shenja astrologjike Archives - Albeu.com

Sa fëmijë do të keni bazuar në shenjën tuaj të Horoskopit
Zgjedhja e një personi nëse do të ketë apo jo fëmijë është rreptësisht personale, pavarësisht nga pritshmëritë e shoqërisë. Megjithatë, astrologët besojnë se nga shenja jonë mund të parashikojmë modelin e familjes që do të krijojmë, sipas karakteristikave të veçanta të personalitetit të secilit anëtar të zodiakut. Një prej tyre është Skye Alexander, e cila guxon të bëjë parashikimet e mëposhtme.

Dashi: Brenda ai mbetet një fëmijë përgjithmonë dhe, nëse bëhet prind, do të rrisë fëmijë aktivë dhe atletë. Pra, nuk do të jetë e habitshme nëse ai vendos të bëjë mjaft për të formuar një ekip!

Demi: I dashur dhe bujar, roli i prindit i shkon shumë. Në fakt, sa më shumë fëmijë të ketë, aq më i mirë bëhet në rritjen e tyre. E sigurt është se ata që kanë një baba apo nënë Demi kujtojnë një fëmijëri plot kujdes dhe dashuri.

Binjakët: Të komunikueshëm dhe ngjitës, mund të bëhen mësues dhe prind i shkëlqyer. “Ata janë gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojë fëmijët e tyre me detyrat e shkollës ose të luajnë lojëra me ta që inkurajojnë të mësuarit.” Për ta ndjerë jetën e tij mjaft të pasur, ai do të ketë të paktën dy fëmijë.

Gaforrja: Është shenja më e lidhur me familjen, mëmësinë, shtëpinë. Pra, me arsye mund të pritet që të ketë shumë fëmijë pasi, siç konfirmon astrologu, “ajo i jep përparësi jetës familjare dhe ndihet e kompletuar me shumë fëmijë – sa më shumë, aq më mirë”.

Luani: Gëzon të qenit në qendër të vëmendjes dhe fëmijët e ndihmojnë atë të tërheqë vëmendjen te vetja. Në fund të fundit, ai ndihet veçanërisht krenar për të vegjlit e tij. Ai dëshiron të krijojë një familje të madhe, krijuese me personalitete të guximshme.

Virgjëresha: E njohur për perfeksionizmin e saj, nëse vendos të krijojë një familje, ajo do të jetë e vogël, ndoshta me një fëmijë, kështu që mund t’i kushtojë vëmendjen dhe kohën që i nevojitet. “Virgjëreshat kanë nevojë për rregull dhe pastërti, gjë që është më e lehtë për t’u mbajtur me një fëmijë”.

Peshorja: Ashtu si fëmijët, ajo e do organizimin, ndërsa është e çorganizuar nga kaosi që sjell një familje e madhe. Pra, ka më shumë gjasa që ajo të ketë më pak fëmijë, në mënyrë që të ndiejë se mund të kujdeset për ta ashtu siç do të donte. “Ai do të jetë më i lumtur me një ose dy fëmijë,” komenton Alexander.

Akrepi: I lidhur pazgjidhshmërisht me misterin dhe fuqinë e qetë, ka nevojë për hapësirë dhe kohë personale. Për më tepër, siç shton astrologu, “ai kërkon të kontrollojë mjedisin e tij dhe gjithçka që ndodh rreth tij. Prandaj preferon familjet më të vogla, të cilat shoqërohen me sa më pak përçarje të mundshme dhe më pak të papritura”.

Shigjetari: Konsiderohet si një simbol i zgjerimit dhe do të kërkojë të krijojë një familje të madhe. Është e rëndësishme për të që të ndajë përvoja, kështu që ai mund të synojë të ketë tre deri në katër fëmijë nëse rrethanat e lejojnë. Për më tepër, si një dashnor i udhëtimeve dhe aventurave, ai nuk do të hezitojë të marrë familjen e tij të madhe në eksplorime.

Bricjapi: Vlerëson traditat, trashëgiminë dhe familjen. Për të pasur një vazhdimësi në gjene, mbiemrin dhe pasurinë e tij, nuk do të jetë e çuditshme nëse ai kërkon të ketë tre fëmijë. “Historia e familjes për shumë Bricjap shkon me shekuj”, shton astrologu.

Ujori: Veçanërisht i pavarur, ai e do lirinë e tij, kështu që mund të kufizohet në një familje ose të vendosë të mos ketë fëmijë. Nga ana tjetër, nuk do të ngurrojë të jetë aktive “në nisma për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve dhe në përfitime për prindërit”, sipas Aleksandrit.

Peshqit: Të sjellshëm dhe zemërmirë, i do fëmijët. Por në të njëjtën kohë, ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe e ka të vështirë të përballojë ngutje, nxitim dhe stres për të rritur një familje të madhe. Kështu që ndoshta ai vendos ta kufizojë atë në një fëmijë.

The post Sa fëmijë do të keni bazuar në shenjën tuaj të Horoskopit appeared first on Albeu.com.

Defektet më të mëdha të çdo shenje astrologjike
Të gjithë kemi defektet tona dhe në fakt shumë prej tyre varen edhe nga shenjat astroplogjike. Ja cilat janë ato më të spikaturat e më të mëdhatë për gjithsecilin.

Dashi

Për shenjen astrologjike të dashit, defekti më i madh është padurimi. Ata duan që çdo gjë t’iu realizohet menjëherë dhe kjo është arsyeja pse në shumë raste ata nuk i shfrytëzojnë mundësitë që iu jepen.

Demi

Për demat është inercia defekti më i madh. Ata janë punëtorë dhe vënë në shfrytëzim gjithë burimet që kanë, por nuk ndryshojnë mendim lehtësisht.

Binjakët

Për binjakët defekti me i madh është ankthi. Mërkuri është ai që i bën këta persona inteligjentë, por edhe mjaft nervozë.

Gaforrja

Ndjeshmëria dhe emocionet janë defektet më të mëdha të gaforreve. Ata veprojnë gjithmonë në baze të emocioneve momentale dhe pa reflektuar gjatë.

Luani

Për luanët është krenaria e tepërt defekti më i madh. Ata në përgjithësi janë të ashpër dhe të rreptë, që duan të adhurohen gjithë kohës nga të tjerët.

Virgjëresha

Personat e shenjës së virgjëreshës janë persona mjaft kritikë që i kapin menjëherë defektet e të tjerëve dhe i gjykojnë. Ky është në fakt defekti i tyre më i madh.

Peshorja

Defekti më i madh i peshoreve është sipërfaqësia. Ata nuk i mendojnë mirë gjërat para se t’i bëjnë.

Akrepi

Impulsiviteti dhe instinkti përbëjnë defektet më të mëdha të akrepave, të cilat mund t’i çojnë edhe në rrugë të gabuar.

Shigjetari

Defekti më i madh i shigjetarëve është dëshira e papërmbajtshme për udhëtime. Edhe kur nuk kanë para mjaftueshëm ata nuk dinë të ndalen.

Bricjapi

Defekti më i madh i bricjapëve është paragjykimi pa i njohur njerëzit dhe rrethanat.

Ujori

Personat e shenjës së ujorit nuk janë aspak të përgjegjshëm dhe ky është defekti i tyre më i madh. Ata janë të paparashikueshëm dhe ndërmarrin edhe rreziqe pa menduar për më vonë.

Peshqit

Defektet e peshqve? Ata janë më ëndërrimtarë dhe më mistike sesa duhet dhe duan gjithë kohës t’ia mbathin në botën e iluzioneve dhe ëndrrave.

The post Defektet më të mëdha të çdo shenje astrologjike appeared first on Albeu.com.

Ja me cilat shenja astrologjike nuk mund të krijoni kurrë një lidhje
Në dashuri askush nuk është i aftë të parashikojë nëse një lidhje do zgjasë apo jo, por ajo që është e sigurtë është se jo të gjithë mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Zbuloni shenjat me të cilët nuk mund te përputheni dot.

Dashi

Dashët kanë nevoje për energji dhe për veprim për të pasur një jetë të mirë. Me një gaforre ata nuk mund të përshtaten dot. Këta të fundit janë ëndërrimtare dhe kjo gjë i tmerron. As me një bricjap nuk mund te përputhen dashët, pasi ata janë shumë konformistë dhe të ashpër.

Demi

Demat nuk mund ta imagjinojnë dot të krijojnë lidhje me një luan. Ata nuk e durojnë dot autoritetin natyral të kësaj shenje dhe as temperamentin e ashpër. As me një person të shenjës së ujorit nuk mund t’iu ecë lidhja, pasi këta të fundit janë shumë origjinalë dhe ëndërrimtarë.

Binjakët

Në një lidhje, binjakët kërkojnë aventura dhe partneri nuk duhet të ketë frikë nga asgjë e nga ana tjetër duhet t’i ndjekë kudo. Me një peshk gjërat nuk mund t’iu ecin pasi personat e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe emotivë.

Gaforrja

Në dashuri gaforret japin trupin dhe shpirtin e tyre. Romantikë dhe të devotshëm, ata presin edhe nga partneri dashuri me shumicë. Dashët nuk mund t’iu përshtaten asnjëherë, por as peshoret e paqëndrueshme.

Luani

Ashtu si demat edhe luanët janë ambiciozë, por sërish këto dy shenja nuk përputhen. Luanët e kanë frikë kokëfortësinë e demave. As me një akrep nuk mund të përputhen personat e kësaj shenje pasi ata janë provokues dhe manipulues.

Virgjëresha

Virgjëreshat kërkojnë gjithë kohës qëndrueshmëri në një lidhje kështu që partneri duhet të dijë t’i joshë me delikatese. Luanët nuk i bindin aspak, por as shigjetaret që sipas tyre janë shumë spontane dhe aventuriere.

Peshorja

Duke qenë se nuk kanë shumë besim tek vetja, peshoret kërkojnë dike që të dijë t’iu ofrojë siguri dhe rehati. Ata nuk mund të përputhen me një gaforre kapricoze dhe as me një bricjap të ftohtë dhe të ashpër.

Akrepi

Misterioze në shpirt, akrepat nuk mund të përshtatet me luanët dhe me ujorët. Ata preferojnë shkëmbime intelektuale dhe psikologjike, çka nuk mund t’i arrijnë me këto dy shenja.

Shigjetari

Duke qene aventurierë dhe spontanë, shigjetarët nuk e pëlqejnë aspak rutinën. Partneri duhet t’i ndjekë gjithmonë edhe në peripecitë që mund të kalojnë. Me një virgjëreshë ata nuk mund të përputhen aspak dhe nuk mund të krijojnë kurrë një lidhje.

Bricjapi

Bricjapët janë të qetë dhe serioze kështu që në një lidhje kërkojnë qëndrueshmëri dhe qetësi. Me dashët energjike ata nuk mund të përshtaten dot.

Ujori

Realizmi i madh i demave është tërësisht e kundërta e ujorëve, prandaj këto dy shenja nuk mund të krijojnë kurrë një lidhje të mire. Edhe me shigjetarët agresive dhe të paparashikueshëm, ujorët nuk përputhen.

Peshqit

Peshqit besojnë në historitë e mëdha të dashurisë, ato që shikojnë edhe nëpër filma. Tejet idealistë ata nuk mund të përshtaten kurrë me karakterin e pavarur të shigjetarëve dhe as me pragmatikët binjakë.

The post Ja me cilat shenja astrologjike nuk mund të krijoni kurrë një lidhje appeared first on Albeu.com.

Këto 3 shenja astrologjike do jenë të tejet të lumtura gjatë 2023-it
Gjatë 2023-it disa shenja astrologjike do jenë të lumtura si kurrë më parë. Zbuloni cilat!

Dashi. Kokëfortë dhe impulsivë, dashët do kalojnë një vit shumë të mirë. Falë vendosmërisë dhe maturisë ata do krijojnë mundësi shumë të mira profesionale për veten e tyre dhe do arrijnë atë që duan. Pavarësisht pengesave, ata do jenë të fiksuar tek objektivat dhe do arrijnë atë që duan. Mund të kenë edhe rritje page. Në planin sentimental do jenë më të lumtur se kurrë me të dashurin e zemrës. Mund të ketë edhe fejesa ose martesa.

Peshqit. Gjatë 2023-it, peshqit do dinë ta përdorin intuitën e fortë dhe empatinë për të pasur një vit sa më të mirë. Në punë do ndihen të përmbushur sepse do arrijnë atë që duan dhe do marrin komplimente. Në dashuri do jenë dëgjues shumë të mirë dhe e ardhmja do jetë më e sigurt.

Gaforrja. Për personat e kësaj shenje, 2023-i do jetë viti i mundësive sentimentale dhe profesionale. Deri në mes të majit do jetë një periudhe fantastike. Mund të ketë edhe ndryshime drejtimesh në karrierë, por do jenë në favor të tyre.

The post Këto 3 shenja astrologjike do jenë të tejet të lumtura gjatë 2023-it appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Këto 4 shenja astrologjike do kalojnë festa katastrofike
Ah festat e fundvitit! Disa i adhurojnë e të tjerë i urrejnë. Këtë fundvit, këto 4 shenja zodiaku duhet të bëjnë kujdes. Priten goxha probleme.

Gaforrja

Në përgjithësi personat e kësaj shenje nuk janë fansa të festave të fundvitit. Ata preferojnë të qëndrojnë në strehëzën e tyre vetëm ose me miqtë, më shumë sesa me familjen. Këtë dhjetor do jenë disi më pasivë agresivë dhe kjo gjë do shkaktojë konflikte. Kujdes!

Binjakët

Edhe personat e kësaj shenje do kalojnë disa momente jo të mira këtë fundvit dhe gjithçka për faj të tyre. Kohët e fundit ata nuk kanë qenë shumë të ndershëm me personat që i rrethojnë dhe kjo gjë ka rrezik të ndezë konflikte në familje ose në shoqëri. Epo çfarë të keni mbjellë do të korrni… Një këshillë për ta: “Kërkoni falje dhe niseni me këmbë të mbarë 2023-in.”

Peshqit

Personat e kësaj shenje do fillojnë ta ndiejnë që shpejt stresin dhe ankthin e festave të fundvitit. Duan apo nuk duan ata do jenë të detyruar të qëndrojnë pranë njerëzve që nuk i vlerësojnë. Le të bëjnë si të bëjnë sepse viti i ri do jetë viti i tyre.

Shigjetari

Personat e kësaj shenje nuk kanë kaluar një vit të lehtë dhe duket se gjërat jo të mira nuk kanë përfunduar ende. Shigjetarët do bëjnë një përmbledhje të gjithckaje të kaluar dhe do ndihen keq.

The post Kujdes! Këto 4 shenja astrologjike do kalojnë festa katastrofike appeared first on Albeu.com.

5 shenjat astrologjike që nuk rrinë dot pa u ngatërruar me punët e të tjerëve
Disa persona janë aq kureshtarë sa bëjnë të pamundurën për të mësuar sekretet e të tjerëve dhe gjëra që nuk ju takojnë. Vërtet, ndonjëherë ajo përshkruhet si një cilësi, por kur disa persona kureshtarë duan të ndërhyjnë tek jetët e të tjerëve, të mësojnë gjëra dhe të japin ide, kureshtja kthehet në defekt. Zbuloni 5 shenjat që nuk ndalen dot pa i futur hundët atje ku nuk ju takon.

Shigjetari. Personat e kësaj shenje janë tejet kureshtarë dhe nuk kanë kufij për këtë gjë. Duke qenë udhëtarë në shpirt, ata duan të eksplorojnë horizonte të reja, madje edhe në jetët e të tjerëve. Edhe pse me pozitivizëm mundohen të japin këshilla dhe të pajtojnë disa persona, kjo gjë ndonjëherë shihet si ndërhyrje pa vend në gjëra që nuk ju përkasin.

Ujori. Mjaft individualistë, personat e kësaj shenje interesohen për historitë e të tjerëve për të ngopur shpirtin e mbushur me kritika. Ata janë arrogantë në disa raste dhe duan të japin mend për gjithçka. Në përgjithësi ujorët mendojnë se duke futur hundët në çështjet e të tjerëve, mund të mësojnë gjëra interesante. Në fakt ata thjesht analizojnë dhe gjykojnë sipas mendimit të tyre. Në një lidhje këta persona e kanë fiksim të kontrollojnë telefonin e partnerit.

Dashi. Dinamikë dhe pasionantë, personat e kësaj shenje janë të etur për sukses. Ata mundohen të jenë përpara të tjerëve dhe për këtë gjë ndërhyjnë tek jetët e tyre për të zbuluar diçka. Çdo gjë ata e bëjnë me intrigë për përfitim vetjak.

Binjakët. Personat e kësaj shenje janë më llafazanët e zodiakut. Ata kanë shumë shoqëri dhe janë komunikues, por janë edhe shumë kureshtarë dhe duan të dinë edhe sekretet më të vogla. Tendenca e tyre për të manipuluar që të marrin informacione është e pakontrollueshme. Gjithsesi binjakët mund të shihen edhe si aleatë për të zgjidhur problemet.

Virgjëresha. Perfeksionistë dhe me shpirt analitik, personat e kësaj shenje mund të duken të rezervuar, ndërkohë që kanë shumë nevojë të mësojnë gjëra. Kureshtja e tyre nuk është negative, megjithëse ndonjëherë shihet si ndërhyrje pa vend. Virgjëreshat mundohen të zbulojnë më shumë për ata që i rrethojnë në mënyrë që t’i ndihmojnë të zgjidhin çdo problem.

The post 5 shenjat astrologjike që nuk rrinë dot pa u ngatërruar me punët e të tjerëve appeared first on Albeu.com.

Sipas shenjës astrologjike, ja partnerët më të mirë dhe më të këqij për ju
Për të arritur në këto përfundime astrologët janë bazuar veçanërisht tek elementi së cilëve ju i përkisni. Për shembull:

Shenjat e Ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

Shenjat e Tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi.

Shenjat e Zjarrit: Dashi, Luani dhe Shigjetari.

Shenjat e Ajrit: Binjakët, Peshorja dhe Ujori.

E ne fakt uji ushqen tokën, ajri e than tokën , uji shuan zjarrin e prandaj dhe jo çdo shenje përshtatet si duhet me njëra tjetrën. Zbuloni se cilat janë partnerët më të përshtatshëm dhe ata që duhet t’iu qëndroni larg.

Dashi

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: shigjetari, luani, ujori.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: akrepi, peshqit, bricjapi.

Demi

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: gaforrja, peshorja, virgjëresha.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: ujori, binjakët, luani.

Binjakët

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: luani, peshorja, binjakët, bricjapi, shigjetari.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: akrepi, demi, peshqit, dashi.

Gaforrja

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: akrepi, demi, peshorja, shigjetari.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: luani, ujori, binjaket, dashi

Luani

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: shigjetari, virgjëresha, bricjapi, akrepi, binjakët.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: peshqit, demi, gaforrja.

Virgjëresha

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: demi, binjakët, akrepi, luani, peshorja, gaforrja.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: ujori, dashi dhe disa peshq.

Peshorja

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: binjakët, virgjëresha, shigjetari, luani, ujori.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: akrepi, demi, dashi, peshqit.

Akrepi

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: gaforrja, demi, peshqit, luani, virgjëresha.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: ujori, dashi, binjakët, peshorja, shigjetari.

Shigjetari

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: luani, binjakët, gaforrja, virgjëresha, peshqit.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: akrepi, demi, bricjapi, dashi.

Bricjapi

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: luani, akrepi, binjakët, gaforrja, virgjëresha.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: dashi, peshqit, ujori.

Ujori

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë: shigjetari, luani, peshorja, dashi, binjakët.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: akrepi, demi, gaforrja, peshqit.

Peshqit

Partnerët me të cilët mund të krijoni një lidhje të mirë janë:akrepi, demi, gaforrja, shigjetari, virgjëresha, bricjapi.

Partnerët me të cilët nuk do shkoni mirë dhe do vuani janë: binjakët, dashi, peshorja.

The post Sipas shenjës astrologjike, ja partnerët më të mirë dhe më të këqij për ju appeared first on Albeu.com.

4 shenjat astrologjike që nuk tradhtojnë kurrë
Besnikëria është një angazhim moral dhe fizik kundrejt një personi. Në një lidhje, ajo përbën një nga themelet që të ndihmojnë të shkosh më gjatë. Për fat të keq, në ditët e sotme, shumë e shohin besnikërinë si detyrim dhe as nuk duan ta mbajnë. Tundimi është përherë i madh, ama ka disa shenja horoskopi që nuk bien kurrë pre dhe nuk e tradhtojnë atë që kanë në krah.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë më besnikët nga të gjithë. Të matur para se të fillojnë një angazhim, ata e dinë se çfarë duan. Gaforret kanë parime të forta në dashuri dhe nuk do t’i bëjnë kurrë tjetrit atë që nuk duan ta pësojnë vetë. Ata janë persona që i mbajnë premtimet dhe që presin të njëjtën gjë nga partneri.

Virgjëresha. Kur një person i kësaj shenje dashuron ai as që mendon ta tradhtojë atë që do, madje as kur te mos ndihet i lumtur. Mjaft kërkues ndaj vetes, virgjëreshat nuk mund të lejojnë një dëshirë kalimtare të dalë mbi parimet që kanë. Ata dëgjojnë më shumë arsyen sesa zemrën. Personat e kësaj shenje reflektojnë përherë ndaj pasojave që mund të kenë veprimet e tyre dhe janë mjaft optimistë.

Peshorja. Personat e kësaj shenje kërkojnë qëndrueshmërinë dhe harmoninë në dashuri. Ata mundohen t’i shmangin debatet dhe janë tejet besnikë. Për ta besimi është çelësi që një marrëdhënie të ecë përpara. Peshoret nuk e durojnë dot as xhelozinë e as posesivitetin dhe duan që premtimet të jenë të mjaftueshme për të hequr çdo dyshim.

Akrepi. Personat e kësaj shenje janë shumë xhelozë, por kjo sepse i përjetojnë fuqishëm emocionet. Kur fillojnë një marrëdhënie ata dinë të tregohen besnikë pavarësisht se janë të shumtë ata që i joshin. Kur ia dhurojnë zemrën dikujt, akrepat nuk i shohin aspak të tjerët. Nga ana tjetër ata ecin edhe me prioritete të mirë menduara.

The post 4 shenjat astrologjike që nuk tradhtojnë kurrë appeared first on Albeu.com.

Klasifikimi: Ja shenjat astrologjike më inteligjente
E dini cilat janë shenjat më inteligjente në zodiak? Zbulojini.

Bricjapi. Kjo shenjë është shumë e logjikshme e pragmatike prandaj konsiderohet edhe si më inteligjentja e zodiakut.

Akrepi. Personat e kësaj shenje janë ndër më diplomatët dhe e njohin shumë mirë veten. Kur marrin vendime ata janë neutralë dhe tejet të kujdesshëm, madje i besojnë mjaft edhe intuitës. Inteligjenca emocionale tek ta është shume e larte.

Binjakët. Personat e kësaj shenje janë shumë kureshtarë dhe gjithë kohës në kërkim të ideve të reja për t’ia dalë mbanë. Suksesin e arrijnë fala karakterit reflektues kombinuar me ambicien. Ata dinë përherë si të veprojnë.

Ujori. Kjo është shenja me më shumë gjallëri nga të gjitha. Logjika dhe reflektimi janë pikat më të forta dhe të gjithë ju kërkojnë mendim për të zgjidhur problemet pa dramatizuar asgjë. Personat e kësaj shenje janë edhe mjaft racionalë.

Demi. Personat e kësaj shenje arrijnë ta zhvillojnë inteligjencën e tyre me kalimin e kohës. Ata mësojnë nga gabimet dhe nuk i përsërisin më.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë sa kreativë aq edhe të devotshëm. Mjaft diskretë, ata e bëjnë çdo gjë me kujdes dhe të mirëmenduar. Gjithmonë dinë të përshtaten me çdo situatë.

Peshqit. Personat e kësaj shenje kanë një kujtesë shumë të mirë, por emotiviteti është ai që mund t’iu shkaktojë probleme. E mira është që ata të mësojnë të reflektojnë më shumë dhe jo të ecin me emocione.

Shigjetari. Personat e kësaj shenje janë ata me “inteligjencë shkollore”. Në mësim ata veçohen përherë nga rrjedhshmëria e mendimeve dhe ja dalin më së miri nëse përpiqen fort.

Peshorja. Personat e kësaj shenje jo se nuk janë inteligjente, por kanë frikë dhe ndjekin përherë të tjerët. Po vendosën të shkëputen dhe të bëjnë vetë zgjedhje kanë për t’ia dalë përherë.

Luani. Inteligjenca e këtyre personave është sociale. Ata dinë të përshtaten me grupe apo situata të ndryshme. Gjithsesi në tërësi nuk janë ndër ata më inteligjentët.

Virgjëresha. Kjo shenjë mëson shumë shpejt, por e ka të vështirë të përshtatet me të rejat. Mirë është që personat e kësaj shenje të tregohen disi kritikë dhe të mësojnë të shprehin mendimet.

Dashi. Personat e kësaj shenje janë inteligjentë, por e kanë shumë të vështirë të përqendrohen. Shpesh ata e kanë mendjen në disa gjëra njëherësh dhe nuk arrijnë të rregullojnë problemet.

The post Klasifikimi: Ja shenjat astrologjike më inteligjente appeared first on Albeu.com.

Kur nuk është e lumtur në një lidhje, ja çfarë bën secila shenjë astrologjike
Kur diçka nuk ecën mirë në një lidhje çdo person ka mënyrën e vet të shprehjes së mërzitjes. Shenjat astrologjike kanë ndikim të madh tek kjo sjellje.

Dashi

Kur ndihet i palumtur një dash fillon të mbyllet në vetvete. Kur janë të dashuruar ata duan të ndajnë çdo detaj të së përditshmes me atë që duan dhe duan të mësojnë se çfarë ndien edhe tjetri. Kur gjërat nuk ju ecin mirë ata mërziten shumë.

Demi

Edhe kur ndihen të palumtur, demat bëjnë të pamundurën që jeta e tyre të duket e “lumtur”, ta paktën për sytë e të tjerëve.

Binjakët

Kur binjakët nuk ndihen të lumtur ata shkatërrohen plotësisht. Në punë ë lëshojnë veten, qajnë pa arsye, ndihen në panik dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Pasiguria i shoqëron në çdo moment.

Gaforrja

Kur ndihen të palumtur gaforret bëhen meskinë. Ata ju flasin miqve për pakënaqësitë, bëjnë komente negative për partnerin dhe duan të çlirohen shpirtërisht nga ajo që ndiejnë.

Luani

Kur luanët nuk ndihen më të lumtur në çift ata bëhen agresivë dhe shumë të këqij. Nga ana tjetër atyre ju ulet siguria tek vetja dhe kanë frikë edhe të ecin përpara.

Virgjëresha

Kur virgjëreshat ndihen të palumtura ato mundohen t’i përshpejtojnë gjërat dhe të heqin mendjen nga ajo që i trishton. Ato në përgjithësi janë pasionante nga natyra, por mund të bëhen edhe paranojake.

Peshorja

Çfarë bëjnë peshoret kur nuk ndihen të lumtur në një lidhje? Ata fiksohen pas punës dhe kalojnë shumë orë duke u marrë më projekte dhe detyra.

Akrepi

Akrepat i ndajnë mirë gjërat dhe kur nuk ndihen të lumtur në lidhjen që kanë krijuar ata nuk presin gjatë për t’i dhënë fund gjithckaje. Të paktën ashtu do ndihen më të qetë.

Shigjetari

Kur shigjetarët ndihen të palumtur ata bëhen agresive dhe inatosen për gjërat më të vogla, por gjithsesi mundohen ta fshehin mërzitjen duke u munduar të qeshin me zor.

Bricjapi

Bricjapet mundohen përherë të kontrollojnë gjithçka dhe të kenë marrëdhënie të shëndetshme. Kur fillojnë të ndihen të palumtur ata fillojnë të bëjnë çdo përpjekje për ta rregulluar situatën dhe për të rikthyer dashurinë si dikur.

Ujori

Ujorët janë ëndërrimtarë dhe kanë objektiva të qarta për jetën e tyre. Vetëm se kur nuk ndihen plotësisht të lumtur ata nuk do i kushtojnë më shumë kohë atij që kanë në krah dhe do ju thonë se kanë nevojë t’i përkushtohen më tepër punës.

Peshqit

Personat e shenjës së peshqve duan të jenë përherë të lirë dhe të eksperimentojnë edhe në lidhjen që krijojnë. Në momentin që nuk ndihen më të lumtur si më parë ata gjejnë mënyra të largohen pak nga pak nga ai që kanë në krah.

The post Kur nuk është e lumtur në një lidhje, ja çfarë bën secila shenjë astrologjike appeared first on Albeu.com.