RAI3 Archives - Albeu.com

“Rai 3 dhe Bild nxorën zbuluar emra të njohur”, investigimi: Çfarë është dosja 184?
Fundjavën që shkoi, emisioni investigativ Report ne Rai 3 riktheu në vëmendje lidhjet okulte të kryeministrit dhe eksponentëve të lartë të mazhorancës parlamentare, me krimin e organizuar. Investigimi mund te konsiderohet një bombë për qeverinë Rama. Afera korruptive dhe bashkëpunim me grupe kriminale, aq sa Shqipëria të quhet një narkoshtet nga televizioni më i madh dhe më i rëndësishëm në Itali. Ndërkohë që mes emrave që u përmendën ishte edhe Artan Gaci, ish deputet, investitor strategjik, bashkëshort i ish-ministres dhe aktualisht deputete e Partisë Socialiste Olta Xhacka.

Ky investigim mes të tjerash solli edhe fakte të tjera të aferave të dyshimta të ciftit Gaci – Xhacka, kësaj radhe me djalin e një ministri të qeverisë Meloni. Në realitet emri i zotit Gaci është përfolur edhe në disa afera të tjera, për të cilat kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka përfunduar pas hekurave, ndërsa dy bashkëshortët janë nën hetim nga SPAK. Po në dosjen 184 të Dibrës e cila u mbyll pavarësisht fakteve tronditëse?

Në këtë dosje spikasin veçanërisht tre emra, ai i Damian Gjiknurit, i Ulsi Manjas, ministër i drejtësisë dhe Ymer Lalës, i një personazh tepër i kontestuar nga opozita për tjetërsimin e votës në zonën e tij të influencës.

Pavarësisht se skandali i dosjes 184 u bë publik nga prestigjiozja gjermane Bild, në Shqipëri hetimi u mbyll për mungesë provash.

Por në këtë dosje një rol jo pa rëndësi luan edhe Artan Gaci, i cili shfaqet në disa përgjime. Por përtej këtyre bisedave, të tjera komunikime brenda dosjes 184 janë ende të papublikuara. Mes tyre dhe një telefonatë e regjistruar që ka për protagonistë Artan Gacin dhe Ymer Lalën. Periudha në të cilën po flasin duket se është gjatë dhe pas fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkinë e Dibrës. Thuajse të gjitha bisedat mes të dyve kanë të bëjnë me ecurinë e procesit të zgjedhjeve dhe me pritshmëritë tek rezultati që presin të marrin. Dy bashkëbiseduesit përveçse ndajnë halle votash, flasin edhe për personin që nuk guxojnë t’i përmendin as emrin.

Pra Ai, që kuptohet fare qartë se kush është, ka raporte direkte me një personazh kontrovers, që edhe nga bisedat duket se kontrollon dhe ruan votën e socialistëve në zonën e Dibrës. Nuk është e vështirë të kuptohet se e gjithë fushata elektorale në Dibër, është e bazuar në performancën e Ymer Lalës, i cili komunikon si vëlla me Artan Gacin. Këto biseda mes Agacit dhe Lalës, janë vetëm një pjesëz fare e vogël e gjithë asaj çfarë ka ndodhur në Dibër dhe që janë bërë pjesë e dosjes së famshme 184, ku dyshohet për lidhje të forta të krimit të organizuar me politikën.

Kjo dosje e cila ka brenda saj fakte të pakontestueshme të tjetërsimit të votës në Dibër, është mbyllur nga drejtësia për pamjaftueshmëri provash. Por indiciet janë që Spaku ta marrë edhe njëherë në dotë këtë patate të nxehtë, e cila nxjerr zbuluar kryeministrin dhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste. A do të ndodhë kjo? Mbetet të presim./ Piranjat

The post “Rai 3 dhe Bild nxorën zbuluar emra të njohur”, investigimi: Çfarë është dosja 184? appeared first on Albeu.com.

Investigimi i RAI 3/ Berisha: Klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin italian
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme investigimin e televizionit italian RAI 3 për Shqipërinë i cili e cilësonte vendin tonë si një “narko-shtet”. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, sipas tij klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3 “Report”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot Shqipëria përsëri ishte në krye të lajmeve në kronikën botërore për lajme të zezë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe mediat e tjera njoftuan se nga Meksika, klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3, Report, pasi ky gazetar me ekipin e tij denoncoi publikisht lidhjet e Edi Ramës me një nga bosët shqiptarë të Sinaloas, konkretisht me Luftar Hysën, të cilin Edi Rama siç e pohoi vetë e ka pritur në zyrë si kushëri të akabasë së tij. Jo vetëm që e ka pritur, por nuk e ka nxjerrë duarbosh, i ka dhënë licencën e kazinosë.

Çdo shqiptar ka konstatuar se pas dokumentarit të kushtuar narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama në intervistën qëkërkoi vetë, i pohoi Xhorxhio Motolës të gjitha akuzat e bëra nga opozita, mediat ndërkombëtare, Arben Ahmetaj për ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe suita e tij.

Ndaj këtij dokumentari, Edi Rama personalisht, por edhe lakejtë e tij në propagandë ndërmorën sulme personale nga më të egra kundër RAi 3 dhe gazetarëve të emisionit Report. Kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Kundër zëvendëskryeministrit, njeriut më të afërm të tij, Arben Ahmetaj. Unë dëshiroj sot së pari të denoncoj me forcën më të madhe kërcënimin nga miqtë e Edi Ramës në krye të Sinaloas së Meksikës të gazetarit të njohur italian, Zigfrid Ranuçi. T’i shpreh atij solidaritetin më të madh dhe t’i bëj thirrje antimafies italiane, Europolit, Interpolit, FBI-së, të hetojnë dhe të gjejnë autorin e këtij kërcënimi kriminal dhe lidhjet e tyre me Edi Ramën dhe Olsi Ramën. Zigfrid Ranuçi, Xhorxhio Motola dhe ekipi i tyre, me këtë emision dhanë një kontribut thelbësor për sigurinë e Shqipërisë, sigurinë e Italisë, sigurinë e Europës nga mafia më e rrezikshme e saj.

The post Investigimi i RAI 3/ Berisha: Klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin italian appeared first on Albeu.com.

Qëndrimi i Ramës për dokumentarin e RAI3/ Gazment Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty, jo me Shqipërinë
ka reaguar Pas qëndrimit që mbajti kryeministri Edi Rama, për investigimin e RAI3, ku kreu i qeverisë tha se akuzat janë një çorbë shqiptare, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij, Bardhi deklaroi se investigimi i mediave ndërkombëtare, ka të bëjë vetëm me Ramën dhe aspak me Shqipërinë.

Reagimi i Bardhit:

“Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të RAI3″.

The post Qëndrimi i Ramës për dokumentarin e RAI3/ Gazment Bardhi: Investigimi ka të bëjë vetëm me ty, jo me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: Investigimi i RAI3 përdori figura të errëta, një të arratisur nga SPAK dhe një kriminel…
Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për dokumnetarin e RAI3, ku ish- zv-kryeministri Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë shqiptare.

Rama deklaroi se investigimi i RAI3, ka përdorur figura të errëta, një të arratisur nga drejtësia e re (Arben Ahmetaj) dhe një kriminel italian të dënuar me 17 vite burg.

Edi Rama: “Po me kë e kishin ata?  Ata e kishin me qeverinë e tyre dhe deri këtu janë në të drejtën e tyre të shenjtë. Por ama kur pastaj fusin në valle edhe qeverinë tonë, duke marrë autobote me llum nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës, për të thënë se marrëveshja e qeverisë së Italisë me qeverinë e Shqipërisë është jo vetëm e keqe, po edhe është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj janë dënuar si të lidhur me mafian, ata shkelin jo vetëm mbi të vërtetën, po edhe mbi nderin e mbi dinjitetin tonë shtetëror.

Në bashkëpunim me një grusht shqiptarësh pa atdhe, pa fe, pa din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative. U përdorën si  heronj të shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuari nga Vetingu në sistemin e drejtësisë.

U mor si opinionist një veteran i luftës me gjysëm të vërteta kundër meje e qeverisë sonë e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh pa asnjë lloj fakti.

Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujrave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike që i shërbejnë asaj llumpolitike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nuk nxorri pseudo investigimi italo-shqiptar, po vetëm mbarsi malin për të pjellë një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po “epo ka akuza”.

The post Akuzat e Ahmetajt/ Rama: Investigimi i RAI3 përdori figura të errëta, një të arratisur nga SPAK dhe një kriminel… appeared first on Albeu.com.

Rama gjatë intervistës për RAI3: Unë nuk takohem me kriminelë, në rregull? Po e ndihmojmë Italinë kur BE-ja e braktisi
Kryeministri Edi Rama tha sot, gjatë emisionit “Report” në Rai 3, se personat që ngrenë akuza ndaj tij apo qeverisë kanë dhe barrën e provës. Sipas kreut të qeverisë, ata që hedhin baltë me Shqipërinë, janë ata që kanë humbur luksin e të qenit në një karrige pushteti dhe janë nën hetim nga drejtësia.

“Kanabizimi? Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen. Duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë. Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka””, tha Rama.

“Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. I takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të  pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Bechetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj? Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë. Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj,  ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur”, tha Rama.

Ndërsa gazetari italian e pyeti për Engjëll Agaçin, Rama u përgjigj duke theksuar se “po si mundemi të bëjmë ne një intervistë, me ju që përfaqësoni një program të famshëm në Itali, që ka bërë edhe hetime, të cilat kanë bërë zbulime befasuese, pra shërbimi publik, dhe me mua që jam Kryeministri i Shqipërisë, e këtu e sjellim bisedën në një nivel kaq të ulët dhe flasim për njerëzit. Domethënë, marrim emra njerëzish, të cilët as nuk janë të pranishëm, nuk kanë poste e tituj, njerëz që kanë jetët e tyre, nuk është e mundur”.

“Nuk është në shërbim të publikut të marrësh emrat e njerëzve, që kanë jetët e tyre, që janë në punën e tyre, të cilët nuk kanë lidhje kurrkund me punën tuaj, me punën time, që është një punë me peshë, ku flitet vërtet për gjera me peshë, e bëhen pastaj objekt”, tha Rama.

“Mediet shqiptare nuk bëjnë dallim. Unë midis “Report” dhe homologes së tij në Shqipëri zgjedh Report-in. Domethënë, për mua neveria e Report-it është mjaltë, krahasuar me neverinë e homologes suaj këtu në Shqipëri. Mediet shqiptare nuk janë një argument për këtë. Unë, kur flas me ju, duke qenë se më përmendët arkitektët, flas me dikë që përfaqëson kategorinë që, le të themi, është krijuar nga Montanelli, jo kategorinë e krijuar nga Enver Hoxha”, shtoi Rama.

“Unë takohem me shumë njerëz dhe unë mbaj përgjegjësi për atë që bëj vetë dhe për atë çfarë personat janë kur vijnë tek unë. Pastaj, nëse zbulohet se dikush nuk është në rregull, i takon drejtësisë të bëj punën e saj dhe, sigurisht, më takon mua, i takon qeverisë, i takon administratës të distancohen. Nëse unë ju them, po ju takoheni me Francesco Bechettin, që është një kriminel, më fal po çfarë do të thotë kjo? Ju bëni punën tuaj. Unë nuk takohem me kriminelë, në rregull? Kjo është fyese”, theksoi Rama.

“Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër. Pra, kjo është mënyra sesi bëhet një gazetari që bën pis, që bën pis, sepse më fal, e para fare, unë as nuk jap, as nuk anuloj koncesione apo çfarëdo që të jetë”, shtoi Rama.

“Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Tëitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit. Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qeshim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit”, tha Rama.

“Ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”, shtoi Rama.

“Unë jam takuar me shqiptarë, të cilët kanë ardhur tek unë, më kanë thënë që kishin synim të zhvillonin diçka dhe iu kam thënë: “Bëni si të doni, ligji dhe rrugët janë të qarta”. Dhe nuk me duket që ndokush të ketë përftuar ndonjë gjë si favor. Pastaj, nëse del se dikush është i bërë pis, atëherë, këtu ka ligje. Është sekuestrimi, është një gjë a një tjetër. Po është krejt ndryshe, domethënë nuk vjen prej meje”, tha Rama.

Po ashtu, gazetari italian përmendi dhe akuzat e ngritura nga politika shqiptare mbi vëllain e kryeministrit, Olsi Rama.

“Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim. Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha”, tha Rama.

“BRAKTISJA E BE”

Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive në Rai 3, tek emisioni “Report” tha se emisioni i transmetuar nga ky rrjet televiziv italian disa javë më parë, ku flitej për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ishte i neveritshëm.

Sipas Ramës, Shqipëria po ndihmon Italinë për një problematikë që Bashkimi Evropian e ka braktisur. Rama theksoi se vendosja e gjysmë të vërtetave si fakte, e kthente atë emision në të neveritshëm.

Rai3: Atëherë, Kryeministër, falemnderit që pranuat këtë intervistë. E vlerësojmë shumë si shenjë disponibiliteti të madh. Pyetja e parë është kjo: Ju e përkufizuat emisionin tim, hetimin tim si “të neveritshëm”. Është gabim përkthimi apo donit vërtet të thoshit “i neveritshëm”?

KM: Tani jeni këtu në shtëpinë time dhe nuk do doja të këmbëngulja tek ajo fjalë, por, nëse doni të këmbëngulni, po, ishte shumë i neveritshëm.

Rai3: Pse?

KM: Sepse ishte shumë e qartë që qëllimi ishte të bënit një emision për qendrat e pritjes së migrantëve dhe është e drejta juaj e shenjtë, unë nuk mundem as ta vë në diskutim, që ju të keni opinionin tuaj, të informoni publikun tuaj rreth këtij opinioni, të mblidhni faktet… Por, ta lidhësh këtë histori italiane tuajën me gjithçka kishit qepur bashkë për Shqipërinë, qeverinë shqiptare, për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, me personazhe të themi mjaft të errëta të Shqipërisë, dukej sikur, në fakt, ishte e qartë që mesazhi ishte se marrëveshja bëhej midis një qeverie italiane, të cilën ju nuk e fshihni që nuk e vlerësoni dhe…

Rai3: Ne i kemi kritikuar të gjitha qeveritë.

KM: … dhe midis një qeverie në Shqipëri, që del si një partnere në hije, me personazhe të lidhura me trafikun e narkotikëve apo me këtë ose atë tjetrën. Kjo është pjesa e neveritshme, jo fakti që ju trajtoni në programin tuaj problemin sesi do të administrohet e gjithë kjo marrëveshje. Edhe vënia në dyshim e vetë idesë së marrëveshjes, dhe i gjithë një një mal gjysmë të vërtetash, të cilat janë gënjeshtrat më të mëdha, është e neveritshme.

Rai3: Do ju jap sigurisht mundësinë të shpjegoheni për këtë punën e narkoshtetit. Do ta nis nga qendrat për imigrantët. Si lindi kjo ide? Kush jua propozoi?

KM: E kam thënë dhe e përsëris, ka qenë një kërkesë mjaft miqësore nga Xhorxha, nëse do ta merrja në konsideratë mundësinë për të bërë diçka bashkë për këtë dhe unë i thashë “pse jo, ta mendojmë”. Pastaj, kaluan muaj, ajo erdhi në Shqipëri dhe patëm mundësi të diskutojmë më gjatë se çfarë mund të bëhej, cila mund ishte pjesa jonë në këtë gjë dhe, pastaj, e bëmë.

Rai3: Megjithatë, nuk mendoni se dëbimi i migrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Itali drejt Shqipërisë është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut?

KM: Kjo është një mënyrë për ta parë gjënë, por ka edhe një mënyrë tjetër për ta parë, sepse gjeografia nuk mund të jetë mallkimi i Italisë, që është lënë e vetme për shumë kohë. Në momente dramatike në kohë është braktisur vërtet në vetminë r saj, sepse, nëse dikush vë këmbë në Itali, vë këmbë në Europë. Pra, nuk është një që mbërrin aty dhe Italisë i duhet ta menaxhojë vetë; është dikush që mbërrin në Europë dhe Europa duhet ta menaxhojë së bashku. Për më tepër, ka një dispozitiv të rëndësishëm të legjislacionit europian, që është rishpërndarja dhe që, qartësisht, nuk ka funksionuar. Në dëm të Italisë. Ndërkohë ne nuk jemi një vend që është pjesë e BE-së, ne jemi pjesë e E-së, pra jemi vend europian e gjendemi në anën tjetër të detit nga Italia dhe, thjesht, kemi marrë përsipër një përgjegjësi si europianë, në kuptimin që, ju keni nevojë që ne të kontribuojmë e të marrim pjesë. Nëse këtë gjë do ta kishte bërë Sllovakia, Polonia apo kushdo tjetër që është në Bashkimin Europian, asgjë nuk do të ishte thënë, por fakti që Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian, ngre gjithë këtë zhurmë dhe, më pas, këtë interpretim, do të thoja subjektiv, të faktit.

Rai3: Po, nëse, në kohën kur shqiptarët kalonin përmes Kanalit të Otrantos për të mbërritur në Itali, të dëboheshin në Tunizi, në Egjipt, në pritje të përgjigjes për kërkesën e tyre për azil, çfarë do të mendonit?

KM: Para së gjithash, nuk është e njëjta gjë…

Rai3: S’ka gjë, rifillojmë.

KM: E dëgjuat? Ai ka ide subversive…

Rai3: Ide subversive? Absolutisht jo.

KM: Bëj shaka. Para së gjithash, nuk është e njëjta gjë. Jemi në një situatë ku duhet një qasje e përbashkët europiane, e të gjithëve. Nuk është një temë e politikës së ditës apo interesave zgjedhore, është një çështje shumë e madhe për t’u kthyer në objekt përplasjesh politike. Sepse në fund të fundit, të gjithë, kur vijnë në qeveri, e mendojnë njësoj dhe kërkojnë të bëjnë thuajse të njëjtën gjë. Qoftë e majta apo e djathta, në Itali e kudo, flasin për kontrollin e flukseve, flasin për flukse të paligjshme, flasin…

Rai3: Absolutisht…

KM: Atëherë, çfarë?!

Bëjmë moral kur rrimë aty e shohim të tjerët që iu duhet ta menaxhojnë dhe, pastaj, kur vjen puna për ta menaxhuar vetë bëjmë të njëjtën gjë? Këtu ka nevojë për një tryezë të madhe të përbashkët të të gjithëve, përtej së majtës dhe së djathtës, për të kuptuar, nga njëra anë, që ka një demografi që po ndëshkon një Europë të tërë, të themi, sidomos Europën e vjetër…

Rai3: Një dimër demografik.

KM: … me rritjen e moshës së popullsisë që nuk duket se po ka një zgjidhje, ndërkohë, nga ana tjetër, ka një nevojë të jashtëzakonshme për fuqi të re punëtore. Ku do i gjejnë? Se nuk më duket që të rinjtë italianë janë të prirur të bëjnë më shumë fëmijë, për të ndihmuar flamurin trengjyrësh.

Rai3: Këtu dalloj Ramën socialist.

KM: Ramën socialist?… Në fakt, unë jam socialist pak i çuditshëm, sepse nuk besoj në llogoret ideologjike. Unë besoj në zgjidhjet e përbashkëta dhe në zgjidhjet që funksionojnë. Nëse një zgjidhje funksionon, funksionon dhe nuk mund të etiketohet si e majtë apo e djathtë dhe pastaj të bëhet diçka që nuk funksionon.

Rai3: Atëherë, më këtë marrëveshje po kontribuoni për ndërtimin e një modeli, sipas të cilit, vendet e pasura do ta zgjidhin problemin duke ua shkarkuar atë në kurriz vendeve të varfra?

KM: Para së gjithash, e kam thënë që në fillim, Shqipëria nuk mund ta zgjidhë këtë problem, çfarëdo të bëjë. Ky problem zgjidhet së bashku dhe nuk është një problem që mund ta transferosh, është një problem që duhet ta godasësh dhe duhet goditur bashkërisht. Në këtë kuptim, po flisja për përmbajtjen e kësaj Europe, përballë kësaj sfide të plakjes dhe mungesës së krahut të punës dhe, nga ana tjetër, po flisja për nevojën për të mos rënë viktimë e të gjitha dëshirave kriminale të atyre që përdorin varfërinë, që shfrytëzojnë të gjitha problemet e të varfërve, për t’iu marrë edhe paratë e fundit që iu kanë mbetur e për t’i sjellë në Europë pa asnjë kontroll, pa asnjë filtër, pa asnjë politikë. Atëherë, për këtë duhet punuar, jo për faktin që, nëse e bën Xhorxha është keq, nëse e bën Minniti është mirë, apo e anasjellta.

Rai3: Pjesa tjetër e Europës e ka përqafuar këtë projekt. Manifesti zgjedhor i partive popullore europiane përmban pikërisht këtë zgjidhje: pritjen e migrantëve në kërkim të azilit në vendet e treta. Do të ndërtohen qendra të tjera këtu në Shqipëri?

KM: Ndjesë, mbi të gjitha, mendoj se pjesëmarrja e vendeve të treta nuk është zgjidhje në vetvete. Pjesëmarrja e vendeve të treta duhet të jetë vetëm pjesë e një zgjidhjeje më komplekse, sepse, nëse mendohet që vendet e treta janë zgjidhja, atëherë, nuk do të shkojmë kurrkund, nuk do të ketë zgjidhje dhe do të përfundojmë t’i biem murit që kemi përballë ose të përplasemi me ajsbergun që na ka dalë përpara. Të flasësh për këtë sfidë shumë të madhe që ka Europa, si të ishte diçka që lidhet me zgjedhjet e ardhshme, mandatet e ardhshme, mundësisë së ardhshme për t’u ngjitur në pushtet, është njësoj si të luash muzikë, teksa Titaniku po mbytet.

Nga ana tjetër, të mbytesh, themi ne, nuk di nëse e keni edhe ju në italisht, të mbytesh me një pikë ujë dhe ta paraqesësh këtë përpjekje për të krijuar diçka, për të provuar diçka – pa pretenduar se do zgjidhim problemin, po sidoqoftë duke kërkuar rritjen e pjesëmarrjes së vendeve – si diçka për t’u hedhur tutje, është shumë nënçmuese dhe vërtet qesharake.

The post Rama gjatë intervistës për RAI3: Unë nuk takohem me kriminelë, në rregull? Po e ndihmojmë Italinë kur BE-ja e braktisi appeared first on Albeu.com.

Rama flet për deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka, i takon atij që akuzon të paraqesë prova jo të akuzuarit
Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Report” në Rai 3 edhe për akuzat e ish zëvendësit të Tij Arben Ahmetaj.

Akuzave të këtij të fundit Rama u është përgjigjur me shprehjen “pyll pa derra nuk ka”, ndërsa shtoi se ata hë hedhin akuza duhet të paraqesin edhe prova.

Pjesë nga intervista

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.

The post Rama flet për deklaratat e Ahmetajt: Pyll pa derra nuk ka, i takon atij që akuzon të paraqesë prova jo të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

RAI3 sërish në shënjestër marrëveshjen Rama-Meloni/ Emisioni “Report”: Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri
Emisioni investigativ ‘Report’ i RAI3 në Itali, do t’i rikthehet sërish marrëveshjes Rama-Meloni mbi emigrantët, që do të strehohen në dy kampe në Shqipëri, Gjadër dhe Shëngjin.

Mësohet se pjesa e dytë e emisionit, është planifikuar që të transmetohet më 2 Qershor.

Kanë qenë vetë gazetarët e emisionit që kanë deklaruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, thuhet në klipin e emisionit investigativ.

The post RAI3 sërish në shënjestër marrëveshjen Rama-Meloni/ Emisioni “Report”: Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kryeministri refuzoi interpelancën për “RAI3”, Bardhi: Shqiptarët presin sqarimet, por Rama fshihet
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, refuzoi interpelancën e kërkuar prej tij lidhur me investigimin e medias italiane Rai 3.

Sipas tij, shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Reagimi i Bardhit:

Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e rradhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend.

Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Faktet dhe pyetjet janë të thjeshta, kanë mbetur 1 muaj pa përgjigje, duke u fshehur pas tymnajës me gënjeshtara dhe alibi ditore, që rrëzohen nga nervozizmi që të shtohet çdo ditë.

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Pyetje 1: Cfarë e lidh Olsi Ramën me krerët e narko-organizatës?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Pyetje 2: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Olsi Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës.

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë?

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Pyetje 4: Si Kryeministër i Shqipërisë, a mendon që ky procedim duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge të mbahen përgjegjës.

Secili prej këtyre fakteve dhe përgjigja rreth tyre, ka të bëjë vetëm me ty dhe Olsi Ramën, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare.

Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetëshëm.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj ripërsëris kallëzimin e depozituar që në 29 Mars 2024 për heqjen e pezullimit ndaj procedimit penal nr. 335/1-2016.

SPAK duhet të na provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova janë aty, duhet vetëm të hiqet pluhuri që ka zënë atë dosje të lënë në harresë.

The post Kryeministri refuzoi interpelancën për “RAI3”, Bardhi: Shqiptarët presin sqarimet, por Rama fshihet appeared first on Albeu.com.