uniformat e policise Archives - Albeu.com

Uniformat e policisë në gjuhën shqipe në Maqedoni, çfarë thotë Nazim Bushi për njësitin e “Tigrave”
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka folur sot rreth dekretit të fundit, i cili parashikon që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, ky dekret, siç deklaroi kohë më parë ministri Oliver Spasovski, nuk do t’i përfshirë edhe njësitin “Tigrat”.

Kjo pasi sipas tij, ato veprojnë në nivel shtetëror, e ndërkaq Ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%.

Bushi tha se zbatimi i shqipes në uniformat policore do të jetë në përputhje me Dekretin që buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe me Marrëveshjen e Ohrit.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjen së Ohrit. Kështu që do të shohim”, tha Bushi./albeu.com/

The post Uniformat e policisë në gjuhën shqipe në Maqedoni, çfarë thotë Nazim Bushi për njësitin e “Tigrave” appeared first on Albeu.com.

“Tigrat” e Maqedonisë nuk do të kenë uniforma në shqip! Spasovski: Duhet kohë, emblemat nuk blihen në dyqan
Uniformat policore në shqip do të jenë vetëm për policët që veprojnë në komunat apo qytetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Kështu e shpjegoi “i pari” i policisë, Oliver Spasovski, dekretin e miratuar në Qeveri për uniformat në shqip. Tha se njësitë që veprojnë në nivel shtetëror, nuk do të mbajnë emblemë shqip.

“Bëhet fjalë për emblemat në uniforma në nivel lokal në qytetet ku gjuha zyrtare është gjuha shqipe. Në shërbimet qendrore në nivel shtetëror nuk ka kurrfarë ndryshimi në pjesën e uniformave, respektivisht edhe në njësinë “Tigri” dhe në “Njësinë për sistemim të shpejtë”.

Dhënien e afatit kohorë që brenda 1 viti të zbatohet ky dekret, Spasovski e arsyeton me atë që ka procedura për shpenzimin e parave të buxhetit shtetëror.

“Ka procedurë për shpenzim të parave buxhetore. Nuk mundet të hyni në dyqan dhe të blini diçka menjëherë. Duhet të zbatohen procedura, tenderë, prokurim publik dhe të blihet ajo që duhet të blihet në pjesën e emblemave, prandaj është lënë një hapësirë kohore që të përgatitemi.”

Se sa do të kushtoj në total procesi i furnizimit me emblema shqip, Spasovski tha do se do dihet në fund, kur njësitë rajonale do t’i bëjnë përllogaritjet për zbatim të plotë të procedurës. Pika 3 e nenit 8 të ligjit për përdorimin e gjuhëve parasheh që shqipja të përdoret në uniformat e policisë, ushtrisë, doganierëve, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve janë shqipfolës./TV 21/

The post “Tigrat” e Maqedonisë nuk do të kenë uniforma në shqip! Spasovski: Duhet kohë, emblemat nuk blihen në dyqan appeared first on Albeu.com.

Opozita maqedonase kundër gjuhës shqipe në uniformat e policisë, kërcënon zyrtarët e qeverisë: Do ju kalbin në burgje kur të ndërrohet pushteti
Vendimi i Qeverisë që uniformat e policisë të jenë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, në veçanti tek opozita maqedonase, e cila e kritikon Qeverinë se në vend që të merret me çështjet ekonomike, ajo po merr vendime të tjera të panevojshme, sipas VMRO DPMNE-së.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski është në gjendje, siç tha, që edhe në ballin e tij të shkruajë në tri apo pesë gjuhë, vetëm që të mos merret me problemet reale të qytetarëve. “Unë do të befasohesha sikur dikush prej tyre të sillte këtu ndonjë fabrikë. Kjo që kanë bërë aspak nuk më befason pasi kryeministri Kovaçevski edhe në ballë mund të shkruajë në tri apo pesë gjuhë. E përsëris, do të befasohesha sikur ai të hapte ndonjë fabrikë të re, sikur të hapte vende pune, të rritej ekonomia, të kishte më shumë para, kjo do të më befasonte pasi nuk do të kishte skandale, të cilat i kemi çdo ditë”.

“Në rregull, ashtu kanë vendosur, por sa po bëjnë ata për problemet tjera, sa po i ndalojnë autobusët të mbushur plot me të rinj që mos të ikin nga vendi. Ata për punë tjera, sikur kjo që bënë, janë mjeshtër dhe fare nuk më befason”, ka deklaruar Mickoski.

Ndërkohë, partia e “E majta” duke komentuar vendimin, ka thënë se LSDM-ja e cila drejton Qeverinë është e “keqja më e madhe vendit, andaj edhe sipas saj, këtë që po bëjnë zyrtarët e saj do ta paguajnë me burgim pas ndërrimit të pushtetit.

“Lidhja Social Demokrate (LSDM) është e keqja më e madhe që i ka rënë ndonjëherë Maqedonisë. Do të kalbeni nëpër burgje kur të ndërrohet qeveria. Ju premtojmë publikisht”, ka shkruar Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook.

Vendimi që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, u mor në mbledhjen e Qeverisë të martën në mbrëmje dhe do të përfshijë të gjitha komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë janë shqiptarë, përfshirë edhe Shkupin.

Vendimi hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ndërsa do të fillojë të zbatohet brenda një viti nga hyrja në fuqi.

“Është një vendim që del nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Vendimi do të nisë të zbatohet brenda një viti për shkak të nevojës për zëvendësimin e uniformave aktuale me të reja, pra kemi procedura tenderimi dhe më pas prodhimin e uniformave të reja”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski duke arsyetuar vendimin e Qeverisë.

Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se vendimi bazohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garanci e progresit të vendit tonë”, ka thënë Ahmeti në një reagim me shkrim.

Por, Zijadin Sela nga opozita shqiptare ka thënë se vendimi për uniformat është i vonuar, ndërsa dyshon se mund të përjetojë dispozitat tjera të Ligjit për gjuhën, që sipas Selës, nuk janë zbatuar edhe tre vjet pas miratimit të Ligjit për gjuhët.

“Realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën trevjeçare. Kuptohet se gishti gjithmonë duhet të drejtohet nga ata që i bënë një vonesë 15-vjeçare miratimit të këtij ligji, e të cilët janë 20 vjet në pushtet. Prandaj shpresoj që edhe ky vendim të mos ketë fatin e ligjit”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela duke përmendur moszbatimin e Ligjit për gjuhën në Gjyqësor, në Polici, në shumë sektorë të administratës, por edhe në institucione tjera.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të të cilit gjuha shqipe përdoret gjerësisht në komunat me shumicë shqiptare, si dhe në institucionet shtetërore, është miratuar në janar të vitit 2019.

Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa në Qeveri dhe Kuvend, ministrat shqiptarë, deputetët si dhe kryetari i Kuvendit, përdorin gjuhën shqipe, ndërsa dokumentet publikohen në dy gjuhë./REL

The post Opozita maqedonase kundër gjuhës shqipe në uniformat e policisë, kërcënon zyrtarët e qeverisë: Do ju kalbin në burgje kur të ndërrohet pushteti appeared first on Albeu.com.

Shqipja në uniformat e policisë, Ziadin Sela: Uroj të mos e këtë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
Tre vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Qeveria sjell dekret për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë dhe emblemat e uniformave. Policët do t’i kenë uniformat edhe në shqip vetëm në komunat ku gjuhën shqipe e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve. Në shqip do të përkthehet “Policia e Trafikut”, “Policia Kufitare” dhe emblema e përgjithshme e policisë. Opozita shqiptare përshëndet vendimin. Ziadin Sela uron që dekreti të mos e ketë fatin e ligjit.

“Shpresoj që edhe ky dekret të mos ketë fatin e ligjit. Çdoherë sillet dekreti, animohet opinioni vetëm për një çështje të ligjit, ndërkohë që ngelet pa u zbatuar ligji në gjykatë, prokurori dhe elemente të tjera. Bëhet fjalë për marketing të ulët të një subjekti në Qeveri i cili këtë temë do të duhej ta kishte konsumuar nga viti 2002. Sot e kësaj dite mundohet të merret me këtë temë”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Opozita maqedonase vlerëson se Qeveria për t’i shmang aferat e saj kriminale, merr vendime të cilat nuk shkojnë në dobi të qytetarëve.

“BDI dhe LSDM marrin vendime si Qeveri të cilat nuk e përmirësojnë aspak jetën e qytetarëve. Shihet se duan t’i qorrojnë sytë qytetarëve që të mos bisedohet për atë që për momentin është me rëndësi, pra krimin e tyre që e bëjnë çdo ditë”, u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i partisë E Majta, Dimitar Apasiev ka reaguar duke e cilësuar kundër kushtetues dekretin e Qeverisë. Apasiev me gjuhë kërcënuese thotë se për këtë veprim pas ndërrimit të pushtetit dikush do të vuaj dënim me burg.

“Nuk pyesin as për Kushtetutë dhe as për ligj. Uniforma dygjuhësore të policisë me dekret të Qeverisë? LSDM-ja është e keqja më e madhe e cila e ka gjetur Maqedoninë. Okupator të ishit, do të kishim më shumë ndjenjë për popullin. Do të dergjeni burgjeve kur të ndryshon pushtetit”, tha Dimitar Apasiev, E Majta.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se zbatimi i gjuhës shqipe nuk do ta ketë fatin e ligjit dhe të dekretit i cili priti të paktën 2 vite për miratim. Në njësinë elitare si “Tigri”, “Njësiti për Pozicionim të Shpejtë” (EBR) dhe njësitë tjera qendrore dhe republikane në kuadër të MPB-së nuk do të përdoret gjuha shqipe.

“Për fat të keq për rrethana të ndryshme u vonua edhe ndryshimi i dekretit për uniformat e policisë por dje u miratua. Jam i bindur se nuk do të ketë fatin e njëjtë të dekretit vetë zbatimi i tij tashmë. Në disa njësi si “Tigri” apo njësitë tjera që kanë kompetenca mbi gjithë shtetit siç është Armata apo bankënotat. Banka Popullore është në Shkup, por bankënotat përdoren në çdo qytet dhe ligji nuk mund të vlen në komunat ku shqiptarët nuk janë prezent. Rrjedhimisht edhe në këto njësi të cilat veprojnë si Armata në të gjithë territorin, nuk mund të gjen zbatim”, deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

Në vitin 2020, para shpërndarjes së Qeverisë teknike, Sekretariati për legjislacion në kuadër të Qeverisë i kishe dhënë dritën jeshile përdorimit të gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e Qeverisë. Aso kohe, dekreti përfshinte përdorimin e shqipes pothuajse në të gjitha njësitë.

Dekreti i vitit 2020

POLICIA

NJËSITI PËR DETYRA TË POSAÇME

NJËSITI PËR POZICIONIM TË SHPEJTË

NJËSITI SPECIAL I MBËSHTETJES

NJËSITI POLICOR PËR INTERVENIM

NJËSITI MOBIL PËR MASA KOMPENSUESE

NJËSITI PËR QENTË POLICORË

Zbatimi i dygjuhësisë në uniforma dhe emblema të policisë do të nisë të zbatohet pas një viti. Deri atëherë duhet proceduar mbi porosinë e uniformave të reja, përcaktimin e numrit të policëve që do ta mbajnë dhe procedurat tjera administrative. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në mars të vitit 2018, ndërsa në fuqi hyri një vit më vonë. Zbatimi i tij erdhi falë leximit të tretë për shkak të mos dekretimit nga ana e ish presidentit Gjorge Ivanov. Përveç në polici, zbatimi i ligjit çalon edhe në gjyqësorë, prokurori dhe procedurat tjera administrative. /Alsat.mk

The post Shqipja në uniformat e policisë, Ziadin Sela: Uroj të mos e këtë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve appeared first on Albeu.com.

U arrestua për shkak të abuzimit me tenderin e uniformave të policisë, lirohet ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme
Është liruar nga burgu, Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme. Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari u dënua me një vit burg.

Naqellari u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Brendshme, të akuzuar për tenderin korruptiv të uniformave të Policisë së Shtetit.

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u akuzuan nga SPAK për shkelje te barazisë në tender, për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë

The post U arrestua për shkak të abuzimit me tenderin e uniformave të policisë, lirohet ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme appeared first on Albeu.com.

KLSH zbulon skemën: 2 subjektet e përfshira, si u rritën çmimet në tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit
Nga emisioni Vetting:

Në tenderin “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, dy nga abuzimet kyçe që janë kryer gjatë procedurës, konsistojnë në rritjen me 30 përqind të shumatores së çmimeve për njësi, si dhe uljen e sasisë së artikujve me 239427  artikuj më pak.

Sipas dëshmisë së drejtores së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari, ndryshimin në sasi e lejonte marrëveshja kuadër, ndërsa ndryshimi i çmimeve ishte bërë në bazë të ritestimit të çmimeve të tregut që kishte bërë Departamenti i Policisë së Shtetit, duke kërkuar informacion nga disa subjekte. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në Raportin Përfundimtar të Auditimit të ushtruar në “Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara” (Tetor, 2021) të vënë në dispozicion të “Vetting”, sqaron se dy nga subjektet që kanë dhënë edhe shifra reference të larta duke ndikuar në rritje të çmimeve, nuk kanë pasur për objekt të veprimtarisë,  prodhimin e uniformave të policisë.

“Si rezultat çmimet mesatare të llogaritura për njësi për arrtikujt e uniformës janë të pasakëta. çmimet e 2 subjekteve që nuk kanë për objekt veprimtarinë e këtij prokurimi kanë sjellë rritjen e fondit limit në vlerën prej 301 332 687 lekë, duke shkaktuar uljen e efektivitetit, efiçiencës dhe ekonomicitetit të fondeve publike”, shkruan KLSH në raport.

Një prej subjekteve, siç konstaton KLSH, rezulton person fizik, që ka si objekt të veprimtarisë “Riparime dhe shërbime për veshje”, që nuk përputhet me objektin e tenderit në fjalë. Ndërsa subjekti tjetër, që është edhe faktori kyç në rritjen e çmimeve, ka për objekt kryesor shoqërimin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara dhe transportin e mallrave me vlerë, dhe vetëm pak muaj para se të jepte çmimet referencë për uniformat kishte shtuar edhe si pjesë të veprimtarisë edhe import-eksportin e veshjeve policore dhe ushtarake:

“Pikërisht përllogaritja e këtij operatori në çmimit mesatar të ofertave ka ndikuar në rritjen e çmimit mesatar të llogaritur, pasi oferta e tij për artikujt e uniformës është më e larta nga 5 operatorët që kanë dërguar oferta për çmimet”, sqaron më tej KLSH.

Fleksibilitetin e sasisë së artikujve nga ana tjetër, e ka lejuar përzgjedhja e zhvillimit të tenderit me marrëveshje kuadër, çka u përdor edhe si alibi nga Naqellari. Një marrëveshje e tillë përdoret kryesisht për mallra me natyrë të përsëritur dhe kur është e pamundur të përcaktohen volumet. Por sipas KLSH-së në këtë procedurë prokurimi është përzgjedhur, jo në përputhje të plotë ligjore.

“Kjo pasi janë mallra me natyrë të përsëritur, por nuk është as e vështirë, as e pamundur përcaktimi i numrit të artikujve, si dhe nuk mungon siguria e kohës për dorëzimin e mallrave”, thuhet në raportin e auditimit të KLSH-së./abcnews.al

The post KLSH zbulon skemën: 2 subjektet e përfshira, si u rritën çmimet në tenderin e Uniformave të Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, SPAK çon për gjykim dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme
Prokuroria e Posaçe (SPAK) ka mbyllur hetimet për zyrtarët dh eish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të arrestuar për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në ngarkim të të pandehurave

Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Gëzim Mingaj, Anisa Bogdani, A. M,. dhe Klevis Hasani.

Kujtojmë se, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës.

Konkretisht tenderi ishte rënë dakord për një sasi dorëzimi prej 726 mijë artikuj si kapelet, uniforma apo këpucë, por kjo nuk është zbatuar. Sipas rregullave tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datë 11.10.2021 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.174/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve E.N.; F.Ç.; A.B.; A.M.; A.O.; F.D.; K.H.; K.B.; M.B.; G.M., akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05.2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH).

Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: titullari i Organit Qëndror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, E.N., në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit F.Ç.; A.B.; A.O.; K.H.; A.M.;  si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave K.B.; F.D.; M.B. dhe G.M., të cilët, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta./albeu.com

The post Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, SPAK çon për gjykim dosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Lartë me nëntë anëtarë, reagon Yuri Kim
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas caktimit të gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kim thekson se duhet të ecim më tej hap pas hapi hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate.

REAGIMI:

Gjyqtari i 9 -të është emëruar sot në Gjykatën e Lartë. Faleminderit edhe një herë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës.

Një tjetër për të shkuar kështu që Lartë Ct mund të emërojë gjyqtarë në Const Ct. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të japë më shumë rezultate dhe të mbetet në rrugën drejt saj.

The post Gjykata e Lartë me nëntë anëtarë, reagon Yuri Kim appeared first on Albeu.com.