Russia Archives - Albeu.com

Ballkani si fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Evropës, ku po gabon Perëndimi
Nga Marion Kraske “Heinrich-Böll-Stiftung”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Aleksandar Vucic ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Milosevic. Midis viteve 1998-2000, Vucic ishte Ministër për Informacion. Ndërkohë gjatë luftës në Bosnje, ku njësitë serbe kryen krime lufte të panumërta dhe gjenocid ndaj 8300 myslimanëve në Srebrenicë, ai ngjalli qëllimisht islamofobinë.

Për çdo serb të vdekur, do të vrasim 100 myslimanë, deklaroi ai, vetëm disa ditë pas masakrës së Srebrenicës. Që nga ajo kohë ai ka bërë shumë pak për t’u distancuar nga këto mizori. Madje deri në vitin 2018 ai e nderonte si një “udhëheqës të madh serb” Slobodan Milosevic, që u nxor para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë me akuza për krime lufte dhe gjenocid, por që vdiq gjatë gjykimit.

Ideja e krijimit të Serbisë së Madhe ishte një gur-themeli i politikës së Milosevic. Në vitin 1991, ai u takua me presidentin e atëhershëm kroat, Franjo Tudjman në Karagjorgjevë. Të dy ranë dakord të ndanin midis tyre Bosnje Hercegovinën, me synimin krijimin e një Kroacie të Madhe dhe Serbie të Madhe.

Rezultati ishin krimet e tmerrshme të luftës. Por edhe sot, 28 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje dhe 24 vjet pas përfundimit të asaj në Kosovë, synimi i zgjerimit territorial vazhdon të luajë një rol qendror në politikën serbe. “Srpski Svet” (bota serbe), është emri i konceptit të bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet të vetëm, pra një version i ri-menduar i imperializmit që promovonte dikur Milosevic.

Lideri aktual në Beograd, i konsideron kufijtë aktualë si tërësisht të përkohshëm. Në këtë sfond, ai ka vite që luan një lojë ekspertësh të “maces me miun” me negociatorët perëndimorë. Instrumentet kryesore në këtë lojë janë pakicat serbe në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Udhëheqja boshnjake vazhdimisht nxit konflikt në emër të tyre.

Ndërsa Vucic ka refuzuar me vendosmëri të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në fundin e vitit të kaluar, nacionalistët serbë në veri të Kosovës ngritën barrikada ilegale. U sulmuan gazetarët dhe misionit i BE, EULEX. Beogradi kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë përtej kufirit.

Ky radikalizim i rrezikshëm që e zhyti Ballkanin në tmerret e viteve 1990, përbën në fakt një model të njohur: provoko, luaj me kartën etnike (minoriteti serb në Kosovë është në një “situatë të tmerrshme”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabic), bëj kërcënime, më pas ul gradualisht tensionet, derisa të vijmë tek provokimi i radhës.

Është problematike që lojtarët perëndimorë janë mësuar dhe po tolerojnë këtë model sjellje të Beogradit. Ai përmban të njëjtën narrativë që komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë Beogradit një ofertë. Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, SHBA-ja dhe BE-ja kanë tentuar kohët e fundit të arrijnë marrëveshje për krijimin e një Asociacioni të Komuniteteve Serbe në Kosovë, me objektivin e deklaruar “normalizimin e marrëdhënieve” midis 2 shteteve.

Por nga ana tjetër kritikët shohin tek krijimi i zonave të institucionalizuara serbe të ndikimit, rrezikun e një tjetër “Republika Srpska”, si ajo e dominuar nga serbët në Bosnje Hercegovinë. Nga ana tjetër në vend se të mbronte pandryshueshmërinë e kufijve në Evropë si një parim që nuk mund të negociohet, Uashingtoni mbështeti disa kohë më parë idenë e një shkëmbimi territoresh si një mjet për një marrëveshje përfundimtare.

Ideja u konceptua nga presidenti i Serbisë Vucic dhe homologu i tij në Kosovë në atë kohë, Hashim Thaçi, që sot është në pritje të gjykimit në Hagë për akuzat për krime të dyshuara të luftës gjatë luftës në Kosovë.  Kjo ide u mbështet pas disa hezitimesh edhe nga BE, dhe konkretisht nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo nismë dështoi, jo vetëm për shkak të vetos së Gjermanisë që në atë kohë drejtohej nga kancelarja Angela Merkel por edhe sepse Thaçi shkoi në Hagë për t’u përballur me akuzat. Megjithatë, analistja nga Beogradi Izabela Kisic e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mendon se Vuçiç nuk i ka braktisur të gjitha shpresat për “ndarjen e Kosovës”.

Për të luajtur me kohën, Beogradi i është rikthyer politikës së provokimit të qëllimshëm, ndërsa pret një “situatë gjeopolitike më të favorshme”, siç është rikthimi në detyrë i Donald Trump. Ndërkohë Vucic ka mësuar se përshkallëzimi është një metodë që në fund të shpërblen, pasi të ofrohet gjithmonë diçka në këmbim.

Edhe marrëveshja e fundit që u është propozuar palëve synon që të “qetësojë” Vucic, dhe se pas krijimit të bashkësisë së komunave serbe, Beogradi do të distancohet zyrtarisht nga Moska. Por politologu dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, i Shkollës Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, është shprehur shumë kritik ndaj kësaj politike.

Ai argumenton se politika aktuale e SHBA-së për Ballkanin është “shumë e gabuar”. Sipas tij, Serbia po shkon drejt autoritarizmit dhe një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Por edhe Gjermania gjithashtu ka dështuar që t’i rezistojë si duhet frymës nacionaliste në rajon.

Në vend të një strategjie koherente për Ballkanin, kancelarja Merkel e pranoi në mënyrë të njëanshme liderin autoritar serb, duke e cilësuar atë si një “spirancë”. Ajo u takua në Beograd me Vucic 16 herë në 9 vite. Dhe në fjalimin e saj të lamtumirës, Merkel e lavdëroi presidentin serb se ka “mbajtur gjithmonë premtimet e tij”.

Në fakt për vite me radhë, Vucic ka refuzuar të angazhohet qartazi ndaj politikës evropiane. Kur shpërtheu lufta ruse kundër Ukrainës, ai u fokusua tërësisht në marrëdhëniet e veçanta midis Serbisë dhe Rusisë. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksionet kundër Rusisë. Nuk është rastësi që në fillim të këtij viti grupimi paraushtarak rus Wagner hapi një zyrë në Beograd.

Duke pasur parasysh tensionet në rritje në rajon, mund të thuhet se koncepti gjerman i diplomacisë lajkatare të “stabilitokracisë” ka dështuar. Berlini është përqendruar për një kohë shumë të gjatë në stabilitetin në politikën e brendshme dhe tek llogaridhëniet në politikën e jashtme.

Në këmbim të kësaj, autokratëve iu falën të metat e tyre në respektimin e shtetit të së drejtës. Tani, me luftën në Ukrainë, situata në Ballkan po përshkallëzohet gjithashtu: me skenarin e fundit të krizës në Kosovën e Veriut në fillim të këtij viti, Vucic tregoi se rajoni është shumë pranë përsëritjeve të përplasjeve të mëparshme.

Edhe në Bosnje Hercegovinë, qeveria e Beogradit ka shfaqur hapur se aspiratat serbe për t’u bërë një fuqi e madhe janë një kërcënim për paqen. “Republika Srpska” (RS), pjesa e dominuar nga serbët e vendit, është produkt i politikës së spastrimit etnik nën Slobodan Milosevic.

Presidenti në detyrë i RS, Milorad Dodik, ka mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë në synimet e tij për të krijuar një shtet të shkëputur të pavarur nga Bosnja. Qeveria e RS-së po bën të pamundurën për të minuar autoritetin e qeverisë qendrore në Saravejë. Një sjellje problematike po vërehet edhe nga Kroacia.

Shteti anëtar i BE-së ka ndjekur një kurs de fakto të ri-tugjmanizimit në politikën e tij të jashtme. Zagrebi e ka përdorur sistematikisht pakicën kroate në Bosnje (rreth 15 për qind) për të ndërtuar ndikimin e vet në vend. Qëllimi është të krijojë njësinë e tretë federative në vend.

Për këto arsye, ekziston një nevojë urgjente e ndryshimit të kursit të angazhimit të Gjermanisë në Ballkan. Tolerimi i ideve populiste çon në forcimin e separatistëve dhe politikave përçarëse, duke formuar një bosht të rrezikshëm destabilizimi me Rusinë, që nga ana tjetër, rrezikon interesat e sigurisë gjermane dhe evropiane. Sulmet aktuale ndaj shteteve multietnike të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi) duhet të rishqyrtohen në kontekstin e luftës në Ukrainë. /albeu.com

Marrë me shkurtime

The post Ballkani si fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Evropës, ku po gabon Perëndimi appeared first on Albeu.com.

Janusz Bugajski: Përfitimet e mëdha nga shpërbërja e ardhshme e Rusisë
Nga Janusz Bugajski “Politico.eu”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Aktualisht jemi dëshmitarë të një revolucioni që po ndodh në fushën e sigurisë globale, për të cilin politikë-bërësit perëndimorë janë qartazi të papërgatitur. Fjala është për kolapsin e afërt të Federatës Ruse.

Sidoqoftë, në vend se të planifikojnë se çfarë do të bëjnë në situata të paparashikuara që mund të përhapen shpejt dhe shumë përtej, apo të shfrytëzojnë de-imperializimin e Rusisë, zyrtarët perëndimorë duket se kanë ngecur në një epokë të dikurshme, duke besuar se mund të rikthehen në statuskuonë e pas Luftës së Ftohtë.

Madje disa po i ofrojnë ende sot Moskës garanci sigurie, për ta mbajtur të paprekur këtë vend. Por Rusia është një shtet i dështuar.

Ajo nuk ka qenë në gjendje që të transformohet në një shtet-komb, në një shtet të qytetarëve apo qoftë edhe në një shtet të qëndrueshëm perandorak.

Ajo është një federatë vetëm në emër, pasi qeveria qendrore ndjek një politikë të homogjenizimit etnik dhe gjuhësor, dhe u mohon çdo pushtet 83 republikave dhe rajoneve të vendit. Megjithatë, hipercentralizimi ka nxjerrë në pah dobësitë e shumta të vendit, përfshirë një ekonomi në tkurrje të ndrydhur nga sanksionet ndërkombëtare, humbjet ushtarake në Ukrainë që zbulojnë paaftësinë dhe korrupsionin e elitës së saj në pushtet, dhe shqetësimin në shumë rajone për buxhetet e tyre të zvogëluara.

Më në fund Moska po ekspozohet para botës si një qendër perandorake e dhunshme, të cilës po i shterrojnë kapacitetet e saj për ta mbajtur vendin të bashkuar. Megjithatë, shumica e liderëve perëndimorë nuk arrijnë ende të shohin përfitimet e shpërbërjes së Rusisë.

Shpërbërja e Federatës Ruse do të jetë faza e tretë e kolapsit perandorak, pas shpërbërjes së bllokut sovjetik dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990. Ajo do të nxitet nga betejat e elitës për pushtet dhe rivalitetet e intensifikuara midis qeverisë qendrore dhe rajoneve të pakënaqura, të cilat në disa pjesë të vendit mund të çojnë në luftëra civile dhe mosmarrëveshje kufitare.

Megjithatë, ajo do të inkurajojë gjithashtu edhe shfaqjen e shteteve të reja dhe federatave ndër-rajonale, të cilat do të kontrollojnë burimet e tyre dhe nuk do t’i dërgojnë më njerëzit e tyre të vdesin nëpër luftëra për perandorinë e Moskës.

Ndërsa Moska do të kthejë kokën nga problemet e brendshme, do të zvogëlohet edhe kapaciteti i saj për agresion ndaj vendeve të huaja. Dhe si një shtet i izoluar, nën sanksione të ashpra ndërkombëtare dhe i privuar nga baza e burimeve të tij në Siberi, do të ketë aftësi të reduktuara ndjeshëm për të sulmuar fqinjët.

Nga Arktiku në Detin e Zi, fronti lindor i NATO-s do të bëhet më i sigurt; ndërsa Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia do të rifitojnë territoret e tyre të pushtuara dhe do të bëjnë thirrje për integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n, pa pasur rikë nga reagimi i Rusisë.

Edhe vendet e Azisë Qendrore do të ndihen gjithnjë e më të çliruara, dhe do të jenë në gjendje që t’i drejtohen Perëndimit për energji, siguri dhe lidhje ekonomike.

Kina do të jetë në një pozicion më të dobët për ta zgjeruar ndikimin e saj, pasi ajo nuk mund të bashkëpunojë më me Moskën, dhe shtete të reja pro-perëndimore mund të dalin nga brenda federatës ruse, duke e rritur stabilitetin në disa rajone të Evropës dhe Euroazisë.

Edhe pse armët bërthamore do të mbeten një kërcënim potencial, liderët e Rusisë nuk do të kryejnë një vetëvrasje kombëtare duke i lëshuar ato kundër Perëndimit. Përkundrazi, ata do të përpiqen të shpëtojnë të ardhmen e tyre politike dhe pasuritë ekonomike, siç bëri dikur elita sovjetike.

Dhe pavarësisht se disa shtete në zhvillim mund të pajisen me armë të tilla, ato nuk do të kenë asnjë arsye për t’i përdorur ato pasi do të jenë më shumë të interesuara të kërkojnë njohje ndërkombëtare dhe ndihmë ekonomike.

Shtetet post-ruse ka të ngjarë të ndjekin procesin e çarmatimit bërthamor, njëlloj si Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani pas rënies sovjetike.

Koncepti që duke folur për kolapsin e Rusisë, liderët perëndimorë janë duke e ndihmuar presidentin Vladimir Putin, është i gabuar.

Kremlini pretendon se Perëndimi dëshiron që të shkatërrojë Rusinë pavarësisht nga politika aktuale, dhe mohimet nga Uashingtoni dhe Brukseli vetëm sa po nxisin më tej konspiracionet që thur Kremlini.

Përkundrazi, një qasje shumë më efektive do të ishte të specifikohej qartë se çfarë po mbështet Perëndimi. Mbështetja e hapur e pluralizmit, demokracisë, federalizmit, të drejtave civile dhe autonomisë së republikave dhe rajoneve të saj, mund të ndihmojë në inkurajimin e qytetarëve të Rusisë dhe dhënien atyre të mesazhit se ata nuk janë të izoluar globalisht.

Po ashtu, ata do të kenë nevojë për qasje tek informacioni që Moska po ia fsheh, sidomos kur bëhet fjalë për sigurimin, zhvillimin ekonomik dhe kultivimin e marrëdhënieve paqësore dhe produktive me fqinjët.

Edhe pas tmerreve që ka sjellë sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe justifikimeve që kanë dhënë për gjenocidin udhëheqësit dhe këshilltarët e qeverisë ruse, shpresa

e zyrtarëve perëndimorë se mund të vendosen marrëdhënie të dobishme me një Kremlin pas largimit të Putinit, apo që liberalët mund ta demokratizojnë perandorinë, është në fakt një mendim i dëshiruar.

Perëndimi bëri një gabim të rëndë, kur supozoi se rënia e komunizmit sovjetik nënkuptonte fundin e imperializmit rus.

Dhe ndërsa shtetet perandorake shemben pa asnjë dallim kur ato i tejkalojnë mundësitë e tyre, dhe kur presionet centrifugale ushqehen nga shqetësimet ekonomike, pakënaqësitë rajonale dhe ringjalljet kombëtare, këtë herë duhet të shmanget përsëritja e këtij gabimi, dhe nuk duhet supozuar gabimisht se perandoria aktuale është e përhershme. /albeu.com

Shënim:Janusz Bugajski, anëtar i “Jamestown Foundation”. Libri i tij i ri titullohet “Shteti I dështuar:Një udhëzues mbi arsyet e shpërbërjes së Rusisë”.

The post Janusz Bugajski: Përfitimet e mëdha nga shpërbërja e ardhshme e Rusisë appeared first on Albeu.com.

Një vizion jo ortodoks rus i Parajsës dhe Ferrit
Nga Olga Lautman “Center for European Policy Analysis”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Kisha ka qenë në ballë të sulmit të paprovokuar dhe të gjithanshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Patriarku Kirill, 76-vjeç, ka qenë një mbështetës i zëshëm i luftës.

Ai u ka thënë 90 milionë ndjekësve të tij se “sakrifica gjatë kryerjes së detyrës suaj ushtarake fshin të gjitha mëkatet”, dhe e ka përshkruar si një “luftë të shenjtë” sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Pra është propaganduar një mesazh i modës së vjetër, thuajse mesjetare: Vdisni për Rusinë, dhe shkoni në Parajsë.

Gjatë 10 muajve të fundit të luftës, Kisha Ortodokse Ruse ka qenë një burim solid i mbështetjes për agresionin e Kremlinit, duke e bekuar operacionin ushtarak, edhe pse numri i viktimave është rritur, dhe është heshtur mbi ukrainasit e shënjestruar, torturuar dhe vrarë nga ushtria ruse.

Vlen të kujtohet se Kirill e përshkroi dikur sundimin e Putinit si një “mrekulli të Zotit”

dhe ai ndoshta ende është i zemëruar për humbjen e 1/3 së grigjës së besimtarëve pas shkëputjes së Kishës Ortodokse të Ukrainës. Kirill dhe ndihmësit e tij mund të shpresojnë se një fitore e Rusisë, do të sillte rikthimin e këtyre besimtarëve nën suazën shpirtërore të Moskës.

Disa kritikë kanë sugjeruar se Kisha Ortodokse Ruse nuk ka rrugë tjetër veçse ta mbështesë Putinin, por kjo është sigurisht tepër bujare. Kirill, një klerik i epokës sovjetike me lidhje të forta me KGB-në, ish-punëdhënësja e presidentit, është absolutisht i varur nga shteti, politikisht dhe financiarisht.

Por kjo nuk duket se e shqetëson shumë atë. Kirillit iu dha një rezidencë në Kremlin në vitin 2004, teksa në vitin 2010 qeveria i ktheu kishës sipërfaqe të mëdha toke dhe prona të tjera të konfiskuara nga Bashkimi Sovjetik. Po ashtu shteti i jep çdo vit grante me vlerën e qindra miliona dollarëve.

Në qershorin e vitit 2022, zëvendësi i tij, Mitropoliti Hilarion, një intelektual mbresëlënës, i përshkruar shpesh si Ministri i Jashtëm i kishës, u hoq nga posti i tij nga Putini pasi nuk e  mbështeti pushtimin.

Ata që janë akord me këtë akt janë të bekuar.

Kështu miliarderi ortodoks pro-Kremlinit, Konstantin Malofeev, drejton organizatën private bamirëse më të madhe në vend, Fondacionin e Shën Bazilit. Lidhjet e tij me Vladimir Putinin janë të paqarta. Ai është sigurisht një mik i ngushtë i këshilltarit të tij shpirtëror, por është sanksionuar nga SHBA për rolin e tij në pushtimin e Krimesë dhe Ukrainës Lindore në vitin 2014.

“Ai luajti një rol kryesor në mbështetjen e pushtimit rus të vitit 2014 në Ukrainën Lindore, vazhdon të drejtojë një rrjet propagandistik pro-Putinit, dhe së fundmi e përshkroi si “luftë të shenjtë”, pushtimin ushtarak rus të Ukrainës në vitin 2022”- u shpreh FBI.

Malofeev punësoi dikur Igor Girkin, me nofkën e luftës Strelkov, një ish-agjent i FSB-së, që luajti një rol të rëndësishëm ushtarak në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2014. Strelkov tha se u punësua nga Malofeev në prag të pushtimit të Ukrainës Lindore.

Por një hetim zyrtar holandez, publikoi prova se gjatë asaj periudhe ai merrte urdhra të drejtpërdrejtë nga një kolonel i FSB-së. Strelkov nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me çështjen e paraqitur nga uebsajti investigativ “Bellingcat”.

Malofeev ka financuar prej kohësh përpjekjet e Kremlinit për të përhapur të ashtuquajturat “vlera familjare”, përfshirë samitin e vitit të kaluar SHBA-Rusi të të krishterëve të krahut të djathtë, që kundërshtojnë martesat mes të njëjtës gjini dhe abortin.

Po ashtu ai themeloi shumë media të krahut të djathtë ortodoks, si Tsargrad TV, me ndihmën e një ish-producenti të Fox Neës, i cili vitin e kaluar u padit nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë muajve të fundit, Kisha Ortodokse Ruse thuhet se ka marrë një rol edhe më aktiv në sulmin në shkallë të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas disa raporteve mediatike, kisha krijoi një grup mercenarësh, Kryqi i Shën Andreas, dhe filloi të rekrutonte në mënyrë aktive njerëz për të dërguar një batalion vullnetarësh në Ukrainë.

Në një intervistë televizive, Vladimir Khilchenko, drejtor koordinues i grupit, deklaroi se “kjo është kompania ushtarake private nën varësinë e Kishës Ortodokse Ruse”.

Më vonë Kisha tha se ajo ishte një “qendër e trajnimit taktik” për disa kompani ushtarake private dhe se nuk drejtohej posaçërisht prej saj. Roli i Kishës Ortodokse Ruse si një nxitëse e padiskutueshëm e ambicieve imperialiste të shtetin rus nuk është i ri.

Gjatë sundimit carist, Kisha Ortodokse nuk ishte shpeshherë në gjendje të mblidhte fonde nga famullitë që jetonin në varfëri të thellë, sidomos në zonat rurale.

Ndaj fondet për klerin nxirreshin ndonjëherë nga priftërinjtë që u ofronin shërbimeve sekrete informacione mbi famullitë e tyre.

Po ashtu priftërinjtë e këshillonin fshatarësinë që të duronte mundimet e jetës së përditshme dhe përsërisnin vazhdimisht se Cari ishte ngjitur në fron nga Zoti, ndaj atij duhet t’i bindeshin.

Për këto arsye dhe të tjera, bolshevikët e urrenin kishën, ndaj ata u shtypën brutalisht. Kishat u plaçkitën dhe u përdhosën, dhe klerikët e saj u arrestuan, u torturuan dhe u vranë. Prandaj për shumë njerëz ishte një surprizë kur ateisti Josif Stalin e rehabilitoi Kishën gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke e vënë sërish nën kontrollin e shërbimeve sekrete.

Kjo do të thoshte se Kisha Ortodokse ishte shumë e organizuar dhe e depërtuar nga shërbimet e sigurisë, dhe se funksioni i saj kryesor ishte nxitja e patriotizmit në Bashkimin Sovjetik si pjesë e përpjekjeve të luftës pas pushtimit nga Gjermania naziste.

Përmasat e kontrollit të saj të thellë nga komunistët u bë më e qartë pas shembjes së BRSS sovjetike. Prifti ortodoks rus disident, Gleb Yakunin, që u bë anëtar i Dumës Shtetërore të Rusisë, e akuzoi kishën se jo vetëm që ishte komprometuar nga komunistët, por edhe nga KGB-ja.

KGB-ja i hapi arkivat e saj për një komision hetimor të parlamentit rus, dhe hetuesit zbuluan raporte të gjera që tregonin në detaje aktivitetet e agjentëve dhe informatorëve të nivelit të lartë brenda hierarkisë së Kishës Ortodokse dhe thuajse çdo feje tjetër të njohur në Bashkimin Sovjetik.

“Nuk u arrit të depërtohej vetëm tek kishat klandestine dhe të paregjistruara”- tha Yakunin. Për më tepër, ai pohoi se agjentët brenda kishave u përpoqën të ndikonin tek organizatat e huaja, përfshirë Këshillin Botëror të Kishave (ËCC), Konferencën e Kishave Evropiane, madje edhe tek Vatikani.

Yakunin shkoi në Uashington për ta paralajmëruar Amerikën se Kisha Ortodokse Ruse “nuk kishte bërë asnjë lëvizje të vetme” për të ndaluar infiltrimin. “Ne po përpiqemi të paralajmërojmë kishat në Rusi dhe në Perëndim. . .për atë që ka ndodhur më parë dhe mund të vazhdojë përsëri”- tha ai.

Dhe në fakt kjo gjë ndodhi sërish. Pas një periudhe të shkurtër lirie relative, Kremlini i Putinit ishte i prirur që të rivendoste marrëdhëniet e dikurshme midis Moskës dhe Kishës, megjithëse në një mënyrë të ndryshuar. Patriarku Kirill, një mbështetës i zellshëm i pushtimit të Putinit në Ukrainë, ishte një agjent i KGB-së, dhe mbante nofkën “Mikhailov”. Ky fakt është përmendur për herë të parë në arkivat e policisë sekrete në vitin 1972, kur ai ishte një prift 25-vjeçar.

Kirill i kaloi vitet e tij duke u infiltruar në ËCC dhe organe të tjera ndërkombëtare në emër të Bashkimit Sovjetik. Paraardhësi i tij, Patriarku Aleksi II, ishte gjithashtu një agjent i KGB-së, sipas një dokumenti të epokës sovjetike të zbuluar në Estoni, dhe vepronte me emrin e koduar “Drozdov”.

Prandaj nuk ishte e çuditshme që shteti i pavarur ukrainas, kishte një pikëpamje të zymtë mbi këtë organizatë, e cila kishte një prani të madhe në mesin e saj. Në vitin 2018, presidenti i atëhershëm ukrainas Petro Poroshenko nënshkroi një ligj që i kërkonte Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës që të ndryshonte emrin e saj.

Po atë vit, u formua Kisha Ortodokse e Ukrainës, duke u shkëputur nga motra e saj ruse. Presioni u rrit pasi Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar. Kisha u akuzua se mbronte pushtimin, ndërsa shërbimet ukrainase të sigurisë paralajmëruan se ajo ishte një organizatë subversive dhe përbënte një kërcënim.

Po ashtu Kisha Ruse u akuzua se ishte përfshirë në operacione dezinformuese dhe se priftërinjtë, murgjit dhe murgeshat mund të kenë ndihmuar fushatën ushtarake ruse. Andriy Pavlenko, një abat i kishës ortodokse në Ukrainën Lindore, u dënua si spiun, pasi provat e gjetura treguan se punoi në mënyrë aktive për të vrarë ushtarët dhe aktivistët ukrainas.

Po ashtu dyshohet se ai i kishte dërguar ushtrisë ruse dokumente me emrat e ukrainasve që duheshin eleminuar. Së fundmi, ai u shkëmbye me disa të burgosur ukrainas.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, inteligjenca ukrainase bastisi kishat ortodokse ruse dhe akuzoi një kryepeshkop për mbështetjen e pushtimit në postimet e tij në mediat sociale.

Kritikët e kishës thonë se Perëndimi duhet të kuptojë se Kisha Ortodokse Ruse është aq subversive sa edhe çdo lloj arme tjetër që përdor sot Kremlini kundër Ukrainës.

Pavarësisht rolit të tij, Patriarku Kirill është vendosur në listën e sanksioneve vetëm nga Britania e Madhe dhe Kanadaja, dhe kisha mbetet ende pjesë e ËCC. Ndaj është koha që të shtohen masat kundër saj. /albeu.com

The post Një vizion jo ortodoks rus i Parajsës dhe Ferrit appeared first on Albeu.com.

Familjet ruse vajtojnë ushtarët e rënë, SHBA raporton 7000 të vrarë, Moska më pak se 500
SHBA vlerëson se 7000 trupa ruse kanë vdekur deri më tani në Ukrainë; Moska thotë se janë më pak se 500:

Në Kishën e Aleksandrës dhe Antoninës shtrihet një arkivol. Ai është veshur me një trengjyrësh rus. Mbështetur në arkivol: një kapak shërbimi dhe një fotografi.

Mikhail Orchikov ishte zëvendës komandant i një brigade të pushkëve me motor. Ai u vra në aksion në Ukrainë.

E veja e ushtarit të vdekur, me kokën e mbuluar me shall të zi, ngushëllohet nga të afërmit.

Sa ushtarakë rusë janë vrarë në Ukrainë? Është një vepër penale në Rusi të raportosh diçka tjetër përveç shifrave zyrtare.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, 498 ushtarë kanë humbur jetën në atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak”.

Këto janë shifrat e fundit, nga 2 marsi. Nuk ka asnjë përditësim për dy javë.

“Situata në vendin tonë nuk është e thjeshtë,” i thotë prifti kongregacionit. “Të gjithë e kuptojnë këtë.”

The post Familjet ruse vajtojnë ushtarët e rënë, SHBA raporton 7000 të vrarë, Moska më pak se 500 appeared first on Albeu.com.

SHBA: Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” për sulmin me armë kimike
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë .

Ai i tha rrjetit televiziv amerikan CBS Face the Nation se çdo sulm ndaj NATO-s do të shkaktonte një përgjigje të plotë nga aleanca – dhe se ata po shikonin kërcënimin e mundshëm të një sulmi me armë kimike.

Sullivan shtoi se ata ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën për të paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje.

Ai tha: “Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë do të ishte një vijë shtesë tronditëse që [presidenti rus Vladimir] Putin po kalon për sa i përket sulmit të tij ndaj ligjit ndërkombëtar dhe normave ndërkombëtare”.

The post SHBA: Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” për sulmin me armë kimike appeared first on Albeu.com.

Ministria e Jashtme e Rusisë: Rusia dhe SHBA duhet të kthehen në marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Rusia dhe SHBA duhet t’i kthehen parimit të bashkëjetesës paqësore siç bënë gjatë Luftës së Ftohtë , raporton Reuters duke cituar agjencinë e lajmeve Ifax.

Momentalisht përpos koridoreve humanitare, që edhe këto po shoqërohen me probleme, mund të quhen një avancim i vogël pozitiv, situata dhe qëllimit e Putin duket ëe vështirë për tu ndryshuar.

Raundet e bisedimeve mes dy palëve do të vazhdojnë, por në 3 të shkuarat ka pasur shumë pak avancim.

Macron dhe Scholz do të zhvillojnë ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Kinës i cili mund të bëjë ndërmjetësin për vendosjes e paqes mes vendeve.

Russia’s foreign ministry says Russia and United States should return to principle of peaceful co-existence like during the Cold War – Ifax

— Phil Stewart (@phildstewart) March 8, 2022

The post Ministria e Jashtme e Rusisë: Rusia dhe SHBA duhet të kthehen në marrëdhëniet e Luftës së Ftohtë appeared first on Albeu.com.