lë Pen”.

Në fakt duhet shtuar se ajo nuk është si Margaret Theçër. Pikërisht për këtë arsye, ana tjetër e medaljes, pra marrëdhënia e saj me BE-në, por mbi të gjitha me Parisin dhe Berlinin, meriton një lloj sqarimi. Në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë, Xhorxhia Meloni shfaqet në harmoni me Mario Dragin, kryeministrit në ikje, të cilit ia ka mohuar gjithmonë votat në parlament, edhe pse ka ruajtur një marrëdhënie korrekte institucionale.

Por fakti është se ajo ka një distancë të dukshme në Bashkimin Evropian. Aq sa kryeministri në largim donte të kujtonte ditë më parë se marrëdhëniet tona më të rëndësishme nuk janë me Orban, por me Makron dhe Sholc. A është në gjendje kryeministrja aspirante, gruaja e parë në historinë italiane, që ta hedhë këtë hap pa humbur trashëgiminë e Dragit?

A është ajo e aftë të pranojë këshillat e këtij të fundit, që i njeh prestigjin, duke pranuar se është në interesin e qeverisë së re italiane të përdorë besueshmërinë e saj në avantazhin të një klase sunduese që ka ende gjithçka për të provuar? Kjo qasje supozon që shumica e krahut të djathtë, në të cilën Meloni është dominante, ndërsa Salvini dhe Berluskoni janë reduktuar në aktorë mbështetës, është e aftë që të largohet nga porti pa u përplasur me kalatën.

Tek e fundit, gjithçka mbetet të provohet. Paqartësitë e së djathtës në lidhje me politikën e jashtme janë të pamohueshme. Dhe për një Meloni pro-perëndimore sfidë mbeten bluzat me fytyrën e Putinit të veshura nga Salvini, por edhe miqësia e rrezikshme të Berluskonit me presidentin rus.

Në letër, kandidatja për kryeministre i ka votat dhe vendet në parlament, dhe me to do t’i paraqitet presidentit Matarela. Por rruga për të është e gjatë dhe gjarpëruese. Ajo do të duhet të ruajë meritat që i ka dhënë Italisë Mario Dragi muajt e fundit. Dhe për ta bërë këtë nuk do të mjaftojnë sloganet elektorale. / “La Repubblica” – Bota.al/

The post ANALIZA: Si pritet të ndryshojë politika e jashtme italiane, pas fitores së Xhorxhia Melonit appeared first on Albeu.com.

Analiza e VOA: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste?
Partia Vëllezërit e Italisë ka marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të dielën. Kjo forcë politike i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një parti neofashiste krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Giorgia Meloni arriti t’i shndërrojë Vëllezërit e Italisë, nga një grup periferik i ekstremit të djathtë, në partinë më të madhe të vendit. Ajo pritet të drejtojë qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme italiane që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.

Partia Vëllezërit e Italisë, një forcë politike që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një lëvizje neofashiste e pas Luftës së Dytë Botërore. Duke ruajtur simbolin më të fuqishëm të saj, flakën trengjyrëshe, Giorgia Meloni arriti të shndërrojë Vëllezërit e Italisë, nga një grup periferik i ekstremit të djathtë, në partinë më të madhe të Italisë.

Pas një shekulli që prej marshimit të Benito Musolinit në Romë, në vitin 1922, që shënoi ardhjen në pushtet të diktatorit fashist, zonja Meloni është gati të drejtojë qeverinë e parë të udhëhequr nga ekstremi i djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë gjithashtu edhe kryeministrja e parë grua e Italisë.

Postfashizmi në Itali

Lëvizja Social Italiane, u themelua në vitin 1946 nga Giorgio Almirante, i cili shërbente si shef kabineti në qeverinë e fundit të Benito Musolinit. Ajo tërhoqi në radhët e saj simpatizantë dhe zyrtarë fashistë, bazuar në rolin e Italisë në luftë, fillimisht si aleate me nazistët e më pas kur vendi u çlirua nga forcat aleate.

Gjatë gjithë viteve 1950-1980, Lëvizja Social Italiane mbeti një parti e vogël e krahut të djathtë, duke marrë vota me përqindje njëshifrore. Por historiani Paul Ginsborg vë në dukje se mbijetesa e brishtë ndër dekada që prej përfundimit të luftës “ka shërbyer si kujtesë e vazhdueshme e tërheqjes së fuqishme që autoritarizmi dhe nacionalizmi ka ushtruar në mënyrë të vazhduar tek studentët nga jugu, të varfrit në zonat urbane e tek klasa e mesme dhe e varfër (italiane)”.

Vitet 1990 sollën një ndryshim nën drejtimin e Gianfranco Fini-t, një ndjekës i Giorgio Almirante-s, por që projektoi një fytyrë të re, të moderuar të së djathtës italiane. Kur zoti Fini kandidoi për kryebashkiak të Romës në vitin 1993, ai arriti të sigurojë 46.9% të votave, jo mjaftueshëm për të fituar, por mjaftueshëm për ta shndërruar atë në faktor. Brenda një viti, zoti Fini e riemërtoi partinë nga Lëvizja Social Italiane, në Aleanca Kombëtare.

Pikërisht në këto vite Giorgia Meloni, e cila u rrit vetëm nga e ëma në një lagje të klasës punëtore në Romë, iu bashkua, fillimisht degës së të rinjve të Lëvizjes Social Italiane dhe më pas drejtoi degën e rinisë së Aleancës Kombëtare të Gianfranco Fini-t.

A do të thotë kjo që Giorgia Meloni është një neofashiste?

Gianfranco Fini përndiqej nga rrënjët neofashiste të lëvizjes dhe nga një koment i tij se Benito Musolini ishte “burri më i madh i shtetit” i shekullit të 20-të. Ai e hodhi poshtë këtë deklaratë dhe në vitin 2003 vizitoi memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Izrael. Atje ai foli mbi ligjet racore të Italisë, të cilat kufizonin të drejtat e hebrenjve, duke i quajtur si pjesë e “të keqes së padiskutueshme” të luftës.

Zonja Meloni, gjithashtu, e cila kishte lavdëruar Benito Musolinin në rininë e saj, vizitoi Yad Vashem në vitin 2009, periudhë gjatë së cilës shërbente si ministre në qeverinë e fundit të Silvio Berlusconit. Në autobiografinë e saj të vitit 2021 me titullin “Unë jam Giorgia”, ajo e përshkroi përvojën si dëshmi të asaj se si “një gjenocid ndodh hap pas hapi, e pak nga pak”. Gjatë fushatës, zonja Meloni u detyrua të përballet me këtë çështje, pasi demokratët paralajmëruan se ajo përfaqësonte një rrezik për demokracinë.

“E djathta italiane ia ka dorëzuar fashizmin historisë, prej dekadash tashmë, duke dënuar pamëdyshje shtypjen e demokracisë dhe ligjet poshtëruese anti-hebreje”, shprehej ajo në një video të fushatës.

Si u shfaqën Vëllezërit e Italisë?

Zonja Meloni, e cila mburret me rrënjët e saj si militante e Lëvizjes Social Italiane, ka thënë se shkëndija e parë e krijimit të Vëllezërve të Italisë erdhi pas dorëheqjes së zotit Berlusconi nga posti i kryeministrit në vitin 2011, detyruar nga kriza financiare për shkak të borxhit në rritje të Italisë dhe problemet e tij ligjore.

Zonja Meloni refuzoi të mbështeste Mario Montin, i cili u ngarkua nga presidenti i Italisë për të formuar një qeveri teknokratësh për të garantuar stabilitetin e tregjeve financiare ndërkombëtare. Ajo ishte kundër asaj që e shihte si trysni e jashtme nga kryeqytetet evropiane për të diktuar politikën e brendshme italiane.

Zonja Meloni bashkëthemeloi partinë në vitin 2012, duke e emërtuar atë bazuar tek fjalët e para të himnit kombëtar italian. “Një parti e re, për një traditë të vjetër” shkruante ajo.

Vëllezërit e Italisë do të merrnin vetëm rezultate njëshifrore në dekadën e parë që nga themelimi. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në 2019 i dhanë Vëllëzërve të Italisë 6.4% të votave, një shifër që siç thotë zonja Meloni, “ndryshoi gjithçka”.

Si udhëheqëse e partisë së vetme në opozitë gjatë qeverisë së unitetit kombëtar të Mario Draghit në vitet 2021-2022, popullariteti i saj u rrit, duke arritur që në zgjedhjet e së dielës të sigurojë 26% të votave.

Sigla e partisë

Partia ka në qendër të siglës së saj flakën në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër të Lëvizjes Social Italiane, që mbeti edhe kur lëvizja ndroi emrin në Aleanca Kombëtare. Ndonëse më pak e dukshme sesa një tufë shkopinjsh me një teh të prehtë, symboli kryesor i Partisë Nacional Fashiste të Benito Musolinit, flaka trengjyrëshe është megjithatë një imazh i fuqishëm që lidh partinë aktuale, me të kaluarën e saj.

“Siglat politike janë një formë reklamimi dhe nuk ndryshojnë nga ato që kanë në qendër konsumatorët”, thotë profesori i Universitetit Rutgers, T. Corey Brennan.

Zoti Brennan kujton se kur Giorgio Almirante mbajti fjalimin përmbyllës të fushatës së partisë Lëvizja Social Italiane, në zgjedhjet e vitit 1948, në ato që njihen si Shkallët Spanjolle të Romës, ai vendosi simbolin e partisë, flakën, në majë të obeliskut dhe e ndriçoi atë me prozhektorë.

“Të gjithë e kuptuan se Almirante po bënte një thirrje thellësisht emocionale për të mbajtur gjallë frymën e fashizmit”, tha ai.

Si ndihen italianët?

Në përgjithësi, rrënjët neofashiste të partisë duket se janë më shqetësuese jashtë vendit, sesa brenda tij. Por disa historianë e shohin amnezinë historike dhe rehatinë e përgjithshme të italianëve që jetojnë me reliket e fashizmit, si dëshmi se Italia kurrë nuk e hodhi poshtë Partinë Fashiste dhe Benito Musolinin në të njëjtën mënyrë sikurse Gjermania hodhi poshtë nacionalsocializmin dhe Adolf Hitlerin.

Ndërsa Gjermania kaloi përmes një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm duke marrë në konsideratë të kaluarën e saj, italianët, në shumë mënyra, thjesht kanë mbyllur qëllimisht sytë ndaj saj.

Historiani David Kertzer i Universitetit Brown vëren se ka 67 institute për studimin e rezistencës ndaj fashizmit në Itali dhe praktikisht asnjë qendër për studimin e fashizmit italian.

Përveç kësaj, arkitektura dhe monumentet e epokës së Benito Musolinit janë kudo, nga lagjja EUR në Romën jugore tek qendra e trajnimit për lojrat olimpike në lumin Tiber, me obeliskun e saj që ende mban emrin e tij (Musolinit).

Kushtetuta italiane e ndalon rithemelimin e partisë fashiste, por zoti Brennan thotë se grupet e ekstremit të djathtë vazhdojnë të shpalosin përshëndetje fashiste e të pranojnë simbolet e tyre.

“Nuk ka vështirësi për të ndeshur në shenja”, thotë zoti Brennan në një intervistë telefonike. “Pothuajse një e katërta e të gjithë kapakëve të pusetave në Romë, kanë simbole të partisë fashiste”.

A do të thotë kjo se italianët mbështesin fashizmin?

Nëse e marrim të mirëqenë se historia është një udhërrëfyes, ajo që nuk ka ndryshuar në zgjedhjet e fundit politike në këtë vend është se italianët votojnë për ndryshim, me një dëshirë për diçka të re, që në dukje kapërcen ideologjinë tradicionale thotë Nathalie Tocci, drejtore e Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare me qendër në Romë.

Zonja Tocci thotë se popullariteti i Vëllezërve të Italisë në vitin 2022 ishte dëshmi e kësaj lëvizjeje “të fortë”, që lidhet më shumë me pakënaqësitë e italianëve sesa me ndonjë rritje të ndjenjës neofashiste apo ekstremit të djathtë në vend.

“Arsyeja kryesore se pse një pjesë e madhe e tyre, le të themi 25 apo 30% votuan për këtë parti, është thjesht sepse ata (Vëllezërit e Italisë) janë të rinjtë e terrenit politik”, thotë ajo.

Zonja Meloni flet ende me nderim për Lëvizjes Social Italiane të Giorgio Almirante-s, megjithëse ajo e ndryshon retorikën e saj për t’iu përshtatur audiencës.

Këtë verë, duke folur me një spanjishte të përfekte, në një tubim të partisë spanjolle të djathtë Vox ajo u shpreh me tone të forta duke thënë: “Po familjes natyrale. Jo lobit LGBT. Po identitetit seksual dhe jo ideologjisë gjinore”.

Por në Itali, gjatë fushatë, toni i saj ishte shumë më i moderuar. Zonja Meloni bëri thirrje për unitet në fjalimin e saj të së hënës ku shpalli fitoren.

“Italia na zgjodhi ne. Ne nuk do ta tradhtojmë atë, siç nuk e kemi bërë kurrë”, tha ajo./VOA/

The post Analiza e VOA: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste? appeared first on Albeu.com.

“Unë jam Georgia”, si prezantohet 45-vjeçarja që pritet të udhëheqë Italinë (VIDEO)
Kryetarja e partisë “Fratelli d’Italia” pritet të bëhet drejtuesja e re e qeverisë italiane, pas fitores së zgjedhjeve të ditës së djeshme.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka mbajtur edhe një fjalim përpara publikut, ku edhe ka bërë një prezantim për veten e saj.

“Unë jam Georgia. Unë jam një grua, nënë, italiane, e krishterë”. Kështu kryetarja e Vëllezërve të Italianëve (FdI), partisë që ajo bashkëthemeloi në vitin 2012 dhe nga 4% në 2018, brenda katër viteve, ka kaluar 26% dhe po përgatitet të udhëheqë koalicionin qeveritar italian, prezantohet së bashku me partitë e Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconit.

Tashmë, që prej vitit 2019, me fjalimet e saj “të zjarrta”, Meloni kujdesej që të linte gjurmë si në politikë, ashtu edhe në synimet e saj. “Io sono Georgia” po bëhet sërish virale dhe aktuale, ndërkohë që vetë Meloni po prezantohet sot si një konservatore e qendrës së djathtë.

Si i tillë, ajo pritet të ngjitet në Kryeministri, megjithëse nuk ka dyshim se është përfaqësues i trendit që po lulëzon në të gjithë Evropën dhe e cilëson veten si “E djathta e re”, ndërsa disa e karakterizojnë edhe si Alt Right ( E drejta alternative).

Aktiviteti i saj politik, siç ndodhi me Le Pen dhe drejtues të tjerë të partive të kësaj rryme në Kontinentin e Vjetër, ka nisur nga e djathta ekstreme, më saktë nga partitë margjinale, duke iu referuar drejtpërdrejt rrymës së ideologjisë totalitare që u rrit në përmasa në periudhës së ndërmjetme.

“Io sono Georgia”, në fund të fundit titullohet edhe autobiografia e politikanes 45-vjeçare, e cila pritet të jetë prezente gjithnjë e më shpesh tani./albeu.com/

The post “Unë jam Georgia”, si prezantohet 45-vjeçarja që pritet të udhëheqë Italinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Itali, Orban u dërgon letra urimi Melonit, Berlusconit dhe Salvinit: Pres me padurim bashkëpunim
Italia tashmë do të ketë në krye të qeverisë një grua.

Mbi këtë fitore ka reguar edhe kryeministri hungarez, Orban u ka dërguar gjithsecilit prej koalicionit të së djathtës ekstreme në Itali letra ku thekson se pret me padurim bashkëpunimin.

“@GiorgiaMeloni @matteosalvinimi @berlusconi duke i uruar për rezultatet e zgjedhjeve. “Unë pres me padurim bashkëpunimin tonë të ardhshëm për të ruajtur paqen në vendet tona dhe në Evropë, për të rifilluar ekonominë evropiane dhe për të lehtësuar krizën energjetike”, shkruan në Twitter Orban.

????? PM Orbán has sent letters to @GiorgiaMeloni, @matteosalvinimi, @berlusconi congratulating them on the election results. “I look forward to our future cooperation to preserve peace in our countries & in Europe, to restart the European economy and to ease the energy crisis.” pic.twitter.com/XPAL9kMT49

— Balázs Orbán (@BalazsOrban_HU) September 26, 2022

Rezultatet treguan se koalicioni i ri-djathtas fitoi rreth 44% të votave parlamentare, me Vëllezërit e Melonit të Italisë që morën rreth 26%. Partnerët e saj të koalicionit ndanë pjesën e mbetur, me Ligën anti-emigrante të Matteo Salvinit që fitoi gati 9% dhe Forza Italia më e moderuar e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi merr rreth 8% . Meloni do të jetë e para kryeministre grua që drejton Italinë.

The post Zgjedhjet në Itali, Orban u dërgon letra urimi Melonit, Berlusconit dhe Salvinit: Pres me padurim bashkëpunim appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen mesazh Melonit: BE do bashkëpunim konstruktiv
Komisioni Evropian thotë se shpreson për një marrëdhënie “konstruktive” me qeverinë e re të Giorgia Melonit, pavarësisht nga një grindje publike më herët.

Matteo Salvini, kreu i Ligës së ekstremit të djathtë dhe një pjesë e aleancës konservatore të Melonit, kishte akuzuar shefen e komisionit Ursula von der Leyen për “arrogancë të turpshme” për komentet që ajo bëri përpara zgjedhjeve.

Von der Leyen tha se do të ishte e gatshme të punonte me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, por paralajmëroi Italinë për pasojat nëse ajo largohet nga parimet demokratike.

“Nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë, unë kam folur për Hungarinë dhe Poloninë, ne kemi mjete,” tha ajo, duke iu referuar tërheqjes së fondeve për ato vende në një rresht afatgjatë.

Por zëdhënësi i BE-së Eric Mamer tha në një konferencë shtypi këtë mëngjes se komisioni, dega ekzekutive e BE-së, punon në parim “me qeveritë që dalin nga zgjedhjet”.

“Kjo nuk është ndryshe në këtë rast. Sigurisht, ne shpresojmë se do të kemi një bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e reja italiane,” shtoi komisioni.

The post Von der Leyen mesazh Melonit: BE do bashkëpunim konstruktiv appeared first on Albeu.com.

“Një ditë e trishtë për Italinë”, lideri i opozitës: Nuk do të kandidoj më
“Një ditë e trishtë për Italinë”, kështu e ka cilësuar ditën e fitores së Giorgia Meloni, kreu i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë Enrico Letta.

Ai thotë se PD është tashmë partia kryesore opozitare e vendit dhe do të “luftojë me të gjitha forcat e saj” dhe me “vendosje të madhe”.

“Ne nuk do të lejojmë që Italia të largohet nga zemra e Evropës. Nuk do të lejojmë që Italia të shkëputet nga vlerat europiane dhe para së gjithash nga vlerat e veta kushtetuese. Bëmë më të mirën, por nuk mjaftoi”, tha ai.

Letta ka dhënë mësim në universitetin Sciences Po në Paris, por u thirr përsëri në mars 2021 në Itali për të drejtuar PD.

Ai tani thotë se është një “keqardhje e madhe personale” që PD nuk arriti të mposht aleancën e Melonit, gjë që ka bërë që Italia të zgjedhë qeverinë më të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dhe ai gjithashtu njofton se nuk do të konkurrojë për udhëheqjen e partisë kur të vijë më pas./albeu.com

The post “Një ditë e trishtë për Italinë”, lideri i opozitës: Nuk do të kandidoj më appeared first on Albeu.com.

“Urime për katastrofën”, reagimi europian për udhëheqësen e ekstremit të djathtë që pritet të drejtojë qeverinë e Italisë
Polonia ishte një nga të parat, nëse jo e para, që mirëpriti zgjedhjen e një qeverie të ekstremit të djathtë në Itali, raporton BBC.

Por ndërsa kryeministri polak Mateusz Morawiecki uroi Giorgia Meloni për “fitoren e saj të madhe”, reagimi i Francës dhe Spanjës ka qenë më pak entuziast.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne tha se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër respektimin e disa të drejtave dhe vlerave të njeriut, siç është qasja e grave në abort.

“Është një vlerë e të drejtave të njeriut dhe respekti i të tjerëve, përkatësisht e drejta për të pasur akses në abort, duhet të respektohet nga të gjithë”, tha Borne, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të komentojë mbi “zgjedhjen demokratike të popullit italian”.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se rezultati do të përfundonte në “katastrofë”.

“Këto janë kohë të pasigurta dhe në kohë si kjo, lëvizjet populiste gjithmonë rriten, por gjithmonë përfundon në të njëjtën mënyrë, në katastrofë sepse ato ofrojnë përgjigje të thjeshta afatshkurtra për problemet që janë shumë komplekse,” u tha ai gazetarëve në një konferencë./albeu.com

The post “Urime për katastrofën”, reagimi europian për udhëheqësen e ekstremit të djathtë që pritet të drejtojë qeverinë e Italisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Itali/ E djathta ekstreme drejt fitores, Meloni kryeministrja e parë grua: Europa do të alarmohet
Italia votoi sot për qeverinë e re, ku duket se e djathta ekstreme është drejt fitores së thellë.

Exit pollet e para të cilat kanë dalë pak pas mbylljes së procesit të votimit, shpallin fituese të djathtën ekstreme në Itali.

Sondazhet i dhanë aleancës së djathtë një epërsi komanduese, me 41-45% të votave.

Projeksionet flasin për një fitore të thellë të qendrës së djathtë, të përbërë nga Forza Italia e Silvio Berluskonit, Lega Nord e Mateo Salvinit dhe Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit.

Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë, me të djathtët që pritet të drejtojnë vendin pa patur nevojën e partive të tjera në koalicion, megjithatë gjithçka do të jetë në dorë të presidentit të vendit.

Një Itali e udhëhequr nga Meloni do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës me Rusinë në luftë në Ukrainë. Ajo parashikohet të fitojë midis 22-26% të votave, thotë një sondazh i Rai, ndaj rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Edhe pse ajo ka punuar shumë për të zbutur imazhin e saj, duke theksuar mbështetjen për Ukrainën dhe duke zbehur retorikën anti-BE, Meloni drejton një parti të rrënjosur në një lëvizje të pasluftës që u ngrit nga fashistët e Benito Musolinit.

Aleatët e saj, Matteo Salvini i Ligës së ekstremit të djathtë dhe Forza Italia e qendrës së djathtë të Silvio Berlusconit kanë pasur të dy lidhje të ngushta me Rusinë.

Zgjedhjet e parakohshme në Itali u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit, Mario Draghi./tch

The post Zgjedhjet në Itali/ E djathta ekstreme drejt fitores, Meloni kryeministrja e parë grua: Europa do të alarmohet appeared first on Albeu.com.