rritja e cmimit te naftes Archives - Albeu.com

Rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës me Iranin, Trump: Nuk është aq keq sa e mendoja
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka minimizuar rritjen e çmimeve të naftës dhe ndikimin në tregun e aksioneve të shkaktuar nga lufta me Iranin, duke sugjeruar se situata nuk ishte aq e keqe sa kishte pritur.

“Sinqerisht, mendova se çmimet e naftës do të rriteshin më shumë dhe tregu i aksioneve do të binte më shumë. Nuk ishte aq keq sa mendoja”, tha Trump gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu presidneti argumenton se rritja e çmimit të naftës, është frenuar për shkak të besimit ndaj tij.

“Mendoj se ata kanë besim tek ndoshta presidenti amerikan dhe ndoshta njerëzit që janë ulur rreth kësaj tryeze”, shtoi ai.

Trump parashikoi që çmimet e naftës “ndoshta… të rriten pak më shumë”, por tha se “gjithçka do të kthehet aty ku ishte dhe ndoshta do të jetë më e ulët”.

The post Rritja e çmimit të naftës për shkak të luftës me Iranin, Trump: Nuk është aq keq sa e mendoja appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës/ Rama me furnizuesit: Keni rezerva për 30 ditë! Kriza në Lindjen e Mesme s’mund të projektohet mbi supet e konsumatorit
Këtë të mërkurë, kryeministri i vendit Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës në vend, ku theksoi se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e përmbajtur.

Rama nënvizoi se ndërsa në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje rreth 40% e çmimit të naftës, në tregun vendas kjo rritje ka qenë më e moderuar krahasuar me vende të tjera.

Kreu i qeverisë theksoi se situata mbetet e pasigurt dhe e lidhur ngushtë me zhvillimet gjeopolitike.

“Dëshiroj të shpreh konsideratën pozitive për qasjen tuaj, që ka qenë në këtë fazë një qasje e përgjegjshme. Nëse në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar një rritje 40% e çmimit, në Shqipëri çmimi është rritur por në mënyrë më të moderuar, sesa rritja që është parë në disa vende të tjera.

Sfida është e hapur, nuk do të thotë askush se kur do të mbyllet ajo betejë që mban lidhur pas vetes edhe çmimin e naftës, nuk ti të thotë askush si do të shkojë çmimi në bursë, por është e sigurt që ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë dhe që na takon. Duke filluar nga rezerva, sipas informacioneve të marra konsiderohet që ju keni një rezerve të arsyeshme, që fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë që në kontratat tuaja figuron e garantuar për 100 ditë. Megjithatë mbetet për tu monitoruar ditë pas dite e gjithë situata”, tha Rama.

Rama u shpreh se qeveria po punon për ndryshime ligjore që synojnë rritjen e rezervës shtetërore të karburanteve deri në tre muaj, në përputhje me standardet e sigurisë energjetike.

“Ne kemi një konsultim ligjin për rezervën shtetërore që duhet të shtrihet fizikisht në 3 muaj dhe me dy fjalë dua t’ju them që ne jemi në punë për të finalizuar një nismë që kemi ndërmarrë për të futur në treg si distributor një faktor shtetëror. Ne besojmë se do ta bëjë edhe më të lehtë për ju punën, pasi do të garantojë sasirat e nevojshme duke pasur garanci shtetërore dhe do të lehtësojë marrëdhëniet me të tretët. Ne do synojmë që të kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dua ta mbyll duke kërkuar që të ruani këtë ekuilibër që keni ruajtur deri tani”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se qeveria nuk e ka parë të nevojshme rikthimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se dialogu me operatorët ka funksionuar deri më tani.

“Ne nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapim dhe të kalojmë në bord, pasi nëse dialogu funksionon, ne qëllimin nuk e kemi që t’ju shtrëngojmë në punën tuaj, por të merremi vesh që kriza në lindjen e mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorit. Ky është qëllimi ynë. Më mirë marzhe më të ulta sesa bordin në kurriz”, deklaroi Rama.

The post Rritja e çmimit të naftës/ Rama me furnizuesit: Keni rezerva për 30 ditë! Kriza në Lindjen e Mesme s’mund të projektohet mbi supet e konsumatorit appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës, Salianji thirrje për protestë: Po pasurohet qeveria dhe oligarkët, varfërohen qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës një ditë më parë, duke shënuar 245 lekë për litër.

Salianji shprehet se bordi i qeverisë është garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë.

“Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët!

Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri! Protesto!”, shkruan ai.

The post Rritja e çmimit të naftës, Salianji thirrje për protestë: Po pasurohet qeveria dhe oligarkët, varfërohen qytetarët appeared first on Albeu.com.

OPEC+ do të ulë prodhimin e naftës me qëllim rritjen e çmimit më tej, reagon SHBA: Vendim shkurtpamës
Shtëpia e Bardhë reagoi e revoltuar ndaj deklaratës së OPEC+ për uljen e prodhimit të naftës, më të madhen që nga viti 2020.

Administrata e presidentit Joe Biden e cilësoi si një vendim “shkurtpamës” këtë lëvizje, pasi kjo do të sillte rritjen e çmimit të naftës.

pasi grupi i prodhuesve të naftës njoftoi shkurtimin e tij më të madh të furnizimit që nga viti 2020, duke kritikuar atë që administrata e Presidentit Joe Biden e përshkroi si një vendim “shkurtërpamës”.

Analistët e energjisë besojnë se reduktimet e thella të prodhimit mund të dështojnë për mbretin e OPEC-ut dhe aleatin e SHBA-së, Arabinë Saudite, veçanërisht pasi Biden la të kuptohej se Kongresi së shpejti do të kërkonte të frenonte ndikimin e grupit të dominuar nga Lindja e Mesme mbi çmimet e energjisë.

Aleatët e OPEC dhe jo-OPEC, një grup i quajtur shpesh si OPEC+, ranë dakord të mërkurën për të ulur prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë nga nëntori. Masa është krijuar për të nxitur një rimëkëmbje të çmimeve të naftës së papërpunuar, të cilat kishin rënë në afërsisht 80 dollarë për fuçi nga më shumë se 120 dollarë në fillim të qershorit.

Standardi ndërkombëtar Brent

Marrëveshjet e së ardhmes së papërpunuar u tregtuan me 93.55 dollarë për fuçi gjatë marrëveshjeve të mëngjesit të së enjtes në Londër, me një rritje rreth 0.2%. SHBA Ëest Texas Intermediate

Ndërkohë, kontratat e së ardhmes shënuan 87.81 dollarë, pothuajse 0.1% më e lartë.

Shtetet e Bashkuara i kishin bërë thirrje në mënyrë të përsëritur aleancës energjetike, e cila përfshin Rusinë, të pomponte më shumë për të ndihmuar ekonominë globale dhe për të ulur çmimet e karburantit përpara zgjedhjeve afatmesme muajin e ardhshëm.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Biden ishte “i zhgënjyer nga vendimi dritëshkurtër i OPEC+ për të ulur kuotat e prodhimit, ndërsa ekonomia globale po merret me ndikimin e vazhdueshëm negativ të pushtimit të Ukrainës nga Putini”.

Ai shtoi se Biden kishte udhëzuar Departamentin e Energjisë që të lëshonte 10 milionë fuçi të tjera nga Rezerva Strategjike e Naftës muajin e ardhshëm.

“Në dritën e veprimit të sotëm, administrata Biden do të konsultohet gjithashtu me Kongresin për mjete dhe autoritete shtesë për të ulur kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë”, tha Shtëpia e Bardhë.

The post OPEC+ do të ulë prodhimin e naftës me qëllim rritjen e çmimit më tej, reagon SHBA: Vendim shkurtpamës appeared first on Albeu.com.

Bordi rrit sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet nga sot
Çimimi i naftës në Shqipëri ka pësuar sërish rritje. Bordi i transparencës ka vendosur që nafta në treg të shitet me 239 lekë, nga 221 lekë që është shitur deri ditën e sotme.

Ndërkohë që rritje ka pësuar çmimi i benzinës, nga 202 lekë do të shitet me 205 lekë.

Kurse çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 23 Gusht 2022, bazuar metodologjisë së përcaktuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 25.03.2022, çmimet shumicë & pakicë rezultojnë si vijojnë

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.

Në këtë kuadër Bordi thekson se:

Në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur 919 ( + 16 nga ai i dates 16.08.2022) $/ Ton, dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur 1108 (+ 86 nga data 16.08.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pesuar rritje 117.62 ( +1.62 nga data 16.08.2022) . Kursi i këmbimit të doganës 114.46. Për gazin e lëngshëm, referuar të dhënave të faturës tregtare (Commercial Invoice) të shitjes së produktit, nuk kemi ndryshim të cmimit nga ai i mbledhjes date 17.08.2022.

Nga Vendimi i fundit i Bordit, datës 17.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 16.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:

Datë 17.08.2022: Benzina 10 ppm -3 USD/ton; Gazoili 10ppm +26 USD/ton

Datë 18.08.2022: Benzina 10 ppm + 26 USD/ton; Gazoili 10ppm + 58 USD/ton

Datë 19.08.2022: Benzina 10 ppm + 30 USD/ton; Gazoili 10ppm + 74 USD/ton

Datë 22.08.2022: Benzina 10 ppm + 2 USD/ton; Gazoili 10ppm +86 USD/ton

Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,62 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit.

Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.

The post Bordi rrit sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet nga sot appeared first on Albeu.com.

OPINION: Vuajtjet e qytetarit “mesatar”!
Nga Edi Oga

Sot, qytetari “mesatar” është më i vjedhur se kurrë më parë!

E vjedh Putini dhe të gjithë ata që nxjerrin përfitime nga lufta e tij! Prej kësaj lufte, ka pakësim të produkteve me rëndësi jetike, si rrjedhim shtrenjtim të tyre.

E vjedhin tregëtarët-spekulantë të produkteve të mësipërme.

E vjedh shteti me ligje dhe borde, me pretekst luftën.

E vjedhin ofruesit e çdo produkti tjetër, me pretekstin “është rritur nafta”.

E vjedhin ofruesit e çdo shërbimi me pretekstin “janë rritur të gjitha”.

E vjedhin kudo që është i detyruar të paguajë. Kudo paguan më tepër se më parë. Prandaj qytetari “mesatar” këtë verë bëri më pak pushime se vitin që kaloi ose nuk bëri fare!

Të fundit fare, po i vjedhin edhe shpresën. Teksa sheh në televizor ish-kriminelë shtetërorë që e shtyjnë qytetarin “mesatar” të mësyjë për të rrëzuar kriminelët shtetërorë të pushtetit aktual!

The post OPINION: Vuajtjet e qytetarit “mesatar”! appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës, fermerët e Vaut të Dejës në protestë, bllokohet aksi Lezhë – Shkodër
Rritja galopante e çmimit të naftës është bërë e papërballueshme për qytetarët shqiptare, e aq më shumë për fërmerët.

Fermerët e zonës së Melgushës në Vaun e Dejës kanë dalë ditën e sotme në protestë pikërisht për këtë shkak. Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim.

Ata akuzojnë qeverinë se naftën e kanë përfituar persona të tjerë në bazë të preferencave politike.

Protestuesit bllokuan aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën, ndërkohë që në zonë ka prani të forcave policore./albeu.com

The post Rritja e çmimit të naftës, fermerët e Vaut të Dejës në protestë, bllokohet aksi Lezhë – Shkodër appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Vjedhje me bordet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rritjes së çmimit të kabruranteve.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Berisha e ka quajur këtë vjedhje nga bordi i ngritur. Ai gjithashtu ka ri postuar statusin e gazetarit Klodian Tomorri, i cili shkruan se është më lirë të shkosh dhe ta blesh naftën në Malin e Zi se sa në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Vjedhje me bordet! Cmime stratosferike nafte nga bordi i Edvinit! Nafta 258 lekë/litri kurse ne Malin e Zi çmimi eshte 189 lekë. Gazetari Klodian Tomorri shkruan se te kushton me lire te nisesh nga Tirana e te shkosh ne Podgorice per te furnizuar me nafte makinen se sa te udhtosh Tirane-Muriqan me nafte te blere ne Shqiperi. Turp i madh! Me posht keni statusin e gazetarit, Klodian Tomorri. Me keto cmime, shqiptaret do behen te paret turiste karburantesh ne bote. Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda. Ata qe jane ne Shkoder njehere u leverdis te shtrojne nje zorre nentokesore nga ana tjeter e kufirit, ku jane ato fshatrat shqiptare dhe ta transportojne direkt. Tip investimi komunitar.

The post Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Vjedhje me bordet appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: Bordet për të ndarë pazaret
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar së fundmi në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në 250 lekë për litëer dhe Bordet e krijuara nga qeveria, që sipas saj janë për të ndarë pazaret.

Tabaku thotë se kjo rritje e çmimit të karburanteve është edhe prej Qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se krijimi i bordeve “me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve”.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Nafta që paguani sot është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë nafta 3 qershor tbaku

Rritja e cmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë rajonin dhe në cdo bursë është ulur është kriminale dhe me pasoja për ekonominë!

Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve.

Shteti, mund dhe duhet të ndërhynte në forma subvencionesh apo reduktimin e taksave për të ulur çmimin e naftës. Qeveria mund të ndërhynte dhe kishte gjithë të drejtën për të goditur monopolet edhe oligopolet, mund të kontrollont ehde mbikëqyrte tregun dhe marrëveshjet e fshehta, por, në fakt ajo zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe në disfavor të xhepave të shqiptarëve.

Qeveria futi në një bord oligopolet, monopolet dhe i dha atyre dorën e lirë të rishikonin çmimet përmes një bordi alla komunist.

Edhe kur ne folëm kundër logjikës së bordeve por edhe rishikimit të politikave sidomos duke parë ngarjet në Ukrainë dhe sanksionet por edhe goditjet që po pëson tregu i naftës sërishmi qeveria nuk reagoi.

Edhe kur çmimet po rriten me katër fish sërishmi qeveria nuk reagon por bën veshin e shurdhër dhe shkon më tej të rrisë taksat.

Sot jemi në kushtet kur çmimi i naftës po kap majat, u bënë muaj që çmimi nuk ka zbritur poshtë 200 lekë/litër.

Çfarë mund të bënte ndryshe qeveria? qeveria mund të subvenciononte çmimet e disa produkteve, mund të mbështeste shtresat më të prekura nga rritja e cmimit, përmes politikave subvencionuese.

Qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë.

Por jo, nuk mendoi kurrë t’i shërbente qytetarëve ndaj sot kemi karburantin më të shtrenjtë në rajon.

Rritja e çmimeve ka shënuar rënien e të ardhurave, përkeqësimin e ekonomisë për qytetarët që po varfërohen më shumë ndërsa bordet e çmimeve mendojnë si të ruajnë oligopolet dhe jo qytetarët dhe konsumatorët.

Një qeveri e qytetarëve dhe që mendon për qytetarët mund të qeveriste ndryshe por kjo nuk është qeveria e shqiptarëve. Kjo është qeveria e oligarkisë dhe oligopoleve që shqiptarët i përdor për t’u vendosur taksa.

The post Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: Bordet për të ndarë pazaret appeared first on Albeu.com.

“Në Maqedoni 33% më i ulët”, Petrit Vasili ka “dy fjalë” për rritjen e çmimit të naftës (FOTO LAJM)
Pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë ka reaguar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili krahason çmimin e naftës në vendin tonë me atë në vendin fqinj të Maqedonisë së  Veriut, ku sipas tij është 33% më e ulët.

Krah postimit, Vasili ka publikuar një foto, që tregon se në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është 1.36 euro ose 1660 lekë të vjetra, ndërsa në Shqipëri është 2450 lekë të vjetra.

Postimi i plotë:

Çmimi naftes tani live ne ora 23 nga Maqedonia!

Ne Maqedoni nje liter nafte ne kete moment eshte vetem 84 denarë, ose 1.36 euro, ose vetem 1660 leke te vjetra.

Ne Shqiperi 2 euro ose 2450 leke te vjetra.

Ne Shqiperi nafta kushton 33% me shtrenjte se ne Maqedoni.

Ja çfare do te thote kur qeveris Edi Rama!

Bordi i Trasparences qe vendos cmimin e naftes eshte thjesht nje pazari i ndyre i Edi Rames me oligarket.

Edi Rama dhe oligarket si spekullante po pasurohen pa fund, me qindra milion euro, ne kurriz te shqiptareve!/albeu.com/

The post “Në Maqedoni 33% më i ulët”, Petrit Vasili ka “dy fjalë” për rritjen e çmimit të naftës (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.