SMS Archives - Albeu.com

Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi…
Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH, ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro, disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e grupit të komunikimit kanë qenë Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: “Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi”.

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci, e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin “WhatsApp” ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: “U nisa për 10 min besoj se jam aty”.

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit, të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë.

Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli, i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin “Word” me emërtimin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”.

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: “Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard”.

Benet Beci, i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: “Ok flm Visi”.

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli, i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin “Electricity Workstream Deliverables 2019-2020” me tekstin: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë”?

Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin: “Hahaha, kush ta çoi”.

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin: “Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim”.

Këtij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin: “Ok super, po ja nis”.

Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin: “Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: “Të them unë, po e bëjnë gati”. /OraNews

The post Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi… appeared first on Albeu.com.

Mos e klikoni linkun, ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim
Një SMS mashtruese që qarkullon së fundmi në numrat celular të qytetarëve. Mesazhi pretendohet të vijë nga një shërbim dërgimi dhe i kërkon personit të klikojë një link për të përditësuar adresën e marrjes së pakos, duke paralajmëruar se informacioni është i pasaktë.

Mesazhi përmban linkun: https://shqiptareo.cc/an dhe mund të vjedhë të dhëna personale ose bankare.

Ndërkohë kujtojmë qytetarët që nuk duhet të klikoni në linkun e SMS-së dhe as të ndani informacione personale.

Për të verifikuar dërgesat e pakove, qytetarët duhet të përdorin vetëm faqet zyrtare të kompanive postare ose të shërbimeve logjistike.

Ky rast lidhet me një valë të gjerë mashtrimesh online që kanë përfshirë qytetarë shqiptarë, përfshirë “Xuex”, e zbuluar së fundmi nga autoritetet.

“Xuex” funksiononte duke tërhequr investime me premtime të fitimeve të larta dhe shpejta, ndërsa pjesëmarrësit të rinj detyroheshin të ftonin të tjerë për të fituar.

The post Mos e klikoni linkun, ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim appeared first on Albeu.com.

KUJDES! SMS mashtruese me link, ekspertët e IT: Mos e klikoni, hakerat ju vjedhin çdo gjë në telefon
Ekspertët e IT-së theksojnë se të tilla mesazhe kërkojnë të përvetësojnë të dhënat tuaja personale.

Ekspertët këshillojnë që linqe të tilla të mos klikohen.

Të dhënat tregojnë se kërcënimi kibernetik është disafishuar gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë. Megjithatë lajm i mirë është fakti që parametrat e sigurisë dhe zbulimit janë rritur.

The post KUJDES! SMS mashtruese me link, ekspertët e IT: Mos e klikoni, hakerat ju vjedhin çdo gjë në telefon appeared first on Albeu.com.

Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.

Ai tha se zotëronte disa sms të Suel Çelës, kreu i një organizate kriminale në Elbasan, me një prokuror, ku ky i fundit i kërkon 100 mijë euro.

Gjithashtu, Berisha tha se dhe ministri Taulant Balla i ka kërkuar anëtarit të KLP-së Vate Staka për të liruar dy persona.

“Nëse lexoj dokumentin dhe “X” prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim. Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo? Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se Altin Dumani, u kontrollon telefonat gjykatësve, u merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor.

The post Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës appeared first on Albeu.com.

Biseda në “SKY”/ Emërimet për fushatë, sms e Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi
Dosja “Metamorfoza”, është një nga çështjet e shumta në SPAK, ku krimi, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politika janë të përziera me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të caktuara këto komponentë bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara përmes edhe bisedave.

Mes shumë bisedave të kësaj natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, i shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i pohuar si më poshtë vijon:

“…Ça burri është, pozitiv apo negative ky Drejtori i Hipotekës këtu…?

Pëllumbi ia kthen: ”…Vari k***n…”.

Ndërsa më pas Hasanbegaj i shkruan: “…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke detyrim ti, po më doli në shteg e ngrita, pooo ok…”.

Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: “…Mos ju ndaj…”.

Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke i kërkuar ndihmë për një njeriun e vetë, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.

Nga ana tjetër, Pëllumb Gjoka, i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte vënë target prej grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bënte ecje me kalë.

Sipas dosjes hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshirë dhe në doganën e Morinës.

Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:

“…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njerës të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok, Shpend Kuci. Aty e ka çuar Saimiri,(Tahiri) para dy vjetësh. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me origjinë nga Tepelena, banon në Tiranë…”.

Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, të cilit i kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuci, kunati i Ardit Hasanbegaj mos shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.

Gjoka i shkruan Hasanbegaj: “…Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…”, kurse zyrtari i policisë ia kthen: ”…më thuaj ça reagimi do bëjë…ok”.

Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, duke ja shfaqur shetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuci nga Tepelena.

Safet Gjici, ia kthen përgjigjen Agron Malaj dhe më pas ky i fundit ja dërgon me “screenshot” në telefon Pëllumb Gjokës.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me aplikacionin “Sky” Ardit Hasanbegaj.

Ky mesazh i Safet Gjicit dërguar Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

“…Agron përshëndetje. Do ta shof nesër nëse do përgjigjet për këto punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…”.

Sipas përmbajtjes së këtij mesazhi, Safet Gjici, është dakord të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe ndihmojë fushatën e PS, në zgjedhjen parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.

Pasi shikon përmbajtjen e këtij mesazhi të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: “…ok vëlla, për atë datën mbaj unë përgjegjësi…”, duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec personi që kërkonte Pëllumb Gjoka.

Më tej, në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj i shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: “…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flaës në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që ta dijë kunati…”.

Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj, pasi kërkon të marë disa kompjutera për lojra fati në Malin e Zi dhe t`i fusë në Shqipëri.

“…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…”, i shkruan Pëllumb Gjoka.

Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: “Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoja unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…”.

The post Biseda në “SKY”/ Emërimet për fushatë, sms e Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi appeared first on Albeu.com.

Sylvinho “sms” Dukës: Me Shqipërinë dua të shkoj në Kupën e Botës
Tashmë duhet thënë që viti 2023, ishte viti në të cilin trajneri i Kombëtares Sylvinho, bëri histori me kombëtaren e Shqipërisë në futboll, 2024 paraqet një sfidë edhe më të madhe; befasuese në Europian, turneu i dytë ku do të garojë kombëtarja e vendit tonë pas “Francë 2016”.

Shorti nuk i ndihmoi tanët, me Shqipërinë që është në Grupin B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Trajneri i Kombëtares, ka thënë nga Brazili se dëshiron që ta drejtojë ekipin edhe në një Kupë Bote, duke i dërguar “sms” Armando Dukës, për rinovimin. Kontrata e 49-vjeçarit me tanët është deri pas fundit të “Gjermani 2024”.

“Është e drejtë të thuhet se është grupi më i vështirë. Ata janë të gjithë teorikisht më të fortë se ne. Ne do të testojmë forcën tonë. Këto janë tre skuadra që me siguri mund të themi se luftojnë për të shkuar sa më larg dhe për të fituar turneun. Për ne është krenari kur njerëzit thonë ‘ka një Shqipëri të vështirë atje’.Ne u kualifikuam në vendin e parë dhe tani ata do të fillojnë të na kushtojnë vëmendje”, thotë Sylvinho.

Qëllimi kryesor i trajnerit, është të mësojë lojtarët e tij me turne të nivelit të lartë.

“Ajo që ne përpiqemi t’u përcjellim është ideja se ne do të luajmë në një Europian dhe duhet të përpiqemi të luajmë më shpesh. Pastaj, kush e di në të ardhmen, të arrijë një Kupë Bote. Kjo do të japë mundësi për të luajtur më shpesh, për të qenë më komod në këto kompeticione të rëndësishme”, shton trajneri, i cili tashmë ka përjetuar një Botëror si asistent i Tites në kombëtaren braziliane.

Më pas vijnë edhe objektivat.

“Secili ka peshën e vet. Në Botërorin me Brazilin, duhet të përgatitemi për të kapërcyer fazën e grupeve, për të fituar 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale, për të arritur në finale. Me Shqipërinë çfarë duam? Për të kaluar nga faza e grupeve? Po. A do të mundemi? Une nuk e di. Përgatitja është të shkojmë sa më larg”, tha trajneri.

The post Sylvinho “sms” Dukës: Me Shqipërinë dua të shkoj në Kupën e Botës appeared first on Albeu.com.

Zbardhet SMS e Alibeajt drejtuar deputetëve të PD para votimit
Janë zbardhur SMS-të e Enkelejd Alibeajt drejtuar grupit të deputetëve të Partisë Demokratike.

Alibeaj përmes mesazheve, u ka kërkuar deputetëve që të mos marrin pjesë në votimin për dy kandidaturat e propozuara nga PS, për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në argumentin e tij Alibeaj thekson se për kandidaturën e propozuar nga PD Kuvendi refuzoi votimin duke përdorur një artificë në procedurë.

SMS e Alibeajt:

Të nderuar kolegë!

Duke qenë se për kandidaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë proçedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.

Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë./albeu.com/

The post Zbardhet SMS e Alibeajt drejtuar deputetëve të PD para votimit appeared first on Albeu.com.

Kujdes nga këto SMS në WhatsApp: Mos ktheni mesazhin, mund t’ju vjedhin të dhënat (FOTO LAJM)
Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe platformave të fuqishme të komunikimit shpesh herë vijojnë të bien pre e sulmeve kibernetike për vjedhjen e të dhënave private online.

Një gjë e tillë ka prekur edhe një prej aplikacioneve më të përdorura të komunikimit, WhatsApp Messenger, tek i cili së fundmi po qarkullon një mesazh.

Dyshohet se janë disa pirate kibernetike që futen në të dhënat e platformës që konsiderohet më e shkarkuara për komunikimet me zë dhe mesazhe, dhe bllokojnë aksesin.

Por si funksionon kjo mënyrë e re për të bllokuar aksesin nëpër e platformës WhatsApp?

Një sms vjen në kutinë tuaj të mesazheve të celularit, i cili sjell një kod me gjashtë shifra të ndryshme, që kryesisht shërben për të verifikuar llogarinë e aplikacionit. (Mesazhi më poshte)

1: Codigo do WhatsApp: 189-732

Ou toque neste link para verificar seu numero: V.whatsapp.com/189732

Nao compartilhe este codigo’

Pak sekonda më vonë në aplikacionin Whatsapp vjen një mesazh i dytë, kësaj here në gjuhën shqipe. Është kryesisht një mesazh automatik që vjen nga numra celulari shqiptar, të cilët fatkeqësisht kanë rënë pre e hakimit.

Përmes këtij mesazhi i kërkohet përdoruesit që kodin me gjashtë shifra të mbërritur në kutinë e mesazheve t’ia kalojnë me pretendimin se është ngatërruar numri. Përdoruesit, duke mos menduar më të keqen, e dërgojnë këtë kod gjashtë shifror dhe brenda pak minutash humbasin aksesin e numrit të tyre në llogarinë Whatsapp. (Mesazhi me poshte)

2: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??’

Në 24 orët e fundit, kjo mënyrë hakimi është shpërndarë gjithandej kryesisht në Tiranë, çfarë ka shqetësuar jo pak përdoruesit. Prandaj, nëse edhe ju keni fatin e keq të bëheni pre e një mesazhi të tillë, më e mira e mundshme është injorimi pa asnjë përgjigje, duke refuzuar dërgimin e kodit gjashtë shifror.

Në lidhje me rastin ka patur shumë denoncime në Policinë e Shtetit, ndërsa bëhet me dije se krimi kibernetik po punon për të zbuluar kush fshihet pas. Po ashtu, edhe Prokuroria ka filluar një hetim, me synim mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

The post Kujdes nga këto SMS në WhatsApp: Mos ktheni mesazhin, mund t’ju vjedhin të dhënat (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

4 shenjat e Horoskopit që mund të dërgojnë SMS gjatë gjithë ditës
Tingulli i SMS në celular shkakton reagime të ndryshme tek çdo person. Ka nga ata që duan të fillojnë një bisedë me SMS, ndërsa ka të tjerë që mërziten kur përgjigjen. Astrologjia ka një përgjigje edhe për këtë. Janë 3 shenja që tregojnë se ata i pëlqejnë shumë bisedat SMS dhe nëse ju i përkisni atyre ose keni pozicione planeti në to, vëmë bast që nuk mund t’i mbani duart larg telefonit kur dëgjoni tingullin magjik të SMS-ve.

Binjakët

Ai dëshiron t’ju dërgojë një mesazh për çdo mendim që ka. Kjo shenjë sundohet nga Mërkuri, planeti i komunikimit, kështu që, padyshim, Binjakët janë të fiksuar pas mesazheve në telefonin e tyre. Nëse ata kanë një ide të zgjuar në mendje ose duan të bëjnë thashetheme për diçka që kanë mësuar, ata patjetër do t’ju dërgojnë një sërë mesazhesh dhe do t’ju pëlqejë të lexoni secilën prej tyre.

Gaforrja

Atij i pëlqen t’i mbajë të gjithë të informuar. Gaforret kujdesen kaq shumë për të mbajtur kontakte me të dashurit e tyre dhe ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë sesa të dërgoni mesazhe? Ata pëlqejnë të dëgjojnë gjithçka për mënyrën se si po ju shkon dita dhe do t’ju dërgojnë përgjigjet më të kujdesshme dhe të sakta. Pjesa më e mire? Ata nuk i dërgojnë mesazhe askujt dhe nëse jeni në njerëzit që kanë zgjedhur të dërgojnë një mesazh, ata e marrin shumë seriozisht bisedën tuaj.

Virgjëresha

Ai gjithmonë do të gjejë mundësinë për të shkruar një tekst të bukur. Më shumë i pëlqen të dërgojë mesazhe sesa të flasë personalisht. Në fund të fundit, ai mund të shpalosë gjenialitetin e tij letrar kur dërgon mesazhe. Plus, ai ka të ngjarë të jetë pak i turpshëm në telefon, kështu që dërgimi i mesazheve është me të vërtetë gjëja e tij e preferuar. Është e rrallë që ai të jetë shumë vonë për t’u përgjigjur, duke pasur parasysh se sa shumë e urren të jetë vonë dhe të shohë të gjitha tekstet e tij të grumbulluara.

Shigjetari

Ju dërgon meme gjatë gjithë ditës. Interneti është një vend gazmor dhe Shigjetari është një lajmëtar gazmor. Jo vetëm që i pëlqen të flasë dhe të mësojë gjithçka, por gjithashtu tërheq meme qesharake si një magnet. Por ai nuk mund të mbajë gjithçka për vete, kështu që, natyrisht, ai duhet t’i dërgojë ato te të gjithë njerëzit që ai di se do ta vlerësojnë sensin e tij qesharak dhe të zgjuar të humorit.

The post 4 shenjat e Horoskopit që mund të dërgojnë SMS gjatë gjithë ditës appeared first on Albeu.com.

Dalin SMS: Pjanic kërkon rikthimin te Juve (FOTO LAJM)
Miralem Pjanic dëshiron të kthehet në Juventus dhe kjo nuk ka më dyshime, raporton SportMediaset.

Boshnjaku ka shkruar privatisht në një profil social (@ curvasudjuventus1897) të fansave të Zonjës së Vjetër:

“Do të doja shumë të kthehesha…Por nuk e di nëse e do vij”.

Mesfushori i Barcelonës gjithashtu postoi një fotografi “Bardh e Zi”, një shenjë e qartë e dëshirës së tij për t’u kthyer në Torino.

Më poshtë gjeni mesazhet. /albeu.com/

The post Dalin SMS: Pjanic kërkon rikthimin te Juve (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.