xi jiping Archives - Albeu.com

Putin pret që Xi ta vizitojë Rusinë në pranverë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret që presidenti kinez, Xi Jinping, ta vizitojë Rusinë në pranverën e vitit 2023, në atë që do të ishte shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë për Moskën, që mund të provokojë sanksione perëdimore kundër Kinës.

Në shtator, Putin e ka falënderuar liderin Xi për pozicionin “e balancuar” për Ukrainën, kur të dy u takuan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO).

Ky ishte takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt./REL

The post Putin pret që Xi ta vizitojë Rusinë në pranverë appeared first on Albeu.com.

Takimi me Putin, Xi: Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e qetë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez Xi Jinping zhvilluan sot një takim nga distanca.

Xi i tha Putinit se Pekini dhe Moska duhet të koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë në çështjet ndërkombëtare, sipas mediave shtetërore kineze.

Ai tha gjithashtu se rruga drejt bisedimeve të paqes për Ukrainën nuk do të jetë e qetë dhe se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin objektiv dhe të drejtë”.

Kjo vjen pasi Putin njoftoi se Xi ka të ngjarë të bëjë një vizitë shtetërore në Rusi në pranverë.

Kjo vizitë do të shënonte një shfaqje publike solidariteti nga Pekini në mes të fushatës ushtarake të dështuar të Rusisë në Ukrainë.

Në fjalën hyrëse nga një video-konferencë mes dy liderëve të transmetuar në televizionin shtetëror, Putin tha: “Ne po ju presim, i nderuar kryetar, i dashur mik, ne po ju presim pranverën e ardhshme në një vizitë shtetërore në Moskë”.

The post Takimi me Putin, Xi: Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e qetë appeared first on Albeu.com.

Protesta në Kinë/ Fundi i epokoës së Xi Jiping bëhet i imagjinueshëm
Imazhet që shpërndahen nëpër botë janë të mbresëlënëse: Për herë të parë që prej protestave për demokraci të vitit 1989, në Republikën Popullore të Kinës është krijuar një rezistencë kundër politikës së Partisë Komuniste dhe pushtetmbajtësit të saj. Xi Jinpingut, personalisht.

Njerëzit thërrasin “Kinës nuk i duhet mbreti” apo “Më jep liri, ose më sill vdekjen!”

Pushtembajtësi Xi, i cili siguroi në muajin tetor mbajtjen e postit edhe për një legjislacion të tretë duke hapur derën për sundim të përjetshëm, ndihet i zhgënjyer. Përgjigjia e qeverisë nuk priti shumë: natën e së martës, ndërhyrja e një numri të madh policësh pengoi sërish grumbullimin e njerëzve në Shangai dhe Pekin.

Partia Komuniste kërkon të shuajë zjarrin e protestës

Në zonat afër vendeve ku u zhvilluan demostratat u kontrolluan celularët e njerëzve, për të parë nëse gjendeshin në to fotografi apo video të marra në protesta. Autoritetet arritën të gjenin kush kishte marrë pjesë në demostrata, mbase nëpërmjet programeve që njohin fytyrën. Policia u shkoi njerëzve në shtëpi dhe i morri në pyetje. Po ashtu u arrestuan gazetarët që raportuan për protestat. Univesitetet në Pekin dhe në provincën Guangdong i nisën studentët në shtëpi për pushime të jashtëzakonshme. Kështu ata mbahen larg pjesëmarrjes në aksione të tjera, si roje nate. Pritet që ata që kanë mbetur në konvikte të marrin dënime.

Ndryshimi me protestat e 33 viteve më parë është se deri tani kanë marrë pjesë vetëm pak mijëra vetë. Prandaj mendohet se udhëheqja ka ndër mend të shuajë zjarrin që në shkëndijë. Në përgjithësi mendohet që protestat do t’i ngjizin më tepër radhët e 94 milionë anëtarëve të Partisë Komuniste. Por protestat tregojnë njëkohësisht, se shumë nga gënjeshtrat që servir përditë udhëheqja njerëzve, nuk hahen më. Kështu për shembull fajësimi i kthyer në rutinë i vendeve të huaja, ndërkohë një formulë standarde përdorur nga Xi, është diçka me të cilën demostruesit qeshin.

Gazeta “Guardian” citon një person që ka marrë pjesë në protestat e Pekinit me fjalët: “Ne nuk mund të udhëtojmë jashtë vendit, ne nuk mund të konsumojmë mediat e huaja. Si mund atëherë të nxitemi nga vendet e tjera për të bërë protesta?” Edhe të tjerët e aprovojnë atë që thotë ai, por me ton më serioz: “Po zjarrin në Ürümqi kush e vuri, forcat e huaja?”, “Por për fatkeqësinë me autobus në Guizhou, kush e ka fajin, të huajt?” Nga një zjarr në Ürümqi humbën jetën dhjetë vetë; në  Guizhou 27 vetë vdiqën kur një autobus karantine, pësoi aksident. Demostruesit ankohen se njerëzit kanë humbur jetën për shkak të masave të marra kundër COVID-it, dhe bëjnë për këtë përgjegjës Partinë Komuniste dhe Xi-në.

Xi Jinping ka humbur rrugën

Në demostrata kanë marrë pjesë si studentë ashtu edhe punonjës. Në Campus studentët thërrasin “Poshtë Partia Komuniste!”, në rrugë thërrasin “Jo më teste COVIDI! Liri!” Thirrjet e tyre dëshmojnë se me strategjinë e tij “Zero COVID”, pushtetmbajtësi Xi Jinping e ka gabim. Për këtë e ka fajin ideologjia e tij: Duke qenë Perandori e Qendrës, Kina nuk ka nevojë për pjesën tjetër të botës, thonë pikëpamjet e tij ultra-nacionaliste. Kurse bota nuk bën dot pa Kinën. Është detyrë e Xi-së, që për të shpëtuar botën, të kthejë Republikën Popullore në vendin që i takon, në qendër të ndodhive të botës.

Kush mendon dhe flet kështu, nuk mund të blejë vaksina nga vendet e tjera për të vendosur kështu piketat që me fushatë efektive vaksinimi t’i japë fund kuarantinës dhe kufizimeve. Prandaj, sipas vullnetit të Xi-së, njerëzit qëndrojnë në izolim deri 100 ditë, të mbyllur në banesat e tyre, kur vendoset gjendje Lockdown. Përmasat e këtyre Lockdowns janë shumë të mëdha: Më 23 nëntor 415 milionë njerëz ndodheshin në izolim, një javë më pare ishin 340 milionë, me 28 mijë infeksione të reja në ditë.

Këto nuk janë protestat e para këtë vit

Imazhet që shihen në Smartphones dhe ekranet e gjithë botës, tregojnë se këto nuk janë protestat e para që zhvillohen këtë vit kundër qeverisë së Xi-së. Organizatat joqeveritare kanë numëruar që nga 18 maji 735 demostrata, por vetëm 50 prej tyre kanë qenë organizuar kundër masave të marra për Coronën. Rreth 230 protesta u zhvilliuan në fillim të verës, kur tregu i pasurive të patundshme pësoi krizë dhe mijëra vetë u trembën se do humbisnin kursimet që kishin dhënë për të blerë banesat. Arsye të tjera për protesta kanë qenë një krizë bankare, në kuadër të së cilës ata që kishin futur para në bankë nuk lejoheshin që t’i merrnin paratë e tyre. Dhe për shkak të pandemisë së COVID-it, ekonomia ka rënë përtokë, duke rritur papunësinë tek të rinjtë që në Kinë është rreth 20 përqind, aq e lartë sa asnjëherë më parë.

Ditën e martë demostruesit u tërhoqën, duke shënuar fitore për Partinë. Por shpresat ekzistojnë: Gjatë festimeve të përvjetorit të Partisë Komuniste në muajin tetor, një protestues i vetëm shpalosi një banderolë në një urë në Pekin, duke kërkuar që “Diktatori dhe tradhëtari Xi” të largohet nga pushteti. Banderola u përshëndet me bori makinash dhe u duartrokit nga njerëzit. Nga një person i vetëm brenda disa javësh u bënë të guximshëm disa mijëra vetë. Javën e ardhshme mund të bëhen qindra-mijëra, për një muaj një milionë. Nëse nuk bëhen ndryshime thelbësore në politikën e nomeklaturës për COVID-in, atëherë protestat do të vazhdojnë dhe dhuna do të përshkallëzohet. Sa më e zëshme bëhet thirrja për liri, aq më i imagjinueshëm bëhet fundi i epokës së Xi-së.

Alexander Görlach është bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Carnegie për etikë në çështjet ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin Internet të Universitetit Oksford. Ai ka patur poste të ndryshme në Universitetin Harvard dhe në Universitetin e Kembrixhit./DW

The post Protesta në Kinë/ Fundi i epokoës së Xi Jiping bëhet i imagjinueshëm appeared first on Albeu.com.

Biden do të bisedojë me Xi për Korenë e Veriut
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe është zotuar se do t’i kërkojë liderit kinez, Xi Jinping, të frenohet në Korenë e Veriut, kur të takohen në takimin e parë kokë më kokë në samitin e G20-s që mbahet javën e ardhshme.

Biden u takua me liderët e Azisë Juglindore para se të takohet me hologun kinez të hënën në Bali.

Takimi mes dy fuqive vjen pas një sërë testimesh të raketave të kryera nga Koreja e Veriut, që kanë rritur frikën se Phenjani mund të kryejë shpejtë testimin e shtatë bërthamor.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Azi, dhe është zotuar se do t’i kërkojë liderit kinez, Xi Jinping, të frenohet në Korenë e Veriut, kur të takohen në takimin e parë kokë më kokë në samitin e G20-s që mbahet javën e ardhshme.

Biden u takua me liderët e Azisë Juglindore para se të takohet me hologun kinez të hënën në Bali.

Takimi mes dy fuqive vjen pas një sërë testimesh të raketave të kryera nga Koreja e Veriut, që kanë rritur frikën se Phenjani mund të kryejë shpejtë testimin e shtatë bërthamor.

Por, sipas Sullivanit, i takon Kinës nëse dëshiron që të rrisë prezencën në Korenë e Veriut.

Biden dhe Xi gjatë samitit të G20-s do të flasin përtej politikave të brendshme.

Përveç me liderin kinez, Biden do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, para se të niset për samitin e APEC-ut.

Në samitin e G20-s nuk do të marrë pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili është përballur me dënime dhe sanksione nga Perëndimi për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në vend të Putinit, Rusinë në këtë samit do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë virtualisht në samitin e G20-s./REL

The post Biden do të bisedojë me Xi për Korenë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Biden dhe Xi takohen të hënën
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet të hënën me presidentin kinez, Xi Jinping, në margjinat e Samitit të G20-ës, i cili mbahet javën e ardhshme në Bali të Indonezisë.

Ky takim ballë për ballë që vjen në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara SHBA-Kinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Ky do të jetë takimi i parë fizik midis liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë, që kur Biden u bë president në janar të vitit 2021.

Takimi vjen disa javë pasi presidentit kinez iu dha një mandat i tretë, pesëvjeçar në krye të Partisë Komuniste Kineze.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se liderët do të takohen për të “diskutuar përpjekjet për të ruajtur dhe thelluar linjat e komunikimit midis dy vendeve”.

Biden u tha gazetarëve të mërkurën se ai synon të diskutojë me Xi për tensionet në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit mbi ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, politikat tregtare, marrëdhëniet e Pekinit me Rusinë dhe çështje tjera.

Biden dhe Xi udhëtuan së bashku në SHBA dhe Kinë në vitin 2011 dhe 2012, kur të dy liderët po shërbenin si zëvendëspresidentë të vendeve të tyre përkatëse.

Ndërsa prej kur Biden u bë president në janar 2021, ata kanë zhvilluar pesë telefonata.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur në muajt e fundit, sidomos pas një vizite në Taipei të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Kina, më pas, ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së Pelosit.

Tajvani i ka dënuar veprimet e Kinës dhe i ka konsideruar “tejet provokative”./REL

The post Biden dhe Xi takohen të hënën appeared first on Albeu.com.

Kina në “gatishmëri lufte”, Xi: Siguria jonë është gjithnjë e më e paqëndrueshme
Kina do të forcojë plotësisht stërvitjen e saj ushtarake dhe përgatitjen për çdo luftë, tha presidenti kinez Xi Jinping të martën, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

“Siguria e është gjithnjë e më e paqëndrueshme”, citohet të ketë thënë Xi. Kina, e cila ka ekonominë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në botë, ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Tajvanin me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa Joe Biden kohët e fundit u zotua se SHBA do të mbronte ishullin.

Tajvani është në fakt një vend i pavarur, megjithëse nuk njihet ndërkombëtarisht, por çdo lëvizje drejt pavarësisë së plotë pothuajse me siguri do të çojë në luftë.

Muajin e kaluar, Partia Komuniste Kineze bëri një shtesë të rëndësishme në Kushtetutën e saj në lidhje me “kundërshtimin e vendosur dhe parandalimin e pavarësisë së Tajvanit” dhe “zbatimin e vendosur të politikës “një vend, dy sisteme.”

SHBA i është përgjigjur kërcënimeve të Kinës për të sulmuar Tajvanin duke njoftuar se do të vendosë bombardues me aftësi bërthamore në Australi, në një përpjekje për të paralajmëruar Kinën për “luftën më të keqe në historinë moderne.”

Ekspertët thonë se komentet e Xi janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe Perëndimi duhet ta marrë atë seriozisht dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar pushtimin e Tajvanit nga lideri kinez.

Postimi i presidentit kinez vjen pasi ai bëri thirrje muajin e kaluar për zhvillim më të shpejtë ushtarak, mbështetje dhe përforcim teknologjik për të mbrojtur interesat e Kinës jashtë vendit, duke rritur mundësinë e konfliktit të mëtejshëm.

Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Uashingtoni apo Bashkimi Evropian.

The post Kina në “gatishmëri lufte”, Xi: Siguria jonë është gjithnjë e më e paqëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Xi Jinping fiton mandatin e tretë në krye të Kinës
Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet.

Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë  përfshirë kryeministrin Li Keqiang, u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Kongresi i partisë kineze mbahet çdo pesë vjet.

Delegatët miratuan një deklaratë që u bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë të “mbajë Xi Jinpingun në pozicionin kyç të Komitetit Qendror të partisë dhe në krye të Partisë Komuniste si tërësi”.

Xi pritet që më 23 tetor të riemërohet si sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit partiak.

Kjo do t’i lejojë atij që të fitojë mandatin e tretë si president i Kinës.

Më 2018, Xi kishte zhbërë kufizimin që një person të mbajë vetëm dy mandate në postin e presidentit, duke i mundësuar vetes që të mbesë në këtë pozitë. Në kongres u tha se Xi është lideri më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Zedong.

Komiteti i ri Qendror njoftoi se katër nga shtatë anëtarët e mëhershëm, do të pensionohen. Në mesin e tyre është edhe kryeministri aktual Li Keqiang.

Delegatët po ashtu përfshin kundërshtimin e pavarësisë së Tajvanit në kushtetutën e Partisë Komuniste./REL

The post Xi Jinping fiton mandatin e tretë në krye të Kinës appeared first on Albeu.com.

Si e ndryshoi Xi Kinën gjatë një dekade në pushtet
Kur lideri kinez Xi Jinping erdhi në pushtet në vitin 2012, ai shpalosi një vizion gjithëpërfshirës për “përtëritjen e madhe” të vendit – një “ëndërr” që do ta bënte Kinën të fuqishme dhe të begatë.

Dhjetë vjet më vonë, Xi e ka transformuar Kinën. Ai e ka konsoliduar vendin si një forcë në skenën botërore, me një gjurmë të gjerë ekonomike, një ushtri moderne dhe aftësi në rritje teknologjike.

Por Kina është bërë gjithashtu një vend gjithnjë e më kufizues për qytetarët e saj, me shtypjen e shpejtë të mospajtimit, mbikëqyrjen e përhapur dhe kontrollet sociale në rritje, të cilat janë bërë më të theksuara vetëm nën politikën e kushtueshme dhe izoluese të Xi-së me zero-Covid.

Me Partinë Komuniste Kineze në mes të riorganizimit të saj pesëvjeçar të lidershipit, CNN hodhi një vështrim prapa në një dekadë ndryshimi dramatik për Kinën që ka vendosur skenën për kapitullin e ardhshëm të vendit, pasi Xi – lideri i saj më i fuqishëm në dekada – hap në një mandat të tretë të pritshëm që thyen normat.

The post Si e ndryshoi Xi Kinën gjatë një dekade në pushtet appeared first on Albeu.com.

Si po e ndryshon Xi Jinping identitetin e vendit të tij
Nga Chris Buckley, Vivian Wang and Joy Dong, The New York Times

Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping po përgatitet për mandatin e tij të tretë, ai po kërkon të krijojë një narrativë që portretizon politikën e tij të centralizuar, autoritare si pjesë e vlerave të vjetra kineze.

Sipas versionit të historisë të promovuar nga Xi, ai dëshiron që njerëzit kinezë të jenë të bashkuar nga vlerat e përbashkëta kulturore, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Kjo do të thotë se kushdo që vë në dyshim prioritetet e Xi po tradhton vlerat e shenjta të Kinës.

Në një kohë kur vende si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe India, ndër të tjera, po përjetojnë një ringjallje të nacionalizmit, vizioni i Xi është të vaksinojë Kinën kundër çdo ndikimi të keq, veçanërisht nëse ai vjen nga Perëndimi, raporton abcnews.al.

“Perëndimorët harrojnë se Kina ka një qytetërim 5000-vjeçar, kështu që është e vështirë të kuptosh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj”, tha Xi në një fjalim në maj.

Në të gjithë ekstremitetin e tij, këmbëngulja e Xi për një identitet të vetëm kombëtar kinez ka bërë që shumë akademikë dhe përfaqësues të huaj të flasin për gjenocid kulturor, duke përmendur arrestimin e mijëra ujgurëve dhe anëtarëve të pakicave të tjera në provincën Xinjiang.

Shteti kinez zbaton politika të ngjashme për pakicat tibetiane, mongolët dhe grupin etnik mysliman Hui. Mesazhi i Xi i drejtohet gjithashtu në mënyrë indirekte Hong Kongut dhe Tajvanit, që kanë qenë burime trazirash dhe pretendimesh nacionaliste gjatë viteve të fundit.

Një rol të rëndësishëm në fushatën e fundit për të konsoliduar besimin në veçantinë e kulturës kineze ka luajtur edhe zbulimi arkeologjik i dhjetëra mijëra figurave bronzi unike dhe objekteve utilitare mbi 3000 vjeçare në Sanxingdui.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme të arkeologëve që besojnë se figurat e bronxit i përkasin një qytetërimi që u zhduk, organet arkeologjike shtetërore këmbëngulin se gjetjet e teknikës dhe estetikës në dukje unike janë pjesë përbërëse e kulturës kineze.

Pekini rrezikon të humbasë kontrollin e lëvizjes nacionaliste që ka nxitur.

Qeveria ka financuar kërkimet historike dhe arkeologjike, me autoritetet që u bëjnë presion studiuesve për të konfirmuar narrativën shtetërore. Plani arkeologjik zyrtar pesëvjeçar i qeverisë “duhet të pasqyrojë formimin dhe zhvillimin e kulturës kineze të larmishme, por të unifikuar”.

Në të njëjtën kohë, gjuhët dhe dialektet lokale të Kinës janë të sulmuara për shkak të iniciativave të Pekinit. Gjithnjë e më shumë shkolla në rajonin autonom të Tibetit kërkojnë përdorimin pothuajse ekskluziv të gjuhës kineze në programin mësimor.

Pas vitit 2016, një numër në rritje i fëmijëve në Tibet, të moshës 4 ose 5 vjeç, u dërguan në konvikt për të mësuar më shpejt gjuhën kineze.

Fushata nacionaliste e Xi po kërkon gjithashtu të nxisë ndjenjat kombëtare midis grupit etnik Han, më i populluari i Kinës që përbën 91% të popullsisë.

Zyrtarët e partisë besojnë se një version i nacionalizmit, nën kontroll të rreptë shtetëror dhe mbikëqyrje të vazhdueshme ideologjike, mund të veprojë si një valvul për çdo pakënaqësi të popullit.

Fronti i bashkuar kombëtar i parashikuar nga Xi është i vetmi i cili është i aftë për të garantuar sigurinë e Kinës përballë presionit në rritje nga Uashingtoni dhe aleatët e tij rajonalë.

Por Pekini rrezikon të humbasë kontrollin e lëvizjes nacionaliste që ka nxitur.

Këtë verë, përdoruesit e rrjetit kinez shprehën hapur zemërimin e tyre për qëndrimin e Kinës ndaj vizitës tejet provokuese të Pekinit në Tajvan nga Nancy Pelosi, me disa qytetarë që kërkonin një reagim të menjëhershëm për “poshtërimin” e vendit./abcnews.al

The post Si po e ndryshon Xi Jinping identitetin e vendit të tij appeared first on Albeu.com.

Nga nisma për “zero covid” te protestat e kinezëve, strategjia e Xi Jinping për mandatin e tretë, tentativa për t’u bërë lider i fortë si Mao Ce Duni
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka mbrojtur strategjinë e tij të diskutueshme të zero-Covid në një kohë kur një kongres historik i Partisë Komuniste filloi në Pekin. Në një thyerje në traditën e gjatë disa dekadash, delegatët ka të ngjarë t’i japin Xi një mandat të tretë si shef i partisë.

Zero-Covid ishte një “luftë e gjithë njerëzve për të ndaluar përhapjen e virusit”, tha ai. Politika ka shpëtuar jetë, por gjithashtu ka vendosur një taksë ndëshkuese për popullin dhe ekonominë kineze. BBC shkruan se ka një lodhje publike në rritje për bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit. Pekini është vendosur nën masa të rrepta sigurie përpara kongresit, duke shkaktuar zhgënjim në qytet me një protestë të rrallë dhe dramatike publike që u mbajt të enjten, duke kritikuar zotin Xi dhe nismën e tij ‘zero Covid’.

Xi gjithashtu trajtoi çështjen e Tajvanit – të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj. Tajvani vetëqeverisës e sheh veten të veçantë nga kontinenti. Duke folur ngadalë dhe me qëllim, ai tha se Pekini “nuk do të premtojë kurrë të heqë dorë nga përdorimi i forcës” dhe se “ribashkimi i plotë i vendit tonë duhet dhe do të realizohet”, ndërsa fjalimi i tij shoqërohej me duartrokitje të vazhdueshme nga delegatët. Në Hong Kong, Xi tha se Pekini kishte ushtruar kontroll atje, duke e kthyer situatën nga “kaos në qeverisje”. Pekini vendosi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare në territor pas demonstratave pro-demokracisë në vitin 2019.

Xi gjithashtu iu referua ndarjeve brenda institucionit politik të Kinës, duke thënë se sundimi i tij kishte “hequr rreziqet serioze të fshehura në parti”. Që kur arriti në postin e lartë, ai ka mbikëqyrur një goditje të gjerë korrupsioni që shtrihet në nivelet më të larta të partisë. Por kritikët e kanë portretizuar atë si një spastrim politik.

Ai shtoi gjithashtu se Kina do të përshpejtojë ndërtimin e ushtrisë së saj, duke iu referuar termave “siguri” rreth 73 herë. Fjalimi, i cili zgjati më pak se dy orë, ishte dukshëm më i shkurtër se fjalimi i tij në kongresin e fundit në 2017. Vërejtjet e tij ka të ngjarë të kenë bërë zgjedhjen e fjalëve për muaj të tërë dhe analistët do ta shqyrtojnë atë për ndonjë shenjë ndryshimi politikash. Një mandat i tretë si udhëheqës i Partisë Komuniste Kineze (PKK) do t’i hapë rrugën atij për t’u bërë lideri më i fuqishëm që nga Mao Ce Duni.

Rreth 2,300 delegatë janë mbledhur për të zgjedhur drejtuesit e partive dhe për të debatuar politikat kryesore.

Gjatë rrjedhës së kongresit, delegatët pritet të zgjedhin gjithashtu liderë të ndryshëm, duke përfshirë Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike – ekuivalenti i Kinës me një kabinet presidencial – të cilët do të paraqiten para mediave në pritje gjatë kongresit.

Në të kaluarën, kongresi që mbahej dy herë në dekadë, shihej si një shans për liderët për të promovuar mbështetësit e tyre, pasi ata luftuan për të rritur fuqinë e fraksioneve të brenda partisë. Por vëzhguesit thonë se këto ditë duket se ka vetëm një fraksion në Kongresin e 20-të të Partisë – ai i Xi. Në një shenjë të qartë të këtij konsolidimi të pushtetit, udhëheqësit e lartë të Partisë Komuniste Kineze (PKK) lëshuan një komunikatë ditë më parë duke e miratuar atë si “bërthamë” e partisë dhe udhëheqjes. Ata gjithashtu bënë thirrje që partia të bashkohet edhe më ngushtë pas tij.

Xi aktualisht mban tre pozicionet më të fuqishme në Kinë – sekretar i përgjithshëm i CCP, kryetar i forcave të armatosura të vendit dhe president. Ai pritet të rinovojë mandatin për dy titujt e parë në kongres.

Ndërkohë, CCP nuk vendos asnjë kufizim afati. Por asnjë lider përveç Maos, themeluesit të Kinës komuniste, nuk ka shërbyer ndonjëherë për një mandat të tretë.

The post Nga nisma për “zero covid” te protestat e kinezëve, strategjia e Xi Jinping për mandatin e tretë, tentativa për t’u bërë lider i fortë si Mao Ce Duni appeared first on Albeu.com.