strehimi i afganeve Archives - Albeu.com

Afganët në Shëngjin u strehuan në banesa private, 2 mln € borxh resortit që i strehoi
Një pjesë e madhe e shtetasve afgan që erdhën në Shqipëri pas përfundimit të luftës në Afganistan, ende nuk janë transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mohamed dhe Arash janë të parët që kanë mbërritur nga Afganistani në Shqipëri dhe janë vendosur në Shëngjin.

Prej më shumë se 10 muajsh po mundohen të përshtaten me jetën në Shqipëri, ndonëse u është premtuar se nuk do të qëndrojnë gjatë.

Mohamed është personazh i famshëm i komedisë në Afganistan.

“Unë jam Mohamed dhe jam një komedian nga Afganistani. Kam punuar në disa emisione në televizionin kombëtar të Afganistanit . Kur talebanët sulmuan Afganistanin në gusht, ne po filmonin disa shfaqje dhe shumë nga kolegët e mi ishin të dëshpëruar, sepse u përhap lajmi që talebanët po sulmonin. Në ditët në vijim ata vranë gazetarë dhe komedianë. Situata ishte e frikshme dhe unë munda të largohesha vetëm 2 muaj më vonë. Tani jam i sigurt në Shqipëri”, thotë Mohamed.

Nga Shëngjini përmes një kanali në youtube, po mundohet të fitojë mjaftueshëm për të mbajtur familjen.

“Jam këtu me familjen time dhe po presim të largohemi nga Shqipëria. Tani po punoj në youtube dhe po u tregoj njerëzve atje çfarë bëj këtu. Jetën time të përditshme. Në fakt, unë jam i mërzitur dhe është e vështirë ti bëj të tjerët të qeshin kur nuk je në formë por po provoj më të mirën”, shprehet ai.

Arash prej 15 vitesh punon si reporter në Afganistan. Situata atje nuk është aspak e mirë, ndërsa këtu ndihen të sigurt. Një pjesë e familjes së tij ndodhet në Afganistan.

“Kemi ardhur këtu nga Afganistani pasi atje nisën trazirat. Këtu jemi të sigurt, por sërish një pjesë e familjes sime është atje dhe kam frikë për ta. Flasim shpesh me ta në kamera, por në disa raste qeveria ndërpret internetin atje dhe e kemi të pamundur të komunikojmë. Po mundohem të përshtatem këtu dhe po punoj për të bërë disa reportazhe nga Shqipëria, për të fituar disa para. Vendi këtu më pëlqen, por kemi vështirësi të përshtatemi me ushqimin”, tregon Arash.

Pavarësisht sigurisë këtu, Arash jeton me ëndrrën amerikane.

“Nuk di dhe sa kohë do të qëndrojmë këtu. Ëndrra ime është Amerika, pasi është toka e mrekullive. Siç e thashë dhe më parë, kam 5 fëmijë dhe duhet t’i shkolloj dhe edukoj. Ëndrra ime është Amerika”, thotë ai.

Që prej ardhjes së afganëve në Shqipëri, rreth 1800 prej tyre u strehuan në Shëngjin ndërsa aktualisht kamë ngelur vetëm 800 të tillë. Pjesa më e madhe janë larguar për në Amerikë, si dhe një pjesë tjetër në Kanada.

Euroneës Albania mësoi se të gjitha shpenzimet e tyre po mbulohen nga 7 kompani nga Amerika të cilët po kryejnë dhe procedurat për transferimin e tyre në vendet e tjera.

Deri tani nuk ka asnjë datë konkrete kur mund të bëhet i mundur largimi i plotë i tyre. Shteti shqiptar në partneritet me atë amerikan ka garantuar sigurinë e tyre 24 orë, ndërsa këtyre shtetasve u mundësohet kujdesi shëndetësor falas.

Rreth 2 muaj më parë 350 afganë përfunduan në mes të rrugës pasi kompania “Federal Practice Group” ndërpreu pagesat për strehimin e tyre. Ndonëse afganët u kaluan në banesa të tjera private, shuma prej 2 milionë eurosh ende nuk është paguar ndaj resortit në Shëngjin./Euronews/

The post Afganët në Shëngjin u strehuan në banesa private, 2 mln € borxh resortit që i strehoi appeared first on Albeu.com.

Afganët e strehuar në Lezhë largohen nga Shqipëria
Mbrëmjen e së hënës afganët e strehuar në Lezhë janë larguar nga Shqipëria.

Ata kishin disa kohë që qëndronin në Lezhë dhe bëhet me dije se janë larguar me 5 autobuzë prej andej.

Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i ri i shtetasve afganë, por mësohet se ata kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Mësohet gjithashtu se largimi i tyre është organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë./albeu.com/

The post Afganët e strehuar në Lezhë largohen nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

“Në vendet e tjera mirëseardhja bëhej me tela me gjemba”, flasin afganët e strehuar në Shqipëri: Jemi si në shtëpi
Rreth dy mijë refugjatë afganë që u larguan nga vendi I tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve u strehuan në Shqipëri.

Një pjesë e mirë e tyre janë akomoduar kryesisht përgjatë brigjeve të Adriatikut.

Në pritje për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara apo Kanada ata kanë bindjen se kohë më të mira do të vijnë. Nametullah Taëhidi është njëri prej tyre, i cili thotë se Shqipëria është vendi më miqësor që ka parë ndonjëherë.

“Është vendi më miqësor që kam parë në jetën time! Kam udhëtuar shumë në vende afër Afganistanit, si India dhe Pakistani, por kur mbërrita këtu , menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time”, thotë ai për Euronews.it

Një tjetër qytetar, i cili më parë ka punuar si gazetar në Afganistan, i arsyeton gjërat më thellë dhe thotë se nga Shqipëria nuk është e lehtë të shkosh në SHBA, ndërsa shikon si mundësi më të mirë Kanadanë.

“Për Shtetet e Bashkuara duhet të kesh një arsye të vlefshme për të arritur atje, nuk mund të aplikosh nga Shqipëria, nëse nuk e ke tashmë një vendim ligjor. Nga këtu është e vështirë për të aplikuar, në mënyrë që qeveria amerikane të na pranojë si refugjatë. Por Kanadaja është ende një zgjidhje e mirë dhe procedurat janë më të shkurtra dhe jo aq të komplikuara sa ato të SHBA”, thotë Mustafai.

Ndërsa Mihossein ëalizada flet për familjen e tij, të cilën e ka në Afganistan dhe me ta kontakton vetëm me telefon. Thotë se janë të sigurt, por nuk dihet në të ardhmen.

“Familja ime qëndroi në Afganistan. Kam kontaktuar me telefon, ata janë mirë. Tani për tani ata janë të sigurt. Por askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

“Shqiptarët janë njerëz të mirë. Kur bëjmë pazar, ata janë plot vëmendje për ne. Ata janë njerëz shumë të mirë. Edhe qeveria shqiptare gjithashtu luan rolin e saj. Ndryshe nga vendet e tjera, ku “mirëseardhja” bëhej…me tela me gjemba”, shprehet gruaja afgane, Najella.

The post “Në vendet e tjera mirëseardhja bëhej me tela me gjemba”, flasin afganët e strehuar në Shqipëri: Jemi si në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Rama nga SHBA: Afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri sa të duan
Kryeministri Edi Rama, është shprehur se shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri mund të qëndrojnë në vendin tonë sa të dëshirojnë.

Komentet Rama i ka bërë gjatë pritjes që ju bë në Universitetin e Georgetoën në Uashington. Rama është falenderuar për pritjen e afganëve, ndërsa ka marrë edhe një dekoratë në shenjë mirënjohje.

Sipas Ramës, nëse afganët nuk pajisen me dokumentacionin amerikan, atëherë mund të qëndrojnë në Shqipëri.

“Ata që janë në politikë u tremben ngjarjeve. Por të kesh ngjarje që vijnë në këtë mënyrë unë i mirëpres. U them sinqerisht se sa herë dëgjojë fjalë të bukura për atë që kemi bërë në raport me afganët, kam një ndjenjë sikleti se, çfarë është kaq e veçantë duhet të ishte normë për të gjithë. Është e trishtë se një vend kaq i vogël, përgëzohet kaq shumë, ku shumë të tjerë më të fuqishëm u larguan përball nevojës së këtyre njerëzve nga Afganistani që përballeshin me kërcënimin e vdekjes. Vetëm se na besuan dhe punuan me ne. Me të gjithë komunitetin e NATO-s dhe vetëm pse ëndërruan një të ardhme tjetër mbështetur nga premtimet tona”, tha Rama.

“Prania ime këtu, më bën të mendoj se sa shumë ai regjim shtypi besimin dhe të drejtën për të besuar. Sa shumë vuajtje shkaktoi vetëm se kishte lidhje me perëndimin. Ndihem i përulur kur dëgjoj lëvdatat e komuniteti të grave”, u shpreh kryeministri.

“Unë jam katolik, gruaja ime myslimane. Dy fëmijët tanë të rritur janë ortodoks. Kemi një të vogël që, mund të marr vendimin për tu bërë hebre. E them këtë se kjo është pjesa më e bukur që ka Shqipëria. Të parët tanë shpëtuan hebrenjtë dhe e bënë vendin me më shumë hebre pas lufte. Hapëm dyert për gjysmë milioni kosovar. Por ja ku jemi, mbijetuam dhe u pasuruam më shumë. Më pas MEK iranian që u ofruam streh”, tha Rama.

“Na thanë se do jetë në vetëm pak muaj. Dhe u thash miqve tanë, mos premtoni këtë. Dhe u thash se mund të qëndrojnë sa të duan, deri kur të plotësohen me viza, por mund të rrinë edhe përgjithmonë”, ka thënë Rama./albeu.com/

The post Rama nga SHBA: Afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri sa të duan appeared first on Albeu.com.

Wall Street Journal: Shqipëria kryeson përpjekjet për shpëtimin e refugjatëve afganë
Katër muaj pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli, Uashingtoni mbetet ende i përhumbur nga tërheqja e tij nga Afganistani si edhe nga fakti që ai e di shumë mirë se krizat që tani po e mbërthejnë atë vend, nuk ka gjasa të mbeten atje, shkruan Vance Serchuk* për gazetën e njohur amerikane ”Wall Street Journal”.

Megjithatë, nëse ka një histori shpresëdhënëse për të dalë nga fatkeqësia afgane e këtij viti, ajo mund të jetë në Ballkanin Perëndimor, një rajon që vetëm një gjeneratë më parë përjetoi një largim në masë refugjatësh, por që doli në ballë verën e kaluar si një strehë e papritur për ata që iknin nga talebanët.

Dhe të gjithë këtë e kryesoi Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Edhe para rënies së Kabulit, zoti Rama e mori këtë vendim të jashtëzakonshëm për të ofruar strehim të përkohshëm për afganët e rrezikuar, që nuk kishin ku të shkonin.

Që nga fundi i gushtit, më shumë se 2 000 afganë dhe familjet e tyre, përfshirë figura të shquara grash, gazetare dhe aktiviste të shoqërisë civile, janë evakuuar nga organizata joqeveritare të palëve të treta. (Ndër OJQ-të e përfshira është edhe fondacioni ”Për të ardhmen e Afganistanit”, në bordin e të cilit unë shërbej.)

Në vend që ta fshihnin apo ta nënvlerësonin këtë fluks të huajsh, liderët e Shqipërisë i kanë përqafuar ata me krenari kombëtare.

Kur avionët e parë me afganë u ulën në aeroportin e Tiranës këtë verë, kryeministri  shqiptar ishte në pistë për t’i përshëndetur ata personalisht.

Për refugjatët e traumatizuar që mbërrinin pa para’ në një tokë të huaj, prania e zotit Rama ishte një gjest i jashtëzakonshëm për të treguar se Shqipëria do t’i trajtonte afganët jo si një barrë për t’u duruar, por si mysafirë të nderuar që meritojnë respekt.

Për këtë arsye zoti Rama ndaloi strehimin e afganëve në kampe dhe në vend të kësaj i akomodoi ata në një kompleks turistik bregdetar.

Veprat e drejtuesve të Shqipërisë kanë qenë në përputhje të plotë me fjalët e tyre. Si në trajtimin mjekësor, shpërndarjen e rrobave dimërore apo organizimin e kurseve të anglishtes, shqiptarët brenda apo jashtë qeverisë kanë qenë partnerë krijues dhe të palodhur në kujdesin për refugjatët afganë.

Kjo ka qenë edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh burimet e kufizuara të Shqipërisë.

Një nga vendet më të vogla dhe më të varfra të Evropës ka qenë ndër më bujarët në përgjigjen ndaj krizës afgane.

”Ajo që kemi bërë nuk duhet të konsiderohet e jashtëzakonshme”, më thotë zoti Rama në një intervistë.

“Si mund të kishim bërë ndryshe?”, pyet ai.

Në shpjegimin e vendimit për të strehuar afganët, zoti Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka evokojnë përvojat e vetë shqiptarëve me luftën dhe shpërnguljet gjatë trazirave ballkanike të viteve 1990.

”Ne e dimë se si është të detyrohesh të largohesh nga shtëpia, nga vendi yt”, thotë zonja Xhaçka.

Ata citojnë gjithashtu heroizmin e kombit të tyre në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Shqipëria me shumicë myslimane i dha fund Luftës së Dytë Botërore me një komunitet më të madh hebre se para fillimit të saj.

Megjithatë, cinikët paralajmëruan verën e kaluar se dashamirësia e Shqipërisë do të rezultonte një bumenrang duke provokuar një reagim të brendshëm politik, një kërcënim terrorist apo një vërshim refugjatësh.

Asnjë nga këto frikëra nuk u materializua. Afganët që mbërrijnë në Shqipëri janë pranuar përmes një procesi të kontrolluar me kujdes dhe në një numër të menaxhueshëm. Ata priren të jenë profesionistë të arsimuar me lidhje të ngushta me Perëndimin, thënë ndryshe lloji i njerëzve të terrorizuar nga ekstremistët islamikë, jo të radikalizuar prej tyre. Për këtë arsye, shumica kanë edhe raste të forta për të ikur në SHBA.

Është në interesin e Uashingtonit që Shqipëria të mos penalizohet për performancën e saj në këtë krizë, përpara se të shteren kapacitetet e saj bamirëse.

Administrata Biden duhet të dërgojë personel amerikan për të përpunuar kërkesat e refugjatëve afganë të evakuuar në Shqipëri.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha Kongresit në shtator se kjo do të ndodhte, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Në praktikë, administrata Biden i ka dhënë më shumë prioritet afganëve të dërguar në bazat ushtarake të SHBA-së sesa atyre të evakuuar në vende të treta si Shqipëria.

Por, situata e krijuar në aeroportin e Kabulit verën e kaluar nënkuptonte se ishte shpesh arbitrare nëse dikush përfundonte me një transport të Forcave Ajrore për në Katar apo me një fluturim çarter për në Ballkan.

Gjithashtu arbitrare: Administrata Biden ka lënë të kuptohet se mund t’i trajtojë afganët e sjellë në Shqipëri përpara 31 gushtit ndryshe nga ata që mbërritën më pas. Kjo do të ishte në kundërshtim me premtimet e Shtëpisë së Bardhë verën e kaluar se angazhimi i saj ndaj afganëve të rrezikuar nuk do të zvogëlohej pas tërheqjes ushtarake të SHBA.

Ajo që nevojitet është një zgjidhje e plotë, e udhëhequr nga SHBA, për komunitetin afgan në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë amerikanë kanë humbur besimin në aftësinë e tyre për të ndryshuar botën për mirë, lidershipi i Shqipërisë duhet të shërbejë si një udhëzues.

Një çerek shekulli më parë, SHBA mblodhi me sukses demokracitë transatlantike për t’i dhënë fund dhunës gjenocidale që shpërbëu ish-Jugosllavisë.

Tani, Ballkani Perëndimor mund t’i kujtojë një Perëndimi të demoralizuar se si duhet të duket një lidership parimor global dhe pse është ende e nevojshme një gjë e tillë./ a.jor./

The post Wall Street Journal: Shqipëria kryeson përpjekjet për shpëtimin e refugjatëve afganë appeared first on Albeu.com.

Me sytë nga deti, afgani i strehuar në Lezhë rrëfen historinë e dhimbshme dhe zbulon “ëndrrat”: Dua të iki në Kanada
“Washington Post” ka intervistuar afganë nga vende të ndryshme të botës ku ata janë evakuuar pas pushtimit taliban. Sipas medias prestigjoze, afganët rezultojnë se janë të vendosur në 40 shtete të ndryshme të botës.

Një prej të intervistuarve është Miraq Popal, një prej afganëve të vendosur në Lezhë. Ai zgjohet çdo ditë në Shqipëri me sytë nga deti.

“Unë jam me fat”, thotë ai. “Të paktën kam mundur të largohem dhe shpresoj të filloj një jetë të re”.

WP shkruan se Shqipëria po strehon përkohësisht 2400 afganë që ikën nga vendi i tyre për shkak të sundimit të talibanëve, teksa janë në pritje për t’u vendosur në një vendbanim të përhershëm. Popal ka aplikuar për një vizë në Kanada dhe po pret ende një përgjigje. Deri më tani ai nuk ka dëgjuar që asnjë afgan të jetë larguar nga Shqipëria.

Popal është i emocionuar për shkak të kujdesit që po merr ai dhe familja e tij por i mungon shtëpia me 7 dhoma në Kabul, me një oborr të madh ku bashkë me të afërmit e tij mblidheshin për të organizuar festa.

Në Shqipëri ai bashkë me familjarët e tij, është i vendosur në dy dhoma ku duhet të vendosen për të fjetur ai, gruaja dhe tre fëmijët e tyre. Njërën prej tyre kanë vendosur ta shndërrojnë në një kuzhinë ku gatuajnë darka të thjeshta me domate, qepë dhe patëllxhanë.

Popal dikur ka udhëtuar nëpër botë për shkak se mbulonte TOLONEëS, kanali më i madh i lajmeve në Afganistan. Pas gati katër muajsh në Shqipëri ai ka nisur punë për organizatën si redaktor titrash, Por ai kërkon të rikthehet në “fushë”, pasi puna nga interneti nuk i jep të njëjtin emocion./abcnews.al/

The post Me sytë nga deti, afgani i strehuar në Lezhë rrëfen historinë e dhimbshme dhe zbulon “ëndrrat”: Dua të iki në Kanada appeared first on Albeu.com.

Afgani i strehuar në Shëngjin: Na pëlqejnë shqiptarët, mezi presim azilin për në SHBA
Një afgan i strehuar në Shëngjin ka folur për mediat shqiptare dhe është shprehur se shqiptarët i pëlqejnë shumë.

Megjithatë ajo që ata presin më shumë është azili për në Shtetet e Bashkuara.

Në kohë vjeshte dhe mot jo të ngrohtë çifti afgan e kanë destinacion të përditshëm plazhin. Që nga 24 shtatori ata janë strehuar në një resort në Shëngjin.

Në vendlindje Abdullahu ka punuar ka punuar në organizatën ndërkombëtare “Acted” e cila ndihmon popullatat e prekura nga konfliktet. Kjo e ka bërë atë dhe familjen e tij të rrezikuar nga talibanët.

“Ata na thonin, pse po punoni për të huajt”. Grupi po ashtu ka kërcënuar afganët që kanë punuar për forcat e huaja ushtarake në 20 vitet e fundit.

Abudllahu thotë për REL, se është gëzuar që familja e tij është evakuuar në Shqipëri, derisa t’i mundësohet azili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Njerëzit e Shqipërisë janë njerëz shumë të mirë. Ata janë shumë mirëpritës. Njerëzit janë shumë të këndshëm këtu. Na pëlqejnë njerëzit e Shqipërisë”.

Gruas së Abdullahut i është dashur të mbyllet në Shqipëri kur talibanët  janë rikthyer në pushtet. “Kur kam ardhur në Shqipëri më ka munguar Afganistani, më ka munguar familja ime. Situata me sigurinë në Shqipëri është e mirë. Unë mund të shkoj në Tiranë. Unë mund të shkoj në Lezhë. Mund të ec dhe e kemi plazhin ta shijojmë”, shprehet ajo./albeu.com/

The post Afgani i strehuar në Shëngjin: Na pëlqejnë shqiptarët, mezi presim azilin për në SHBA appeared first on Albeu.com.

Talebanët sulmojnë ish-qeveritarët afganë: U kemi gjetur paratë e vjedhura në shtëpi
Talebanët kanë nisur një fushatë të gjerë diskreditimi kundër ish-pushtetarëve afganë gjatë këtyre 20 viteve.

Sipas asaj që ata deklarojnë, rreth 12.3 milionë dollarë para dhe shufra ari janë gjetur në shtëpitë e ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë afgane.

Lajmi është bërë i ditur nga Banka Qendrore, një muaj pasi talibanët erdhën në pushtet, duke denoncuar korrupsionin e regjimit të mëparshëm.

Paratë e gjetura, sipas talebanëve, vinin nga zyrtarë të rangut të lartë në qeverinë e mëparshme, si Amrullah Saleh (ish nënkryetari) dhe disa zyrtarë të sigurisë, të cilët mbanin para dhe ar në zyrat e tyre./albeu.com

The post Talebanët sulmojnë ish-qeveritarët afganë: U kemi gjetur paratë e vjedhura në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Gruaja afgane: Shqiptarët kanë disa zakone të veçanta që do i marr me vete në Amerikë (VIDEO)
Rreth 700 refugjatë afganë kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, që prej 27 gushtit kur mbërriti grupi i parë. Disa prej tyre, ish zyrtarë të qeverisë së rrëzuar në Afganistan, i thanë Zërit të Amerikës se korrupsioni dhe ndikimi negativ i fqinjëve, bënë që vendi i tyre të bjerë në duart e talebanëve. Ata u shprehën gjithashtu, se po ndjekin me trishtim dhunimin e të drejtave të grave dhe vajzave atje, nga regjimi taleban, që mori pushtetin me dhunë në mesin e muajit gusht.

Qytetarët afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të SHBA dhe vendim te qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes se pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona rezidenciale në Durrës dhe Shëngjin.

Mbi 40 prej tyre kanë patur pozicione drejtuese në qeverinë e rrëzuar në Afganistan dhe mjaft të tjerë kanë profesione të ndryshme si, artist, shkencëtar, profesorë, mjekë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë etj. Rreth 400 refugjatë afganë janë vendosur në Shëngjin. Disa prej tyre i thanë Zërit të Amerikës se kanë punuar me projekte të rëndësishme të qeverisë amerikane, në Afganistan. Ata u shprehën se pas ardhjes së talebanëve në pushtet në mesin e muajit gusht, gjithçka u përmbys brenda pak orëve, dhe jeta e tyre dhe e familjarëve u vu në rrezik.

“Brenda ditës talebanët pushtuan Kabulin dhe presidenti fatkeqësisht u largua nga vendi. Madje unë bleva një biletë për në Turqi, por aeroportet u mbyllën. Shumica e njerëzve që punonin në qeveri, në shoqërine civile, gazetarë apo në profesione të tjera, janë ende në Afganistan. Një pjesë e familjes time është në SHBA, ndërsa motra në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithmonë mendoj për 30 apo 35 milionë njerëzit që jetojnë në Afganistan e që janë në rrezik të madh”- tha për Zërin e Amerikës Mustafa Majidyar, ish-zyrtar në Ministrinë e Industrisë në Afganistan.

Pasiguria dhe frika e hakmarrjes së talebanëve, ndaj familjarëve të mbetur në Afganistan, i shoqëron gjatë gjithë kohës. Ndaj disa kërkuan të mbeten anonimë. Ahmadi, emri jo i vërtetë, i këtij qytetari afgan tha për Zërin e Amerikës se ka punuar në një prej Ministrive në Afganistan në një program të USAID. Ata që kishin punuar me amerikanët thotë ai ishin të parët në shënjestrën e talebanëve.

“Jeta ime ishte në rrezik si i punësuar nga USAID në Afganistan. Kjo ishte një nga arsyet që unë u largova. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi janë me mua, por babai nëna dhe vëllai i cili është profesor dhe avokat, kanë mbetur atje dhe une jam shumë i trishtuar për këtë gjë. Ata janë fshehur pasi jeta e tyre është në rrezik”- tha për Zërin e Amerikës Ahmad (emri jo i vërtetë), ish zyrtar në një prej Ministrve në Afganistan.

Afganët e strehuar në Shqipëri përkohësisht, ndjekin me keqardhje lajmet e trishta, që vijnë nga vendi i tyre. Hilai Barakzai, thotë se ka punuar si konsulente për amerikanët në një kompani private inovacioni. Ajo arriti të largohet por familja e saj është ende në Afgansitan.

“Në Afganistan situata vetëm po përkeqësohet, flasin për probleme të ndryshme, thonë që femrat nuk lejohet të shkojnë në shkollë, madje motres sime të vogël në klasë të gjashtë ia ndërprenë shkollimin”- u shpreh për Zërin e Amerikës Hilai Barakzai, konsulente në një kompani private inovacioni Afganistan.

Ndërsa Muska, emër i përdorur nga Zëri i Amerikës, për të ruajtur anonimatin e kësaj gruaje afgane, tha se para se të largohej nga Afganistani, punonte për një universitet amerikan, me projekte nga USAID, në ndihmë të 75 vajzave të sapodiplomuara në fakultetet e bujqësisë në 4 rajone të Afganistanit. Ajo bashkë më nënën dhe motrën arriti të largohet, dhe është në pritje që t’u bashkohet dhe babai i cili

ende ndodhet ende atje. Zonja Muska tha se ndjehet e trishtuar për të ardhmen e grave dhe vajzave në vendin e saj.

“Para se të vinin talebanët, gratë ishin të lira, mund të punonin në organizata qeveritare, të dilnin, mund të shkolloheshin, të jepnin mësim në shkolla. Tani çdo gjë ka ndryshuar. Mund t’ju jap një shembull konkret, mamaja ime ishte mësuese në një shkollë të mesme për vajzat, për më shume se 20 vjet, por tani nuk i lejohet të shkojë në shkollë. Pas pushtimit të talebanëve ata dhanë urdhërin se vajzat mund të edukohen deri në klasë të gjashtë. Ndjek lajmet shpesh, dhe në disa provinca talebanët kanë urdhëruar që vajzat të shkojnë në shkollë komplet të mbuluara me hijab (shami). Para se të vinin talebanët, vajzat dhe djemtë mësonin në një klasë të përbashkët. Tani që talebanët janë në pushtet, kanë ndaluar vajzat dhe djemtë të mësojnë në një klasë. Asgjeë nuk është e qartë, nuk e di se si do të jetë ardhmja për të drejtat e grave në Afganistan”- tha për Zërin e Amerikës Muska, (emër i vërtetë), e angazhuar me projekte të USAID, përmes një univervisteti amerikan.

Zonja Hilai Barakzai thotë se edhe ekonomia në Afanistan po rrënohet çdo ditë dhe se njerëzit atje po humbin vendet e punës.

“Tani është shumë keq. Askush nuk ka punë, nuk ka të ardhme atje. Çdo gjë ka ndaluar tani. Unë kam përgjegjësi për familjarët, jam pa të ardhura, dhe po përpiqem të gjej një punë këtu dhe t’i ndihmoj ata”- u shpreh Hilai Barakzai, konsulente në një kompani private inovacioni Afganistan.

Azita, emri që Zëri Amerikës i vendosi kësaj gruaje afgane për t’i ruajtur anonimatin, tha se është artiste dhe se ndjehej e frikësuar për familjen e saj që ndodhet ende në Afganistan, në një provincë që u ka rezistuar talebanëve.

“ Situata në Afganistan është shumë keq, nuk ka asnjë përmirësim, njësoj si të ecësh në një tunel të errët. Për shkak të korrupsionit, nuk mundën ta ndërtonin Afganistanin dhe gjithashtu na

shkatërruan dhe ne”- tha për Zërin e Amerikës Azita (emër jo i vërtetë), artiste rruge në Afganistan.

Ahmadi, emri jo i vërtetë i tij, i përdorur për arsye sigurie, ish- zyrtar në qeverinë e rrëzuar të Afganistanit, i pyetur se cila ishte arsyeja që vendi i tij ndodhet sot në duart e talebanëve dha këtë përgjigje:

“ Është pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur sepse ka shumë duar në këtë mes, që nga duart e fqinjit e deri te duart e poltikanëve. Në këto 20 vjet, lidhjet tona me vendet fqinje si Pakistani dhe Irani, nuk ishin të mira. Një nga arsyet që Afganistani ka përfunduar në duart e talebanëve është vendi fqinj Pakistani”- tha Ahmad (emër jo i vërtetë), ish zyrtar në një prej Ministrve në Afganistan.

Por ish-zyrtari afgan Mustafa Majidyar, sheh si shkak të situatës së sotme në Afanistan keqeversjen.

“Problemi i madh ishte korrupsioni. Komuniteti ndërkombëtar na ndihmoi me shumë para në këto 20 vite, por ato shkuan në duar të 20 ose 30 vetëve. Edhe në kohën e Presidentit Karzai edhe në kohën e presidentit Ghani u emëruan në qeveri njerëz të korruptuar. Ata nuk i drejtuan njerëzit në rrugën e drejtë. Ky ishte problemi më i madh në vend”- Mustafa Majidyar, ish-zyrtar në Ministrinë e Industrisë në Afganistan.

Colleen Denny, drejtore e organizatës joftimprurëse, “Shpirti i Amerikës” për Europën, që ka realizuar disa projekte në Ballkan, thotë për Zërin e Amerikës se ka marrë nën përgjegjësi direkte mbi 120 afganë, dhe se po i ndihmon me ushqime dhe veshmbathje. Ajo ndjehet e surprizuar nga mikpritja e shqiptarëve.

“ Është një përvojë e mrekullueshme dhe ndërgjegjësuese. Unë nuk kisha dëgjuar më parë për kulturën e besës në Shqipëri. Mikpritja e njerëzve është shumë frymëzuese. Kam mësuar shumë, për sjelljen e njerëzve këtu dhe dua t’i marr me vete në Shtetet e Bashkuara këto zakone”- tha për Zërin e Amerikës Colleen Denny, drejtore e organizatës joftimprurëse, “Shpirti i Amerikës” për Europën.

Mjaft qytetarë afganë të vendosur në Shqipëri thonë se po presin aprovimin e proçedurave të azilit dhe se duan të shkojnë në SHBA. Ata shprehen se e shohin të zytmë të ardhmen e Afganistanit, me ardhjen e talebanëve në pushtet. Disa prej tyre shpresojnë të kthehen sërish nëse gjendja atje përmirësohet. Aktualisht ata ndjehen të dëshpëruar dhe më sytë tek gjithçka kanë lënë pas në vendin e tyre, që nga të afërmit dhe deri tek kujtimet e një jete, që e kishin menduar krejt ndryshe nga ajo që po jetojnë sot./VOA

The post Gruaja afgane: Shqiptarët kanë disa zakone të veçanta që do i marr me vete në Amerikë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama: Ishim përgatitur për të strehuar 4 mijë afganë, talibanët po bëjnë lojëra
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për CNN se ndryshimi i qëndrimit të talibanëve po vështirëson evakuimin e afganëve që do të strehohen në Shqipëri. Ai tha se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur më pak se 1 mijë afganë, nga 4 mijë që ishte parashikuar në fillim. Rama theksoi se të gjitha organizatat po bëjnë të pamundurën për finalizimin e këtij procesi, por po hasen me vështirësi të tmerrshme.

“Po dëgjojmë të njëjtën gjë prej më shumë se një jave kur nisëm të bashkëpunonim me miqtë tanë. Nuk mund të them më shumë se askush nuk e kupton dot ku është problem. Ndoshta është lojë e talibanëve ose mungesë bashkërendimi. Ky aeroport është problematik. Nuk mund të spekuloj se ku qëndron problem por nuk do habitesha nëse kjo do ishte një lojë e talibanëve të cilët çfarë thonë sot e ndryshojnë më vonë. Tashmë e kanë ndryshuar sërish fjalën duke thënë se do lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta. Fëmijët nuk kanë pasaporta. Historia do hyjë në një fazë të re ngecie.

Ne nuk kemi në asnjë lloj besimi me talibanët dhe shpresoj që nuk do hyjmë në këto bisedime. Ata që flasin me ta duhet të kenë kompetencën. Duhet të jemi në kontakt me miqtë tanë në këtë nismë kaq njerëzore për të shpëtuar jetën e njerëzve të ekspozuar mes të cilëve, ka edhe shtetas amerikanë. Nuk di më shumë se kaq. Nuk dua të spekuloj dhe kam prirjen të besoj me një lojë nga brenda Afganistanit. Nuk është se jam i dëshpëruar por duke qenë i përfshirë personalisht për të siguruar që këto operacione të kryhen me sukses, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë sa na vjen keq për këta njerëz. Ne nuk mund ta mbyllim derën tani.

Ne kemi ofruar disponueshmërinë tonë për 4000 afganë por në mënyrën si po vijnë gjërat pas tërheqjes së misionit amerikan, operacionet janë bërë të vështira. Të gjitha organizatat që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Po përballen me vështirësi të tmerrshme për t’i nxjerrë njerëzit nga andej”, u shpreh Rama./albeu.com

The post Rama: Ishim përgatitur për të strehuar 4 mijë afganë, talibanët po bëjnë lojëra appeared first on Albeu.com.