Raporti i DASH Archives - Albeu.com

Erisa Xhixho: Raporti i DASH-it certifikon zhytjen e qeverisë në korrupsion dhe kapjen e drejtësisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut, certifikon edhe njëherë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga opozita dhe shoqëria civile për qeverinë e zhytur në korrupsion, kapjen e drejtësisë, presionin mbi mediat, përdorimin e administratës në zgjedhje, blerjen e votës.

Sipas Xhixhos, “Raporti i DASH është kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin alarmant me pushtetin në Shqipëri. Një abuzim që nis nga zyrat e bashkive më të vogla e shkon deri në zyrën e kryeministrit”.

Reagimi i Xhixhos:

Raporti evidenton në mënyrë të veçantë:

???? Tenderat, PPP dhe korrupsionin e pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes

???? Presionin politik, frikësimin, korrupsioni dhe burimet e kufizuara që kanë penguar gjyqësorin të funksionojë plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase

???? Keqpërdorimin e burimeve administrative në nivel qendror dhe lokal, ankesat për presion ndaj punonjësve të sektorit publik dhe votuesve, si edhe njoftime për blerje votash

???? Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente

Raporti i DASH është kambana e radhës e alarmit për keqqeverisjen dhe abuzimin alarmant me pushtetin në Shqipëri. Një abuzim që nis nga zyrat e bashkive më të vogla e shkon deri në zyrën e kryeministrit.

Korrupsioni dhe abuzimi hapur me pushtetin po shuan shpresën e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet. Ne kemi detyrimin ta rikthejmë këtë shpresë.

The post Erisa Xhixho: Raporti i DASH-it certifikon zhytjen e qeverisë në korrupsion dhe kapjen e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

“Korrupsioni pengon zbatimin e ligjit”, raporti i DASH për Shqipërinë: Organizata të huaja, përpjekje për të radikalizuar të rinjtë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka analizuar përpjekjet e Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit në raportin e publikuar së fundi. Në të thuhet se Shqipëria ka vijuar përpjekjet kundër terrorizmit në vitin 2022, duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi i al-Hol në Siri. Raporti po ashtu thekson faktin se Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi, pasi ka përpjekje nga organizata të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë.

“Por, korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. Vazhdoi zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë. Verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, kompetencë dhe lidhje me krimin e organizuar ishte 75% i përfunduar në fund të vitit”, thuhet më tej.

RAPORTI

Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë për përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2022, duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi i personave të zhvendosur al-Hol në Siri dhe duke u angazhuar në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre gjatë gjithë vitit. Vendi ka miratuar strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE) deri në vitin 2025 dhe po rishikon strategjinë e CVE. Kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri konsiston në përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë.

Incidentet terroriste për vitin 2022:

Nuk ka pasur incidente terroriste të raportuara në Shqipëri në vitin 2022. Legjislacioni, Zbatimi i Ligjit dhe Siguria Kufitare: Në Shqipëri është e paligjshme të bashkohesh me një organizatë terroriste, të ofrosh dhe të marrësh pjesë në trajnime lidhur me terrorizmin, të ofrosh mbështetje materiale (përfshirë financimin) për një organizatë terroriste dhe të marrësh pjesë në një ushtri të huaj.

Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit (CTU) ka punuar ngushtë me agjencitë amerikane për të harmonizuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për CT me ekspertizën dhe burimet e SHBA-së, duke siguruar që qeveria shqiptare të zhvillojë aftësi të përqendruara CT. Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori trajnime dhe pajisje të gjera gjatë gjithë vitit nga programi i Asistencës kundër Terrorizmit të Departamentit të Shtetit.

Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ka akuzuar dy persona për nxitje dhe propagandë në favor të organizatës terroriste ISIS, bazuar në hetimet e kryera nga Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit. Në dhjetor, Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dënoi një shtetas iranian me 15 vjet burg për përgatitjen e akteve terroriste.

Më 28 maj, Shqipëria riatdhesoi me sukses 13 shtetas nga kampet e zhvendosura në Siri. Qendra CVE e qeverisë shqiptare drejtoi rehabilitimin dhe riintegrimin e këtyre individëve dhe koordinoi përpjekjet e ministrive të ndryshme, donatorëve ndërkombëtarë, anëtarëve të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare për të mbështetur këto përpjekje. Ky ishte riatdhesimi i dytë në një periudhë një vjecare të kryer nga autoritetet shqiptare, për 38 gra dhe fëmijë të riatdhesuar.

Por, korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. Vazhdoi zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë. Verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, kompetencë dhe lidhje me krimin e organizuar ishte 75% i përfunduar në fund të vitit.

Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë e saj kufitare dhe përpjekjet e kontrollit për të ndaluar terroristët, me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të SHBA. Shërbimet e zbatimit të ligjit shqiptar bashkëpunojnë gjerësisht me INTERPOL-in dhe organe të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon punën për zbatimin e rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me Informacionin e Avancuar të Pasagjerëve dhe të dhënat e Emrave të Pasagjerëve dhe krijoi një Njësi të Informacionit të Pasagjerëve me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Shqipëria mbështet një sistem të mbikëqyrjes së sigurisë portuale për të zbatuar kërkesat sipas Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe Porteve të Organizatës Ndërkombëtare Detare.

Kundër Financimit të Terrorizmit:

Shqipëria është anëtare e MONEYVAL (Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit). NjIF e saj, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, është anëtare e Grupit Egmont. Shqipëria mbeti në “listën gri” të FATF në vitin 2022.

Në vitin 2022, FATF raportoi se Shqipëria ndërmori hapa drejt përmirësimit të regjimit të saj Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, duke përfshirë finalizimin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përfundimin e një projekti afatgjatë për të reduktuar ekonominë informale, duke rritur fokusin dhe përpjekjet të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për zbatimin e të gjithë gamës së masave të sekuestros dhe konfiskimit, miratimin e një kuadri ligjor adekuat për shkeljet e detyrimeve të regjistrimit të shoqërive dhe organizatave jofitimprurëse dhe zbatimin e sanksioneve proporcionale dhe bindëse ndaj subjekteve që nuk kanë deklaruar pronarët e tyre përfitues në regjistrin brenda afatit. Në raportin e saj vijues të majit, Shqipëria vuri në dukje përparim në adresimin e mangësive të identifikuara të pajtueshmërisë teknike.

Kundër ekstremizmit të dhunshëm:

Qeveria e Shqipërisë ka një strategji kombëtare të CVE deri në vitin 2025 dhe ndaj ka hartuar një të re. Qendra Kombëtare e CVE koordinon dhe menaxhon programimin e CVE midis donatorëve ndërkombëtarë dhe kërkon të sigurojë që të gjitha ministritë të bashkëpunojnë në mënyrë efektive dhe të shmangin dyfishimin e përpjekjeve. Qendra Kombëtare e CVE koordinoi dhe menaxhoi pritjen, rehabilitimin dhe riintegrimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të kthyer. Qendra Kombëtare e CVE është kërkuar për këshilla nga vende të tjera për shkak të sukseseve të saj me riintegrimin.

Ambasada në Tiranë mbështet përpjekjet e CVE me një gamë të gjerë programesh ndihme dhe angazhimesh diplomatike, duke përfshirë grupet e komunitetit lokal që identifikojnë dhe zbutin faktorët në themel të ekstremizmit të dhunshëm. Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, në koordinim të ngushtë me Qendrën Kombëtare të CVE, financon tre organizata që punojnë në çështjet e CVE: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Linja e Këshillimit për Gratë dhe Terre des Hommes.

Departamenti i Shtetit mbikëqyri zbatimin e një granti të gjashtë të CVE për Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili përfshinte angazhimin e klerit islamik me të rinjtë në rrezik, prindërit e tyre dhe udhëheqësit qytetarë për t’i larguar të rinjtë nga radikalizimi drejt dhunës, si dhe informimin e tyre për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, angazhimin qytetar dhe tolerancën.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Rajonal:

Shqipëria është anëtare e Këshillit të Adriatikut, Këshillit të Evropës, NATO-s, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, OSBE-së, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Evropën Juglindore, Kombeve të Bashkuara dhe Qendrës Ndërkombëtare të Ekselencës për Kundërshtimin. Ekstremizmi i dhunshëm (Hedayah). Në vitin 2022, ajo vazhdoi të shërbente si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zyrtarët shqiptarë të drejtësisë penale morën pjesë rregullisht në shoqata të ndryshme rajonale, konferenca dhe shkëmbime të tjera informacioni kundër terrorizmit.

The post “Korrupsioni pengon zbatimin e ligjit”, raporti i DASH për Shqipërinë: Organizata të huaja, përpjekje për të radikalizuar të rinjtë appeared first on Albeu.com.

“Raporti i DASH nga më të rëndët për Shqipërinë”, deputetët e PD-së kërkesë për mocion me debat
Deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës së ish-kryeministrit Berisha kanë paraqitur në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të kësaj të enjteje.

Deputetët kërkojnë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të mbahet një mocion me debat në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Luçiano Boçi theksoi se raporti i DASH është nga më të rëndët për Shqipërinë.

Boçi: Kërkesa jonë për mocion me debat niset nga fakti se raporti i DASH është nga raportet më të rënda të bëra ndonjëherë në lidhje me korrupsionin, gjendjen e demokracisë dhe median e lirë në Shqipëri. Si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë pasi tregon qartazi rrëshqitjen e demokracisë drejt një autokracie idiote.

Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh të opozitës kërkojnë:

Ndryshimin e Rendit të Ditës

Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e DASH.

Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht prej 10 minutash për të diskutuar.

Sipas kërkesës së deputetëve të Opozitës, Kryetarja e Kuvendit duhet të mbledhë menjëherë Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme./Albeu.com/

The post “Raporti i DASH nga më të rëndët për Shqipërinë”, deputetët e PD-së kërkesë për mocion me debat appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH për Shqipërinë, Berisha: Denoncoi vjedhjet e inceneratorëve, 237 mln dollarë janë zhdukur në xhepat e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ditën e sotme në Selenicë, ku ka prezantuar  kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj, për këtë bashki.

Berisha u ndal te raporti i DASH për Shqipërinë dhe tha se në të janë denoncuar vjedhjet e inceneratorëve, nga të cilat sipas Berishës, 237 milionë dollarë kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

Ish-kryeministri tha se Rama merr pjesë në darka me kosto 10 mijë euro e fluturon me avion privat duke mos i interesuar për qytetarët.

“Jemi në një moment thirrjeje pasi shoqëria shqiptare, populli shqiptar, përjeton në një farë mënyre një nga momentet absolutisht më dramatike të historisë sonë kombëtare. Ne jemi pakësuar dhe po pakësohemi, po shkretohemi me shpejtësi të pabesueshme.

Sot njëlloj si në vitin 1991 jemi në monizëm të plotë. . Edi Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Alia në 1991.  Bandat  dhe vrasësit janë njerëzit e preferuar të ministrave të Ramës sepse përmes tyre ata realizojnë fitimet që nuk i nxjerrin dot me ligjet dhe kjo është arsyeja e lidhjes me krimin dhe drogën. Edi Rama monizmin e tij e bazon në vjedhjen e shqiptarëve.

Kemi folur për vjedhjet e qindra miliona eurove me djegësat, në Durrës, me tendera sekrete dhe kudo. Dje DASH denoncoi vjedhjet e djegësave, 237 mln dollarë janë zhdukur në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij. Pra, këta vjedhin po vjedhjet më të mëdha i bëjnë në punët publike.

Rrugët anësore Lekaj-Fier kushtojnë me Edi Ramën 2.2 herë më shumë se vetë autostrada apo vetë bypassi i Fierit. A mund të imagjinohet kjo? Këta ndërtojnë kilometrin me 24 milionë euro në fushë. Deri në 90% të fondeve publike për një punim e vjedhin.

Këto janë realitete, këta jetojnë vetë në mënyrë përrallore. Ai udhëton me avion, shpenzon 22 milionë euro me avionin privat me dhomë gjumi brenda. Shtrohet me biftekë 1000 euro, me darkë 10 mijë euro dhe për qytetarët nuk duan t’ia dinë”, tha Berisha. /albeu.com

The post Raporti i DASH për Shqipërinë, Berisha: Denoncoi vjedhjet e inceneratorëve, 237 mln dollarë janë zhdukur në xhepat e Ramës appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH-it mbi liritë fetare: Shqipëria dhe Kosova më probleme të trashëguara
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Raporti analizon në kapituj të veçantë edhe gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri dhe Kosovë.

SHQIPËRI

Raporti sërish nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria ka marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar, Komunitetin Mysliman Bektashi, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Këto marrëveshje i njohin këto grupe si komunitetet kryesore fetare të vendit dhe trajtojnë kthimin e pronave dhe rregullime të tjera.

Qeveria, thuhet në raport, legalizoi 62 ndërtesa në pronësi të grupeve fetare gjatë vitit 2021, që ishin ndërtuar pa leje ndërtimi, krahasuar me 92 sa ishin legalizuar në vitin 2020. Ndërsa 25 prona të tjera mbetën në shqyrtim.

Pesë bashkësitë fetare, që kanë marrëveshje me qeverinë, vazhduan të shprehin shqetësime për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, duke deklaruar se korrupsioni, mungesa e njohurive të qeverisë për kompetencat dhe juridiksionin për çështjet e pronësisë dhe ngarkesat e mëdha të çështjeve në sistemin gjyqësor, penguan përmbushjen e kërkesave të tyre.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila në vitin 2020 krijoi një regjistër zyrtar për të treguar sasinë, vlerën dhe pronësinë mbi pasuritë e patundshme, raportoi sfida në procesin e kthimit të pronave që shfrytëzohen nga palët e tjera, duke siguruar kompensim me prona të tjera, ose duke paguar kompensim në para.

Drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore raportuan për vështirësi të vazhdueshme për sigurimin e lejes për ndërtimin e objekteve të adhurimit. Komuniteti Bektashi dhe Komuniteti Mysliman raportuan sërish probleme për mbrojtjen e të drejtave të tyre mbi disa prona.

Pesë bashkësitë kryesore fetare vazhduan t’i kërkojnë qeverisë lirimin nga taksa të caktuara shtetërore, sipas marrëveshjeve dypalëshe. Megjithëse, mbështetën masat e qeverisë për parandalimin e COVID-19-tës, udhëheqësit fetarë u ankuan se qeveria nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë financiare për t’u përballuar me ndikimin e pandemisë, dhe se kufizimet në tubimet publike, penguan mbledhjen e fondeve.

Në shtator, qeveria dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit hapën procesin e tenderit për ndërtimin e një muzeu në Vlorë, kushtuar përpjekjeve të vendit për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Raporti përmend se në prill, një burrë sulmoi besimtarët në një xhami në Tiranë, duke plagosur pesë veta. Prokurorët kërkuan që sulmuesi, i konvertuar në Islam, të shtrohej në spital për shkak të një historie të sëmundjes mendore.

Sipas një raporti të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), shumica e mediave në vend që u referohen hebrenjve, u përqendruan në kujtimin e Holokaustit dhe marrëdhënieve të mira të vendit me Izraelin, megjithëse kishte disa shkrime që përhapnin teori konspirative për hebrenjtë.

Ambasada amerikane, thuhet në raport, u bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë që të përshpejtojnë trajtimin e pretendimeve për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat e tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Zyrtarët e ambasadës u takuan me përfaqësues të komuniteteve fetare për të diskutuar marrëdhëniet ndërfetare dhe qeveritare, sfidat lidhur me legalizimin dhe kthimin e pronave, si dhe sfidat financiare të shkaktuara nga kufizimet për shkak të pandemisë së COVID-19. Programet e mbështetura nga ambasada, duke përfshirë programet për të rinjtë, u përqendruan në zhvillimin e gjithëpërfshirjes së komunitetit, promovimin e fuqizimit të grave në komunitetet fetare dhe theksimin e përputhshmërisë së besimit fetar dhe demokracisë.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare.

Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Bashkësitë fetare drejtojnë 113 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore.

KOSOVA

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik. Një projektligj i hartuar për t’u dhënë atyre një status të tillë, i paraqitur në parlament në vitin 2020, mbeti pezull.

Bashkësia Islame e Kosovës tha se disa shkolla vazhduan të zbatojnë një direktivë të ministrisë së Arsimit që ndalon veshjen fetare, duke ua mohuar qasjen në shkollë nxënëseve që mbanin shami.

Raporti nënvizon se në muajin shtator, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, njoftoi prokurorin e shtetit për refuzimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar vendimin e asaj gjykate të vitit 2016, që i njihte Kishës Ortodokse Serbe pronësinë e rreth 24 hektarëve toke rreth Manastirit të Deçanit. Në përgjigje të moszbatimit të vazhdueshëm nga qeveria si të atij vendimi ashtu edhe të një marrëveshjeje të vitit 2020 për punimet në rrugë brenda Zonës së Posaçme të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, Kisha Ortodokse Serbe ndërpreu komunikimin zyrtar me qeverinë në muajin maj.

Në muajin tetor, media raportoi se autoritetet po hetonin një Organizatë Joqeveritare të krishterë (OJQ) pas ankesave se organizata publikonte fotografi të fëmijëve së bashku me përmbajtje fetare pa lejen e prindërve. Media raportoi se OJQ-ja mohoi shkeljen e ligjeve.

Në muajin gusht, Bashkësia Islame e Kosovës dhe media raportuan se policia arrestoi autorin Gjin Morena nën akuzën për botimin e poezive që nxisin jotolerancën ndaj myslimanëve. Morena më pas u deklarua fajtor dhe u gjobit.

Përfaqësuesit e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, thanë se mungesa e mbështetjes institucionale për të siguruar varrezat për besimtarët e saj po pengon të kryenin shërbimet e varrimit sipas besimit të tyre.

Sipas Kishës Ortodokse Serbe, në muajin qershor, policia, pa asnjë shpjegim, urdhëroi një autobus me pelegrinë serbë të kthehej në Serbi. Në prill, federata pan-evropiane e organizatave të shoqërisë civile të trashëgimisë kulturore, Europa Nostra, përfshiu Manastirin e Deçanit në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë, një përcaktim që zyrtarët qeveritarë thanë se ishte “i njëanshëm” dhe “i pasaktë”.

Raporti vë re se në qershor, një qytetar malazez brohoriti “Vritni shqiptarët” gjatë një tubimi me rastin e ditës së Shën Vitos në Gazimestan afër Prishtinës. Gjykata e Prishtinës e dënoi me gjobë në vend të burgimit dhe i ndaloi hyrjen në vend për pesë vjet.

Bashkësia Islame tha se raportet e mediave vazhduan të portretizojnë komunitetin e saj negativisht, duke kontribuar në një klimë të jotolerancës dhe diskriminimit. Përfaqësuesit e kësaj bashkësie si dhe Kishës Protestante Ungjillore, thanë se disa nga pasuesit e tyre hezitonin ta praktikonin besimin e tyre hapur për shkak të frikës nga diskriminimi.

DASH-i citon raportet e policisë së Kosovës për 87 incidente gjatë vitit, ndërsa një vit me parë kishte regjistruar 57 të tilla.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë raportoi se vazhdon të mbështes përmirësimin e marrëdhënieve midis komuniteteve fetare dhe komunave.

Zyrtarët e ambasadës amerikane vazhduan të inkurajojnë qeverinë të miratojë ligjet që u lejojnë grupeve fetare të fitojnë statusin juridik, të zbatojnë mekanizmat për të mbrojtur lirinë e besimit, të zbatojnë legjislacionin dhe vendimet gjyqësore në lidhje me objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet pronësore me këtë kishë.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 1.9 milion banorë sa besohet të ketë Kosova, 95.6 për qind janë myslimanë, 2.2 për qind katolikë si dhe 1.4 për qind i përkasin besimit ortodoks. Ligji nuk përcakton një besim zyrtar, por rendit pesë bashkësitë fetare “tradicionale” që marrin mbrojtje dhe përfitime shtesë, përfshirë ulje taksash./VOA/

The post Raporti i DASH-it mbi liritë fetare: Shqipëria dhe Kosova më probleme të trashëguara appeared first on Albeu.com.

Rama “injoroi” raportin e publikuar nga DASH, vjen reagimi i Alibeajt
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas “injorimit” nga ana e kryeministrit Rama të raportit të DASH.

Alibeaj është shprehur se Rama minimalisht me të lexuar raportin e DASH, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt:

Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.

Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga non grata e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.

Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar.

Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratoreve. Njerëzia ka zënë hundët, kurse Rama ka zënë sytë!/albeu.com/

The post Rama “injoroi” raportin e publikuar nga DASH, vjen reagimi i Alibeajt appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH, reagon ambasadorja Kim: SHBA mbështet Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Ambasdorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka reagur pas publikimit të raportit  të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njëriit.

Kim shprehet se SHBA-të janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Gjithashtu shton se mbështet reformën në drejtësi.

“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriu. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet fort reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim./albeu.com

The post Raporti i DASH, reagon ambasadorja Kim: SHBA mbështet Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH, Blinken: Një zmbrapsje alarmuese e demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut
Pas publikimit të raportit të përvitshëm për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli me tone të zymta.

“Kthimi pas (për respektimin e të drejtave të njeriut) fatkeqësisht vazhdon”, tha Sekretari Blinken, duke përmendur luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Shohim se çfarë lë pas kjo valë – trupa, duar të lidhura, të braktisur nëpër rrugë; teatro, stacione treni, godina banesash të shndërruara në rrënoja me civilët brenda tyre”, tha kryediplomati amerikan, ndërsa Rusia vazhdon me mizoritë sistematike dhe në masë të gjerë në Ukrainë.

Për Rusinë, raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021 nënvizoi dhunën e ushtruar ndaj kritikëve të Kremlinit dhe burgosjen e tyre. Vetëm këtë javë, një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe një kritik i vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën, Vladimir Kara-Murza, u arrestua dhe u ndalua në Moskë.

Të tjerë, përfshirë Alexei Navalnin, i cili u helmua dhe u burgos, renditen si shembuj të privimit arbitrar të jetës nga Rusia dhe hakmarrjeve të motivuara politikisht kundër individëve brenda dhe jashtë vendit.

“Qeveritë po burgosin më shumë kritikë. Sot, më shumë se një milion të burgosur politikë mbahen në mbi 65 vende”, tha Sekretari Blinken.

“I bëjmë thirrje Rusisë që të ndalojë abuzimin e ligjeve represive” për të vënë në objektiv qytetarët e saj, protestuesit jo të dhunshëm dhe paqësorë, si dhe individët që nuk po bëjnë asgjë më shumë se mbrojtjen e të drejtave të tyre universale, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë një konference për shtyp të martën.

Edhe përpara se të fillonte sulmi i Rusisë, Departamenti i Shtetit tha se sulmi i Moskës në vitin 2014 dhe aneksimi i Gadishullit të Krimesë të Ukrainës ka patur një efekt të rëndësishëm negativ në situatën e të drejtave të njeriut.

“Qeveria ruse vazhdoi të armatoste, stërviste, drejtonte dhe luftonte përkrah forcave separatiste të udhëhequra nga Rusia në Ukrainën lindore. Autoritetet gjithashtu kryen arrestime, ndalime dhe gjykime të motivuara politikisht të qytetarëve ukrainas në Rusi, shumë prej të cilëve pretendojnë se janë torturuar”, thuhet në raport.

Për Kinën, Departamenti i Shtetit tha se “gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit” ndaj ujgurëve kryesisht myslimanë dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang kanë vazhduar, me “arrestime masive të më shumë se një milion ujgurëve” dhe grupeve të tjera të pakicës myslimane në kampe internimi jashtëgjyqësore dhe dy milionë të tjerë që i nënshtrohen “riedukimit” gjatë ditës.

Në janar 2021, Shtetet e Bashkuara i klasifikuan zyrtarisht politikat e Kinës ndaj ujgurëve si gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Zyrtarët e qeverisë kineze dhe të shërbimeve të sigurisë shpesh bënë shkelje të të drejtave të njeriut pa u ndëshkuar, thuhet në raport.

“Problemet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme të vrasjeve arbitrare ose të paligjshme nga qeveria; zhdukjet e detyruara nga qeveria; torturat nga qeveria; kushtet e ashpra dhe kërcënuese për jetën në burg dhe gjatë paraburgimit”, thotë Departamenti i Shtetit.

Për Iranin, raporti amerikan paraqet një pamje të rëndë, duke përmendur abuzime të rëndësishme të të drejtave të njeriut, përfshirë raporte të besueshme të ekzekutimeve për krime që nuk përmbushin standardin ligjor ndërkombëtar; vrasje arbitrare nga qeveria dhe agjentët e saj; zhdukjet me forcë që i atribuohen qeverisë dhe agjentëve të saj; tortura ose trajtim mizor, çnjerëzor ose poshtërues nga qeveria dhe agjentët e saj; si dhe arrestimi apo ndalimi arbitrar.

“Ne vazhdojmë të gjejmë mënyra si në publik ashtu edhe në mënyra shumë të matura për të mbështetur njerëzit që po përpiqen të avancojnë situatën e të drejtave të njeriut në Iran”, tha Lisa Peterson, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares së shtetit për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe çështjet e punës. “Ne kemi vënë gjithashtu në veprim një sërë mekanizmash të sanksioneve”, shtoi ajo.

Raporti gjithashtu vuri në dukje veprimet e qeverisë egjiptiane kundër disidentëve politikë, korrupsionin e vazhdueshëm nga udhëheqësi venezuelian Nicolas Maduro dhe ndihmësit e tij kryesorë, dhe kufizimet e vendosura në fjalimin politik nga qeveritë si Kuba, Etiopia, Sudani dhe Bjellorusia.

Për gati pesë dekada, Departamenti i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor mbi praktikat e të drejtave të njeriut. Raporti i vitit 2021 mbulon 198 vende dhe territore anembanë globit./VOA

The post Raporti i DASH, Blinken: Një zmbrapsje alarmuese e demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH, Alibeaj: Qeveria e Ramës, më e keqja e shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thotë se u konstatua ajo që PD ka faktuar prej vitesh.

“Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pakorruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve. PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE”, thotë ndër të tjera Alibeaj.

Postimi i Alibeajt:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet raportit të DASH e cilësojnë qeverinë shqiptare të korruptuar.

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti duke konfirmuar atë që ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, kemi thënë e faktuar prej vitesh. Raporti i DASH është skaneri më i qartë se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe e shqiptarëve dhe dëshmia se kjo qeveri nuk e gëzon më mbështetjen e SHBA.

Të dashur qytetarë, demokracia më e madhe në botë nuk e pranon kurrsesi qeverisjen e korruptuar dhe të lidhur me krimin, pasi siç thotë raporti “Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruktura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikëqyrja e pamjaftueshme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”,

DASH konfirmon faktin e ngritur me zë të lartë nga PD, blerjen dhe manipulimin e votës duke renditur një seri faktesh në raport e ku edhe në këtë rast konfirmon akuzat e opozitës. “Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderueshëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, fakt ky i bërtitur nga PD para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

SHBA ngrenë shqetësim edhe për drejtësinë që sipas raportit, “megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”.

Në çdo detaj të raportit faktohet dhe mbështeten qëndrimet e PD dhe opozitës që këto fakte i kanë bërë publike ditë për ditë. Ky qëndrim në raport dëshmon dhe njëherë se SHBA janë në krah të shqiptarëve që kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit, reformë reale e të pavarur në drejtësi, dhe mbi të gjitha zgjedhje të lira e të drejta, gjë që nuk ka ndodhur me 25 prill dhe në asnjë proces zgjedhor të 8 viteve të fundit.

Shqiptarët meritojnë një qeverisje të drejtë e të pakorruptuar. Këtë nuk e ofron dot regjimi i Ramës, i kapur mat nga SHBA e çdo institucion tjetër ndërkombëtar, në korrupsion, lidhje me krimin e manipulim të zgjedhjeve.

PD është dhe do të mbetet krah SHBA dhe shqiptarëve për ti dhënë fund korrupsionit, mjerimit ekonomik që ka larguar mijëra qytetarë në emigracion dhe garancia e vetme për reforma reale e të drejta në të gjitha fushat për të ndërtuar një demokraci, si ajo euroatlantike në SHBA e BE./albeu.com

The post Raporti i DASH, Alibeaj: Qeveria e Ramës, më e keqja e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Raporti i DASH për terrorizmin, Çuçi: Vijojmë të mbështesim sigurinë
Pas publikimi të raportit të DASH për terrorizmin në Shqipëri, ka reaguar ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, përmes një postimi në Twitter.

Çuçi shkruan se Ministria e Brendshme vijon të mbështesë sigurinë e mëtejshme të vendit.

“Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësim & inkurajim në luftën e përbashkët. Ministria e Brendshme & Policia Shtetit mbeten të përkushtuar/angazhuar maksimalisht kundër terroristëve të njohur/dyshuar & akteve të tyre, përfshi financimin. Si MB do të vijoj të mbështes forcimin më tej të sigurisë kufitare, proceseve të verifikimit/shkëmbimit të info mbi hyrjet në kufijtë e vendit, riatdhesimin e grave/të miturve nga Siria & shpalljen të padëshiruar & dëbimin e kujtdo që paraqet kërcënim për Shqipërinë. Faleminderit agjencive amerikane për mbështetjen, besimin & bashkëpunimin në luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në reagimin e Çuçit.

Rasporti i DASH për terrorizmin në Shqipëri:

Në pjesën për Shqipërinë thuhet se vendi vazhdoi mbështetjen e fuqishme të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2020 dhe kontribuoi në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in. Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri përfshinë luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë, si dhe aktiviteti i sponsorizuar nga Irani drejtuar kryesisht kundër grupit opozitar iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK), pjesëtarët e të cilit janë të strehuar në Shqipëri.

Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Shqipëri në vitin 2020, thuhet në raport.

Shqipëria, thuhet në raport, përndjek aktet terroriste, duke përfshirë financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona në listat e të sanksionuarve nga Kombet e Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për të kryer akte terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe ngritjen, drejtimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste ose konflikte të armatosura jashtë vendit.

Raporti vëren bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe përfshirjen e tij në operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm.

Në raport përmendet se më 27 tetor, Shqipëria riatdhesoi një grua shqiptare dhe katër fëmijë nga Siria, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për riatdhesimin e më shumë qytetarëve nga kampet siriane. Më 14 dhjetor, një i dyshuar u akuzua nga prokuroria e Durrësit për “nxitje të terrorizmit kundër hebrenjve”. Në një rast të veçantë në qershor, Gjykata Themelore e Tiranës nxori dënoi me tre vite heqje lirie një të akuzuar për të njëjtat vepra penale. Më 23 korrik, një agjent i dyshuar i sponsorizuar nga autoritetet iraniane, u shpall “i padëshirueshëm” nga qeveria e Shqipërisë dhe më pas u dëbua nga vendi.

Ngjashëm me vitin e kaluar, raporti thekson se korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, bashkërendimi i pamjaftueshëm mes agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet. Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.

Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë e saj kufitare dhe kontrollet për të ndaluar udhëtimin e terroristëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të Shteteve të Bashkuara, thekson raporti.

Në vitin 2020, Shqipëria filloi zbatimin e një regjimi më të rreptë të burgjeve për të dënuarit e rrezikshëm, përfshirë edhe për një të dënuar për rekrutim me qëllim terrorizmi, thuhet më tej në raport.

DASH-i vëren se Qendra Kombëtare e qeverisë shqiptare kundër terrorizmit të dhunshëm, mbetet aktive në mbështetet nga një gamë e gjerë programesh ndihme dhe angazhimi diplomatik nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke përfshirë grupet e komunitetit lokal që identifikojnë dhe zbusin faktorët që mbështesin ekstremizmin e dhunshëm. Ambasada në Tiranë mbikëqyrë zbatimin e një granti, të katërtin me radhë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, i cili përfshinë angazhimin e klerit islam me të rinjtë dhe prindërit e tyre për t’i larguar ata nga rrugët drejt radikalizmit e dhunës dhe informimin e të rinjve për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, detyrat qytetare dhe tolerancën. Viti 2020 ishte viti i fundit i programit në këtë fushë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Shqipëri.

Zyrtarët shqiptarë të drejtësisë, morën pjesë rregullisht në shoqata të ndryshme rajonale, konferenca dhe shkëmbime të tjera informacioni kundër terrorizmit, thuhet në raport./albeu.com

The post Raporti i DASH për terrorizmin, Çuçi: Vijojmë të mbështesim sigurinë appeared first on Albeu.com.